Është i nevojshëm veting i domosdoshëm në prokurori, gjyqësor dhe në politikë. Keshtu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pas kritikës së ambasadores së SHBA-vë në vend, Anxhela Ageler, se zgjedhja e Islam Abazit si shef i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është konfuze për SHBA-të. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani tha se nuk mund të komenton deklaratën e ambasadores amerikane për shkak se prokuroria dhe qeveria janë pushtete të ndara. Prokurori Abazi ka mohuar se ka lidhje të afërta me zyrtarë të BDI-së edhe pse në rrjete sociale janë paraqitur disa fotografi të tij me funksionarë të integristëve.
“E dëgjova deklaratën me vëmendje dhe komenti im do të ishte veting në të gjitha nivelet e prokurorisë, gjyqësorit dhe në politikë. Nuk kam çfarë të pajtohem apo mos të pajtohem me deklaratat, por ju them se politika e BDI-së ka qenë, është vetingu në të gjitha nivelet duke nisur nga politikanët, duke vijuar me gjykatësit dhe prokurorët”- tha Artan Grubi, Zv/Kryeministër i Parë.
“Nuk mund të ndërhyjë unë në çështjet e prokurorisë, ato janë dy pushtete të ndara. Ka pasur një proces zgjedhor. Nuk mund të komentoj si anëtarë i Qeverisë për çështje që kanë të bëjnë me prokurorinë. Me rëndësi është që të shihet a është respektuar ligji i cili është miratuar bashkë me BE-në”- pohoi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.