𝐓𝐄̈ 𝐃𝐄̈𝐍𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐅𝐀𝐉𝐓𝐎𝐑𝐄̈𝐓 𝐄 𝐕𝐄̈𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄̈ 𝐓𝐄̈ 𝐓𝐑𝐀𝐆𝐉𝐄𝐃𝐈𝐒𝐄̈ 𝐒𝐄̈ 𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈𝐓 𝐌𝐎𝐃𝐔𝐋𝐀𝐑!
Të nderuar qytetarë,�Të nderuara media!��Të vdekurit në spitalin modular në Tetovë dhe familjarët e tyre u vranë trefish nga padrejtësitë dhe vendimet skandaloze të këtij sistemi i cili vetëm drejtësi nuk solli asnjëherë!��
Herën e parë u vranë sepse u fshehën shkaktarët dhe fajtorët e vërtetë të këtij rasti;�
Herën e dytë u vranë sepse drejtësia politike dhe korruptive dënoj ata që më së paku në këtë rast kanë përgjegjësi;�
Herën e tretë i vrau kur Ministria e Shëndetësisë në krye me Fatmir Mexhitin I propozoi qeverisë ti bëhet pagesa e mjeteve të ngelura finansiare kompanisë kryefajtore BRAKO e cila në vend që tu dënonte ajo u shpërblye edhe me të holla!��
Pyesim publikisht dhe kërkojmë përgjegjësi urgjente nga ana e Prokurorisë Publike se pse asnjëherë në precudurë gjyqësore nuk u morrën parasysh konstatimet dhe hetimet e raportit nga ekipa Forenzike e Ekspertëve Gjerman dhe konstatimet e Elektro Inxhinierit të këtij rasti të cilët kishin kontatuar në raportet e tyre se:��
Kablloja është ndezur nga mos instalimi adekuat dhe i duhur dhe se instalimet janë punuar keq, punë kjo e kryer nga kompania BRAKO dhe se arsyeja e Spitalit Modular që u ndez nga zjari në kohë rekorde të shpejtë është për shkak se ndërtimi dhe materiali i këtij spitali modular ka qenë joadekuat dhe jo cilësor!��
Pyesim publikisht prokurorët e këtij rasti në krye me ish kryeprokurorin e parë JOVESKI dhe pasuesen e tij JOSIVOFSKA, se pse asnjëherë gjatë gjykimit të këtij rasti nuk u morrën për bazë raportet e kontatimeve nga ana e Ekipit të Forenzikës Gjermane dhe njëkohësisht të Inxhinierit Elektrik ku qartësisht në raportet e tyre i nxjerin fajtorët e vërtetë dhe kryesorë të kësaj tragjedie e cila është kompania e ish zv kryeministrit Angjushev për punën jo adekuate të kryer sipas specifikacioneve tenderuese të spitalit modular në fjalë!�
Andaj, ju bëjmë thirrje të fuqishme organeve të drejtësisë:�Mos luani me emocionet e familjarëve të kësaj tragjedie e cila morri 14 viktima;�Dënoni fajtorët e vërtetë sipas raporteve dhe konstatimeve neutrale dhe profesionale që ju kanë ardhur për këtë rast;�Porositësi i këtij spitali modular është Qeveria gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë në krye me Venko Filipçen dhe ndërtuesi i proektit është kompania e ish zv kryeministrit Angjushev.��
KY RAST NUK MUND TË MBYLLET SI FATKEQËSI, POR DUHET TË MBYLLET ME PËRGJEGJËSI!
ANDAJ, MOS I FSHIHNI FAJTORËT KRYESORË DHE TË VËRTETË TË KËTIJ RASTI, TË DALIN PARA DREJTËSISË DHE TA MARRIN DENIMIN E MERITUAR!


