16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

MASH shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në RMV

📢Shpallëm Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

👉Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes portalit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve të shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk.

👉Në shkollat ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët në vazhdim:

– për arsimin e mesëm Gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë;
– për drejtimin shëndetësi – biologji dhe kimi,
– për drejtimet e tjera – gjuhë amtare dhe matematikë.

✅️Inkurajojmë të gjithë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur të shkollës së mesme ku do të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, duke ju bërë thirrje për t`iu referuar arsimit profesional si një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri që tregu i punës i njeh dhe i vlerëson, por edhe për të fituar bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë.

❗️Kushtet dhe dokumentet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve në shkollën e mesme i gjeni në linkun.

Të ngjajshme

Të fundit