Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi sot në fshatin Stravuqinë të Suharekës, ku u prit ngrohtësisht nga banorët vendas. Në një atmosferë të veçantë, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe interesimin e madh, veçanërisht nga të rinjtë e fshatit, informon POPULLI.mk
“Pritja e ngrohtë dhe mbështetja e sinqertë nga banorët e Stravuqinës është dëshmi e momentumit të jashtëzakonshëm që LDK po përjeton. Jemi kthyer në rrënjë, dhe kjo është arsyeja pse na presin hapur dhe na mbështesin me zemër të madhe”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK mbetet forca që afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për qytetarët e Kosovës. “LDK është për popullin e vet, për Republikën tonë dhe për breznitë që do të vijnë pas nesh”, shtoi ai. / © POPULLI.mk