6.8 C
Skopje
E hënë, 27 Prill, 2026

Debat i Komisionit rreth Propozim ligjit për agjencinë për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit

 Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve sot do ta shënojë seancën e 56-të, në rend dite të së cilës është Propozim ligji për agjenci për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të parashtruar nga deputeti Pavle Trajanov.

Sipas Porpozim ligjit të vendosur në ueb-faqen e Kuvendit, me formimin e agjencisë, qëllimi përfundimtar do të jetë çrrënjosja e korrupsionit në vend dhe ndërtimi i shtetit demokratik modern dhe shtetit si anëtar i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Me këtë Ligj, siç theksohet, në thelb pritet të fillojë lufta joselektive kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, këtë luftë do ta udhëheq një insitucion shtetëror ndaj të cilit nuk do të ketë ndikim politik, ndikim të qendrave të biznesit ose ndikim korruptues dhe për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ketë një institucion të fuqishëm dhe të pavarur, i cili do të sigurojë edhe parandalim të përjgithshëm, gjegjësisht do t’i pengojë bartësit e funksioneve që të kyçen në krim, pa frikë se do të përndiqen për këtë.

“Agjencia do të zbulojë dhe shtypë format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, do të propozojë detyrimisht konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale, do të punojë dhe zbulojë pasurinë e fshehur brenda dhe jashtë vendit të bartësve të funksioneve publike dhe do të propozojë konfiskimin e tij, por do të propozojë edhe ndalimin e veprimit politik, i cili do t’i pengojë bartësit e funksioneve publike që kanë përfituar mjete të paligjshme me kapital të madh që të riangazhohen sërish në politikë dhe t’i grabisin sërish qytetarët”, thuhet në projektligj.

Pritte që agjencinë ta drejtojë një drejtor që do të përzgjedh bord prej 12 personave.

Të ngjajshme

Të fundit