Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës kryesisht në rajonet malore moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, të rrëmbyeshme dhe me kushte për bubullima të rralla në disa vende veçanërisht në jug. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 22 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 20 gradë.
Siç informon DPHM, në ditët në vazhdim moti në orët e paradites do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga orët e mesditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut të cilat në disa vende dhe veçanërisht në rajonet malore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me paraqitje të bubullimave.
