16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Më së shumti shi ka rënë në Ohër, 24 litra në metër katrorë

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Ohër 24 litra në metër katrorë, në Kriva Pallankë 17, në Berovë dhe Krushevë nga 13 dhe në Tetovë 10 litra, njoftoi DPHM.

Moti paradite është i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Në lugina veçanërisht në veri ka vranësira të ulëta.

Paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë.

Në Shkup paradite moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, Në disa pjesë të luginave do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 26 gradë.

Të ngjajshme

Të fundit