Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në “FMCG SUMMIT”, i nënti me radhë nën organizimin e revistës “InStore” dhe “Kliker marketing”.
Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të jetë pjesë e panelit me përfaqësues relevant nga sektori i tregtisë së mallrave për konsum të gjerë me temën “Kush fiton dhe kush humb me masat aktuale? Sektori VS Qeveria.



