16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mbi 40 piktorë nga vendi e rajoni e sollën Shkupin në telajo

Mbi 40 piktorë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova e Presheva në zemër të Çairit, pra në Çarshinë e Vjetër, e sollën sot Shkupin në telajo.

Koloninë e piktorëve, që po mbahet tanimë tre ditë me radhë dhe nën kujdesin tim si kryetar i Komunës së Çairit, e konsideroj si një kontribut të veçantë në evidentimin e vlerave natyrore, artistike, arkitektonike dhe të trashëgimisë kulturore të Shkupit e veçanërisht të Çarshisë sonë të bukur dhe pasqyrimin e tyre në art, në shërbim të promovimit të turizmit dhe forcimit të bashkëpunimit midis artistëve të vendeve të rajonit.

I uroj jetëgjatësi Kolonisë “Shkupi në Telajo” që po e mbajmë për të tretën herë me radhë në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe të Promocionit me në krye z.Fatmir Toçi dhe shpresoj që numri i piktorëve pjesëmarrës do të jetë edhe më i madh vit për vit.

Të ngjajshme

Të fundit