16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Deputetja Ajdari: Kënaqësi që sot pritëm në Kuvend zonjën Laurence Boone ministre e shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme të R.Franceze

Kënaqësi që sot pritëm në Kuvend zonjën Laurence Boone ministre e shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.

Gjatë diskutimit tim theksova se ne si vend tanimë kemi hyrë në një fazë aktive të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo edhe falë angazhimit dhe ndihmës së pakushtëzuar dhe të vazhdueshme nga ana e Republikës së Francës.

Ne erdhëm në këtë pikë sepse punuam me përkushtim posaçërisht me votimin e Propozimit francez këtu në Kuvend dhe se vendi ynë është shëndëruar në një partner të besueshëm për Bashkimin Evropian duke iniciuar reforma të qëndrueshme.

Sot Bashkimi Evropian dhe e gjithë Evropa qëndron përpara sfidave të mëdha, më
seriozja nga të cilat është ajo e sigurisë me luftën në Ukrainë, të cilat që të mund të menaxhohen kërkojnë unitet, bashkëpunim të ngushtë dhe dialog prandaj besoj se jemi në rrugën e duhur.

Duke qenë se Kuvendi ka rol aktiv dhe pozitiv në procesin e negociatave për hyrje në BE, ne bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të shpejta, të vendosim si prioritet forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialogun politik konstruktiv, veçanërisht për agjendën e reformave të BE-së dhe të finalizojmë me prioritet ndryshimet Kushtetuese përkatëse me qëllim që në Kushtetutë të përfshihen të gjithë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit.

Proceset e shtetndërtimit në Ballkan janë të lidhura ngushtë me procesin e integrimit në rajon dhe atë në Bashkimin Evropian prandaj kemi filluar të punojmë fort drejt integrimit sa më të shpejtë të vendit; në fuqizimin e kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes; reduktimin e fragmentimit dhe segregacionit të brendshëm; mbrojtjen nga sulmet kibernetike por edhe krijimin e kushteve që opozita të jetë bashkëpunuese, lojale dhe konstruktive kur bëhet fjalë për interesat shtetërore.

Bashkë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian gjindemi në një kontekst të ri gjeopolitik, një situatë tejet serioze në të cilën duhet të tregojmë maturi, dhe përkushtim pakompromis për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, për të përmirësuar nivelin e komunimit ndërkulturor por mbi të gjitha për të ruajtur paqen në Evropë.

🇲🇰🤝🇲🇫

Të ngjajshme

Të fundit