13.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Çmimet të papërballueshme edhe për studentët

Qiraja e banesave nga 85 euro deri në 100 euro për një student

Rritja e çmimeve ka rritur edhe kostot e stuendetëve. Në Tetovë studentët ankohen se rritja e çmimeve e ka bërë edhe më të vështira studimet. Pos shpenzimeve për ushqim I papërballueshëm është bërë edhe pagesa e banseva që shftytëzohen nga ana e tyre me qera.

Shumë studentë në Tetovë vijnë nga qytete tjera por edhe nga vendet fqinje, të cilët jetojnë në konvikte apo banesa me qira. Shumica prej tyre janë të financuar nga prindërit për të vazhduar studimet, por rritja e fundit e çmimeve ka bërë që ata të kenë nevojë për më shumë para për të përballuar shpenzimet.

“Ne jemi qytetarë të Kosovës, nuk jemi nga Maqedonia dhe për këtë duhet të paguajmë qira, por edhe rritja e çmimeve ka ndikuar edhe në artikujt ushqimorë dhe kjo na i vështirëson edhe më shumë studimin në Tetovë”, thotë Anjesa, studente nga Kosova.

“Në përgjithësi çmimet janë rritur, sidomos për banesat, çmimi është rritur shumë më tepër se gjërat e tjera, por ne si studentë na interesojnë më shumë çmimet për ushqimin sepse duhet të blejmë ushqim tre herë në ditë në market. Këtë vit ne kemi banojmë ne banesë se është me lire se në konvikt, në banesë qiraja është 80 euro e në konvikt 100 euro”, thotë Fjolla nga Kosova, studente.

Rritja e çmimeve ka ndikuar edhe te studentët, përveç rritjes së çmimit të ushqimeve, studentët e anketuar thonë se janë rritur edhe çmimi i qirasë së banesave, për një student që studion në Tetovë i duhen së paku 500 denarë për të kaluar një ditë.

“Kohët e fundit janë rritur çmimet dhe ka ndikuar shumë tek studentët, vitin e kaluar banesa ka qenë 70 euro, tani është rritur dhe paguaj 85 euro”, thotë një student nga Kumanova.

Studenti: Çmimi i banesave është 85 euro në muaj.

Gazetari: Ishte pak a shumë vitin e kaluar?

Studenti: Ka qenë më pak, këtë vit është rritur edhe çmimi i banesave.

Gazetari: Sa para i duhet një studenti që është nga një qytet tjetër të kalojë muajin?

Studenti: Përafërsisht nga 200 euro në 250 euro,

Studentët kishin edhe një kërkesë që së paku transporti publik në Tetovë të jetë falas për ta, që sadopak të lehtësohen shpenzimet që ata bëjnë për të studiuar./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit