Në Shqipëri dje janë mbajtur zgjedhjet lokale që ka qenë një garë e ashpër për dallim prej atyre të fundit që opozita i kishte bojkotuar tërësisht. Këto zgjedhje siduket qytetarët e bojkotuan opozitën shqiptare, dhe dhanë përkrahje maksimale për partinë në pushtetin qendror, që njëzëri i garantuan edhe pushtetin lokal. Ka përfunduar numërimi në numrin më të madh të komunave. Pjesa dërmuese e tyre janë fituar nga Partia Socialiste e Edi Ramës, deri më tani 61 komuna janë fituar nga PS-ja. Një dështim fatal i frontit të bashkuar opozitar atje “Bashkë fitojmë” të kryesuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë arrit të sigurojnë deri tani vetëm 7 komuna. Edhe pse pritjet e tyre ishin të mëdha që Berisha kishte deklaruar nëse opozita nuk fiton 50 komuna do të mbaj vetë ai përgjegjësi. Por, çfarë po ndodhë me opozitën në Shqipëri, përse ky debakël dhe dështim “fatal”, a është shkaktarë që prijësit e opozitës kanë qenë figurat e konsumuara dhe të kontestuar për qytetarët e Shqipërisë? Ndryshe, Rama po shkon drejt një pushteti absolut si në atë qendror ngjashëm edhe në atë lokal,
Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri
Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, ka triumfuar në 61 komuna, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, e të tjera, si dhe po kryesojnë bindshëm edhe në komunat tjera në të cilat po vazhdon numërimi.
Fronti “Bashkë fitojmë” i Berishës dhe Metës ka fituar vetëm në shtatë komuna: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Kurse, në Finiq fitoi partia MEGA. Dhe, kanë pësuar humbje historike edhe në komunat në të cilat veçse kanë qenë qendra të këtyre partive opozitare.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e Maqedoni të veriut. Analistë e organizata të shoqërisë civile kanë vlerësuar se demokracia në Shqipëri është cenuar dukshëm, pasi Edi Rama tashmë ka pushtet absolut qendror e lokal. Dhe, ky fakt sipas tyre është i dëmshëm për demokracinë e një vendi sepse pushteti absolut shuan zërin kritik dhe gjitha përpjekjet opozita dështojnë ende pa filluar, me fjalë të tjera kemi një rikthim në monarki.
A pësoi debakël opozita në Shqipëri?
Një pjesë të madhe të fajit këtu vlerësohet ta ketë opozita në Shqipëri e cila duke dështuar të reformohet, ka dështuar ta krijojë një lider të ri që do t’i vihej përballë Edi Ramës. Në shumicën e komunave fitorja e PS-së është e thellë me mbi 55% deri në 70% të votave. Befasia më e madhe ka qenë në Shkodër e Tropojë, bastione këto të Sali Berishës. Në të dy komunat ka fituar Partia Socialiste. Madje, në Shkodër me më shumë se 60% votave ka marrë kandidati socialist, Benet Beci.
Në anën tjetër Sali Berisha pavarësisht humbjes së thellë, nuk e ka pranuar rezultatin. Ai ka thënë se ka pasur blerje masive të votave, dhe probleme të tjera që kanë ndikuar në rezultat. Edhe Ilir Meta ka reaguar pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku ka akuzuar qeverinë për presion e shkelje të kodit zgjedhor.
“Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë”, thuhet në postimin e Berishës.
Megjithatë, në krye të të gjitha argumenteve është lufta që Sali Berisha ka hapur si sfidë me SHBA-në. Thjeshtë njerëzit e tij vendosën të zgjedhin mes Perëndimit dhe Berishës, atë të parin. E kjo është një zgjedhje politike.
Kujtojmë që, ka dy vjet që kur, Sali Berisha, u shpall Non Grata prej SHBA-ve, mbase kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet kryesore pse qytetarët nuk ia besuan qeverisjen në pushtetin lokal Berishes.
Gjithsesi ka ende qarqe pranë Berishës, që duan ta mbajnë me zor, duke e konsideruar atë si opozitën e vetme rezistuese. Këta janë zëra që përveçse nuk kanë argument, nga sot edhe zyrtarisht nuk kanë më relevancë. Ndaj duhet nisur menjëherë reformat e thella drejt konsolidimit të një opozite mirëfilli në Shqipëri, sepse opozita aktuale ra pre provimi dhe e ka humbur rrugën në oborr.
