19.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Shënimi i Ditës së Brigadës së parë këmbësorike

Në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec sor me solemnitte ushtarak do të shënohet dita e Brigadës së parë këmbësorike (bpk.1).

Dita e njësisë, siç është paralajmëruar, do të shënohet me shpalljen e njësisë më të mirë nga përbërja e brigadës, ndarje të masave stimuluese dhe çmimeve, defile të njësive dhe fjalim taktik teknik të armatimit dhe pajisjes me të cilat disponon brigada.

Në suaza të shënimit është paraparë fjalimi i komandantit të komandës për operacione, gjeneralit brigadier, Besnik Emini dhe komandantit të bpk.1, gjeneralit brigadier Sashko Lafçiski.

Brigada e parë këmbësorike e feston dy prillin si Ditë të njësisë, si ditë kur pas marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të dy ish-brigadave, njësia është transformuar në njësinë më të madhe luftarake në Armatë me përfaqëim të disa gjinive ushtarake.

Në solemnitet do të marrin pjesë zëvendësi i shefit të shtatmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredin, sekretari shtetëror në ministrinë e Mbrojtjes, Vlladimir Ançev, këshilltari i posaçëm për siguri nga kabineti i Presidentit, Blerim Kolalli, gjeneralë nga Armata, ish-komandantë të njësisë, udhëheqës ushtarak nga shtatmadhoria dhe ministria e Mbrojtjes dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave me tëlcilat bashkëpunon njësia.

Të ngjajshme

Të fundit