20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Ministria e Financave njofton transferimin e 10.4 milion eurove për kompanitë vendore

Ministria e Financave njofton se ka transferuar transhenë e parë prej 10.4 milionë eurove të mjeteve të destinuara për mbështetjen e kompanive vendore nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore. Transferimi është realizuar me kërkesë të Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve dhe pas miratimit të projekteve nga bankat afariste. Në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për përkrahjen e kompanive vendase, të cilat do ta stimulojnë zbatimin e një cikli të ri investimesh në sektorin privat, i cili do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik. “Presim që kompanitë t’i identifikojnë kushtet e favorshme që kemi siguruar me këtë linjë kreditore dhe mjetet e planifikuara të shfrytëzohen plotësisht. Ky do të jetë stimulim i fuqishëm për ekonominë vendase dhe përkrahje, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet më pak të favorshme në suaza globale”, ka shkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në profilin e saj në Facebook. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit