Komuna e Çairit e stërmbushur me mbeturina, banorët e kësaj komune ndjehen të shqetësuar nga kjo gjendje e cila ndodhet sepse nga i nxehti dhe mbeturinat e tepërta mund të përhapen viruse (sëmundje) të ndryshme.
Higjiena komunale nga qyteti i Shkupit deri më sot nuk kan marë masa për largimin e mbeturinave nga kjo komunë.
Vlen të theksohet edhe ankesat e qytetarëve sepse nga bërlloku i tepërt ka edhe shumë insekte, gjë që nëpër shtëpitë e tyre nuk janë rahat.
Zakonisht lagjeja e Fushë Tophanës, Çairi i vjetër dhe i ri, Dizhoni, Serava dhe Gazibaba janë të mbushura me bërlloke!

