14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Mexhiti: Do t’i përfaqësojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme

Mexhiti: Do t’i përfaqësojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme

0
170

I ftuar në DailyClick në TV21, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti tha se do t’i përfaqësojnë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme duke u angazhuar maksimalisht për një qeverisje më ndryshe, përcjell TV21.

“Ne kemi marrë mandatin, kemi marrë besimin e qytetarit dhe do i përfaqësojmë qytetarët në mënyrën më të mirë, me krejt potencialin tonë, me krejt mundësitë tona, me angazhim maksimal për një qeverisje më ndryshe, për një qeverisje e cila do të jetë në shërbim të qytetarit ashtu edhe siç i takon”, tha Mexhiti.