19.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Çfarë tha Nikollovski pas arrestimit nga policia !?

Nikolla Nikollovski nga Shkupi dje u arrestua dhe më pas u lirua për raportimet e rreme për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit.

Ai sot në rrjetet sociale ka treguar për ngjarjet, ku thotë se është arrestuar si krimineli më i madh në vend.

“Gjatë ditës së djeshme, në mes të ditës dhe gjatë kryerjes së detyrës së punës, më është hequr liria dhe më pas jam mbajtur në komisariat deri në orët e vona, pa mundësi kontakti me miqtë, të afërmit dhe familjen më të afërt”.

“Marrja në pyetje, bastisja e shtëpisë sime nga 10 policë, mes të cilëve edhe të armatosur, shoqërimi im nga komisariati në shtëpinë time i shoqëruar nga efektivë të armatosur si krimineli më i madh, duke më akuzuar për një krim që nuk e kam kryer dhe është një gënjeshtër absolute”, ka njoftuar Nikollovski në rrjetet sociale.

Ndryshe, postat elektronike me alarme të rrejshme për bombat filluan t’u dërgohen shkollave nga data 26 tetor. Alarmet që atëherë ishin pothuajse të përditshme. Për shkak të kërcënimeve çdo ditë evakuoheshin mësimdhënësit dhe nxënësit.

Të ngjajshme

Të fundit