16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Skandal / Të miturat u keqpërdorën seksualisht nga dy burra, u arrestua gruaja që ua mundësoi!

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Shkup. Dy të mitura keqpërdoren seksualisht, pasi një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie me të njëjtat dhe i xhiroi më pas gjatë aktit, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme

“Më datë 01.12.2023 rreth orës 06 në Shkup është arrestuar G.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se në territorin e Shkupit ua ka mundësuar dy meshkujve të moshuar të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura nga Shkupi, pas çfarë të njëjtat i ka xhiruar. Është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Të fundit