Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj priti sot Zevendësministrin e arsimit z.Agim Nuhiu
Sot nė hapësirat e Ansamblit shqiptar ishte I pranishëm zëvendësministri i arsimit, profesori universitar z.Agim Nuhiu i cili vizitoi drejtorin e Ansamblit z.Shkodran Tolaj dhe e përgëzoi për punën e mrekullueshme dhe rezultatet e arritura në ngritjen e kulturës sonë kombëtare.
Ai potencoi se ansambli sot, falë përkushtimit tė drejtuesit të tij ka kaluar në institucion të rëndësishëm jo vetëm në kuadër të shtetit por dhe të agjendave të rëndësishme kulturore evropiane e botërore!
Bashkë biseduan për sfidat dhe rëndësinë e zhvillimit arsimor e kulturor si dy shtylla bazë për kombet dhe shtetet! Drejtori Tolaj e uroi z.Nuhiu për detyrën e re dhe punën që po bën në prekjen reale të sukseseve dhe vështirësive të shkollave në çdo qytet duke krijuar për një kohë të shkurtër model të mrekullueshëm në udhëheqje institucionale!
Bashkë diskutuan për futjen e instrumenteve folklorike në programin e shkollave tona si dhe stimulimin e të rinjëve për kërcim popullor e balet klasik përmes shkollave dhe degëve përkatëse në arsimin e lartë!
Në shenjë falemnderimi për vizitën drejtori Tolaj i dhuroi plisin identifikues të ansamblit, CD- të dhe monografitë që janë prodhim vetanak dhe pjesë e rëndësishme e arkivës së Ansamblit shtetëror shqiptar!
