10.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Kështu reagon Mbappe për Neymar pasi që ai u lëndua

Mbappe po ashtu shpreson që shoku i tij i skuadrës të rikuperohet sa më shpejt dhe i dërgon atij urimet më të mira

Pas dëmtimit të tij në kyçin e djathtë, Neymar u largua nga ndeshja e Paris Saint-Germain kundër Lille gjatë pak minutave në pjesën e dytë.

Braziliani u largua nga fusha e lojës me dhimbje të dukshme pas një ndërhyrje të Benjamin Andre. Neymarit tani do t’i duhen 20 ditë që të rikuperohet për ndeshjen kundër Bayern Munchen.

Pas lëndimit, shoku i skuadrës në PSG, Kylian Mbapppe i ka dërguar brazilianit një mesazh emocional përmes rrjeteve sociale.
“Qëndro i fortë, e tërë skuadra të presin ty shumë shpejt. Ecim përpara, vlla”, shkroi Mbappe.

Mbappe kështu e shfrytëzoi mundësinë që të largohen të gjitha dyshimet që kanë qenë për të në lidhje me Neymar pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve, në të cilën Mbappe këshilloi shokët e skuadrës së tij që të “flenë dhe të ushqehen mirë” para ndeshjes së kthimit.

“Shoh njerëzit të cilët flasin për Ney, për atë çfarë ndodhi”, theksoi Mbappe për Prime Video pas ndeshjes kundër Lille.

“Nuk ishte një goditje kundër Neymar. Ishte një këshillë e vërtetë për të gjithë. Për shkak, siç kam thënë, kur ju jeni të gjithë, ne e shohim këtë në fillim të ndeshjes, kur të gjithë janë këtu, skuadrat kundërshtare kanë shumë për t’u shqetësuar. Shpresoj që Ney do të kthehet shpejt për shkak se ai është një lojtar kyç për ne”.

 

Të ngjajshme

Të fundit