28.8 C
Skopje
E mërkurë, 8 Korrik, 2026

Muamer Seferi: Vazhdojnë punimet për gjelbërimin e Çairit, mbillen lule sezonale

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbjelljen e luleve sezonale në Komunën e Çairit.

Përmes një postimi, Seferi theksoi se investimi në gjelbërim nuk ka vetëm funksion estetik, por synon të përmirësojë cilësinë e hapësirave publike dhe t’u japë lagjeve më shumë gjallëri, ngjyra dhe bukuri.

“Po vazhdojmë me rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mbjelljen e luleve sezonale në Komunën e Çairit. Investimi në gjelbërim nuk është vetëm zbukurim i hapësirave publike, por një mënyrë për t’i dhënë çdo lagjeje më shumë gjallëri, ngjyra dhe bukuri”, ka shkruar Seferi.

Ai shtoi se me punë të vazhdueshme do t’i jepet Çairit pamja dhe bukuria që, sipas tij, e meriton.