24.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Marku: Me Ministrin Osmani erdhi meritokracia në diplomaci

Adelina Marku, opinioniste, aktiviste, njohëse e çështjeve politike dhe diplomate nëpërmes një shkrimi ka treguar arsyen e ikjes së saj nga opinioni me shkrimet e saj, kolumnat e saj mjaftë të njohura. Ajo tanimë është në Vjenë të Austrisë. Kryediplomati Bujar Osmani ia ka besuar detyrën zëvendësambasadore në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OSBE.

Ja çfarë shkruan Adelina Marku:

Ku u zhduk Adelina!?
Meqe njihem si e zhurmshme me opinione, e sachas heshtja, per t’i shpetuar kafshimit te ambiguitetit e interpretimeve, po ndaj me ju se
… udhetimi-jete- me solli ne Vjene! Me kane besuar nje detyre shteterore dhe ne esence , eshte karrike e nxehte kjo pune!
Jane dy njerez ne jete qe me kane besuar detyra me kaq pergjegjesi, ishte i ndjeri Z Arben Xhaferi me te cilin kam bashkepunuar ne kohe krize te rrende, si zedhenese e tij sdms kur beteja per arsimin e larte ne gjuhen shqipe dhe gjate gjemimit te luftes per mevetesimin shteteror te Kosoves! I dyti eshte Z. Bujar Osmani qe me ka besuar detyren e zevendesambasadores ne Misionin e Perhershem te Maqedonise se Veriut ne OSBE, OKB dhe ON, ne Vjene e sidomos kur Maqedonia e Veriut per here te pare do udheheqe me nje nga organizatat multilaterale me te medha ne bote OSBE, e ne kohen kur bota progresive perendimore po tregon nje unitet te papare ndojhere kunder agresionit rus ne Ukraine ! Ky qenka arketipi im, pasi edhe kete detyre e ushtroj ne nje kohe gjemimi te papresedence te agresionit rus ne Ukraine, perkrah Ambasadorit Igor Xhundev dhe nje ekipi avangard te MPJ dhe MM te Maqedonise se Veriut.
Nje mikja ime e ngushte dhe fort e dashur me vleresoi si kritikja fisnike ne krijimopinioni, e ne kete kontekst, e ndershme eshte ti faleminderohem publikisht Ministrit Bujar Osmani per besimin e madh te dhene! Perderisa kolegeve e kolegeve te mia, iu jane besuar me nga 3 ose me shume mandate diplomatike nga ana e ministrave e qeverive te ndryshme, une e perjetoj te parin ne moshe 51 vjecare. Ky eshte realiteti sovran imi, sado i vonuar te jete! E bukura e ketij mandati eshte besimi i dhene e sipari i ketij lloji nga ministri Osmani, i vetmi qe nuk parakaloi premtimesh boshe ( per dallim nga tjeret) ndaj e faleminderoj fort biles, e dyta- perseri konteksti i luftes aty ku do ushtroj detyren, e treta- vlersimi per barazine gjinore ne perfaqesim, e te tjerat…le rradhiten vetiu. Do na miresevinte mbeshtetja juaj miq e mikesha!
Prezenca ime per nje periudhe me te gjate, e qofshim mire e shendoshe mbi te gjitha, do vjen nga ky qytet kaq i bukur lazdranie femnore, Vjena! Ju ftoj te mbetemi afer e ne bashkepunim! Respekte

Të ngjajshme

Të fundit