12.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Zuhejr Rexhepi, Drejtori i ri i “Ndërmarjes për parqe dhe gjelbërim”, kuadër që të bën krenar në shkup

Zuhejr Rexhepi  plot 1 muaj ushtron detyrën e drejtorit të përgjithshëm te Ndërrmarjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” pranë qytetit të Shkupit.

Prioritet të lartë, drejtori Rexhepi e ka gjelbërimin dhe rregullimin e më shumë parqeve të reja në kuadër të qytetit të Shkupit, investime të reja me të vetmin qëllim që kryeqyteti ti ngjaj një metropole evropiane me parqe të rregulluara dhe kuptohet përfaqësimi i denjë i shqiptarëve konform Marrëveshjes së Ohrit.

Mes tjerash Parqet në Saraj, Vodno dhe Gazi Babë kanë peshë të madhe për tu mirmbajtur, sepse janë shumë të frekuentuara nga qytetarët.

Përpos kësaj prioritet është menaxhimi me ekipin e ndërrmarjes me të vetmin qëllim që të mbarohen më shumë proekte për parqe dhe gjelbërime në të mirë të 1 milion banorëve të Shkupit.

Me afro 800 të punësuar të ndar në sektore të ndryshme, mes tjerash sektori për gjelbërim të Qytetit të Shkupit, sektori për ngritje të parqeve të reja, sektori i mekanizimit dhe sektori për rregullimin e drunjëve janë sektorët kyc që Qyteti i Shkupit të rregullohet me parqe të reja, lule dhe drunj dekorativ,mirëmbatjen e hapësira të gjelbërta dhe prerejn e drunjëve problematik në hapësirat.

Drejtori Rexhepi i vlerson lartë puntorët e zellshëm, të përgjegjeshëm dhe që me kohë i mbarojnë punët që i marrin nga drejtoria.

Për vitin 2023, Rexhepi me mbështetjen e kryetares së Qytetit të Shkupit, z. Danella Arsovska ka plan ambicioz për ndërtimin e parqeve të reja dhe rregullimin më modern të gjelbrimeve dhe drunjëve në Shkup, përmes proekteve profesionale.

Ndryshe, Zuhejr Rexhepi nga Sfillarja e Maqedonisë së Veriut me vite e ka dhënë kontributin për të avancuar mësimin në Medresën Isa Beu në Kondovë të Shkupit. Zuhejr Rexhepi ka qenë me vite zv/drejtor i suksesshëm i medreses , pedagog, veprimtar i dalluar plot vite në rajonin e qytetit të Shkupit, duke nisur nga vendbanimi i tij Sfillare.

Ishte nismëtar për tërheqjen e të donatorëve të  huaj me qëllim avancimin e klasave në medresen Isa Beu, ku medresantët do të kishin kushte më të mira për të mësuar dhe për të qëndruar në hapësirat e kësaj shkolle.

Investimet e reja që i solli Rexhepi në  shkollën e mesme-medresen ishin një fitore, sepse u vun në shërbim të funksionimit me te te medreses për shkak të krizave financiare.

Shërbeu si zv/drejtor , duke u bërë një nga zyrtarët më të dashur për brezninë e re të nxënësve-medresant që vijnë nga familjet e ndryshme shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Ai përvec se gëzonte respekt të madh në mesin e stafit të profesorëve në medrese, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me zyrtarët më të lartë në Maqedoninë e Veriut që mbajnë poste në Qeveri, Parlament, Presidencë dhe komuna.

Në moshë të re, Zuhejr Rexhepi  kishte pozita të ndryshme me pergjegjesi. Si u diplomua në Universitetin shtetëtror prestigjioz në Shkup, ai  në medresen ishte prefesor i dy lëndëve, pedagogji dhe psikologji.

Ai mes tjerash është gardian i pamposhtur për të ngritur vlerat  me organizimin e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Zuhejr Rexhepi, jeton dhe punon në Shkup e këndej ku mer pjesë gjallërisht edhe në jetën politike-shoqërore të shqiptarëve në Maqedoni.

Aktivitetet e shumta dhe sukseset bënë që një ditë, Zuhejr Rexhepi të mer mirënjohje dhe çmime prestigjioze në Maqedoni, që ndahen për njerzit me ndikim dhe autoritet të jashtëzakonshëm për kontributin e dhënë në fusha të ndryshme të jetës publike.

 QYTETI I SHKUPI I JEP MBESHTETJE MAKSIMALE NDERRMARJE PUBLIKE PARQE DHE GJELBERIME

🍀 Qyteti i Shkupit ka potencial të shndërrohet në një parajsë të gjelbër, me realizimin e mega parqeve, fidanëve dhe sipërfaqeve të reja të gjelbra, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit ekzistues dhe mbrojtjen e Vodnos, mburoja e gjelbër e qytetit. Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit jetësor do të kontribuojë dukshëm për një cilësi më të lartë të jetës në Shkupin tonë. 🌿
📌 Prandaj këtë vit realizuam dyfish më shumë se më parë:
✅38.539 m2 sipërfaqe të reja të gjelbra
✅76.769 m2 rikonstruktim të gjelbërimit ekzistues
✅724.480 pemë dhe fidanë gjethembajtëse dhe plantacion të ri sezonal 🌳🌲
✅Në 10 parqe janë vendosur elemente të reja prej druri, pushimore dhe rekuizita të përpunuara nga materiale natyrore, parqe për kafshë manarë, rekuizita për fëmijë
✅Aktivitete të realizuara në pajtim me Planin e veçantë për mbrojte dhe rregullim të Malit Vodno
✅ Për herë të parë brenda 1 dekade bëm pastrimin e plot dhe rregullimin e një hapësire të rrafsht prej 126.000m2 buzë Lumit Vardar
✅E fillojmë ndërtimin e mega parkut të parë Dame Gruev në komunën e Gjorçe Petrovit
♥Vazhdojmë me përkushtim për një qytet më të bukur për të gjithë ne. #PërShkupModern

Të ngjajshme

Të fundit