15.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

“Kazinot në RMV”, nga e kanë prejardhjen investitorët !?

Para presidentit austriak, versionin e propozim-Ligjit mbi lojërat e fatit e kishte kritikuar edhe ambasadori austriak në Shkup. Propozimi në fjalë ndonëse theksin e vendos tek distancimi i kazinove dhe dyfishimi i çmimit të licencave, në fakt në detaj të dispozitave fshihet hapja e rrugës për investitorët e ri në vend dhe zgjerimin e industrisë së kazinove.

Propozimi aktual mundëson ndërhyrjen e investitorëve të rinj, që jo zyrtarisht sipas informacioneve të AlsatM janë biznese nga Serbia të cilët synojnë industrinë e VLT aparateve. Kjo sipas zërave të deritanishme bëhet për interesa të ngushta nga njerëzit e caktuar të pushtetit.

Cenimi i sigurisë së punës dhe bashkëpunimit mes kompanive nga Maqedonia dhe Austria sot ishte temë diskutimi edhe takimin mes dy odave ekonomike nga Shkupi dhe Vjena.

Të ngjajshme

Të fundit