Tre liderët e koalicionit “LEN” po qëndrojnë në Zvicër kur sot janë takuar me shqiptarët e diasporës ku kanë bashkëbiseduar tema që i tangojnë dhe kërkojnë zgjidhje, informon POPULLI.mk
“Në vazhdën e takimeve tona, sonte qëndruam në Bern, ku në mënyrën më të mirë të mundshme na pritën mërgimtarët tanë me ç’rast shfaqën interes të jashtëzakonshëm.
Bashkarisht biseduam për shumë tema dhe çështje që kërkojnë zgjidhje, tema për të cilat sa ne, aq edhe diaspora jonë e mrekullueshme tregonte interes si dhe u njohëm nga afër me propozimet dhe potencijalin e diasporës për të pasur rol më të drejtëpërdrejtë në zhvillimet në vendin tonë të përbashkët.
Komunikimi dhe takimet me diasporën do të jenë permanente, me qëllimin e vetëm, shtetin tonë, ta bëjmë vend më të mirë për jetesë!
Falemnderit nga zemra të gjithëve që ndatë kohën dhe erdhët për të na takuar!
NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar Mexhiti në rrjetin social Facebook.
© POPULLI.mk
https://www.facebook.com/photo?fbid=882718223233430&set=pcb.882718786566707