16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Edhe një hafize iu shtua Tetovës

Dje xhemati i Myftinisë së Tetovës, gjegjësisht xhemati i Xhamisë Qendrore Reçicë e Madhe, pati fatin që të përjetoj gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Amra Resul Ibishi.Hafizja është e lindur më, 12.07.2007, hifzin e ka filluar më 05.06.2021, ndërsa e ka përfunduar më 31.01.2024, te hoxha i nderuar Hfz. Zulqufli ef. Asllani, mualim në Xhaminë e Pashës.Hafizja e re provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:Abdurahim ef. Murati – kryetar, Hafëz. Shafi ef. Ajdini – anëtar,3) Hafëz Havzi ef. Ramadani – anëtar.Në këtë manifestim morën pjesë Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi me kolegët e tij, ish Myftiu i Tetovës, Alifekri ef. Esati, ish Kryeimami, Ejup ef. Selmani, imami i xhamisë, Taxhedin ef. Iljazi, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër i madh i xhematit.

Fjalën e rastit e mbajti Myftiu i Tetovësi cili foli për vlerën e hifzit, ai i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë manifestim, , ndërsa hafizes së re si dhe familjes së saj, i shprehu urime për hifzin e bërë, duke i dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Deklarata Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Myftiu, Alifekri ef. Esati.

Pas duasë, Myftiu i Tetovës hafizes i dhuroi plaket dhe një Kur’an në shenjë mirënjohjeje për hifzin e kryer, ndërsa në namazin e drekës priu, Myftiu i Tetovës.

 

Burimi / TV KOHA

Të ngjajshme

Të fundit