14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë, thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku votoi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Është ditë e mirë është ditë e bukur është ditë e demokracisë, dhe në këtë ditë të demokracie ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për 4 vitet e ardhshme, njëkohësisht uroj të gjithë votuesit që për herë të parë në këto zgjedhje japin votën e tyre.”, tha Abdixhiku.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Të drejtë vote kanë mbi 2 milonë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës./21Media

Të ngjajshme

Të fundit