Presidenti i entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik ka deklaruar se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë edhe Mali i Zi.
Ai tha se ky shtet i bashkuar duhet të formohet përmes mjeteve demokratike, masave politike dhe jo përmes luftës.
“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngecen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm. Nga Serbia, Republika Srpska, nëse është një vendim kaq demokratik, dhe Mali i Zi”, tha Dodik në një intervistë për Sputnik.
I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.
“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe Metohisë nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës”, tha Dodik.
Lideri serb e konsideroi bashkimin e Republikës Srpska, Kosovës dhe Malit të zi në një shtet, si zgjidhjen e vetme.
“Është zgjidhja e vetme Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova e Metohia dhe sigurisht kthimi i Malit të Zi në etnitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fuqishëm kombëtar serb në këto zona dhe nuk duhet anashkaluar”, tha ai./ Vijesti
