4.8 C
Skopje
E enjte, 18 Prill, 2024

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës punohet me instrumente të ndryshkura

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka deklaruar se prej kur e ka marrë postin e ministrit, para tre muajve, ajo që ka parë në spitale është rrëqethëse.

Në paraqitjen e tij në “KlanMacedonia”, ministri Mexhiti tha se departamentin e gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës ka parë instrumente të ndryshkura. Ai tha se ndjen keqardhje për situatën në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

“Ndjej keqardhje për ashensorët në Tetovë, kam trashëguar buxhet të sakatuar në ministri, janë shkurtuar mbi 10 milionë euro. Nuk e di unë ata zotërinjtë para meje çfarë kanë bërë. Kam kërkuar që sa më shpejtë së paku të vendoset një ashensor në Tetovë, kam kërkuar edhe në Qeveri, por patjetër duhet të ndiqen procedurat”.

Të ngjajshme

Të fundit