Bashkia e Tiranës do e zgjerojë kontributin e saj në një tjëtër shkollë në Luginën e Preshëvës. Për këtë Veliaj ka mirëpritur në bashki kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, luginës së banuar nga shqiptarë.
Veliaj tha se Bashkia do të kontribuojë për rregullimin e një palestre sportive në shkollën fillore që mban emrin e rilindasit “Naim Frashëri”.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani u shpreh mirënjohës për këtë nismë të bashkisë Tiranë. Më herët bashkia e Tiranës vendosi të kontribuojë për financimin e rikonstuksionit të shkollës “Dituria” në Komunën e Preshëvës.
Tv Klan
