5.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

“Ndryshimet në Kodin Penal” / Juristi shqyen diplomën – “nuk ka peshë më për mua”

Qeveria e RMV-së i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal (KP), me të cilat ulen dënimet me burg për veprën e shpërdorimit të pozitës zyrtare. Amendamentet e propozuara ligjore për KP janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe tashmë janë futur në rend dite.

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e një vjetërsimi edhe më të shpejtë të lëndëve, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë të ndryshëm.

Ky propozim ka shkaktuar shumë reagime në opinioni, kurse reagimi më radikal për momentin ka ardhur nga shkupjani Umejr Muhamedi. Në shenjë revolte ndaj vendimit, ai ka grisur diplomën e tij të juristit, si i diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, shkruan Zhurnal. Fotografinë e diplomës së grisur ai e ka postuar në Facebook.

“Pas ndryshimeve të propozuara të Kodit Penal, përfundimisht më vjen turp se ku kam mbaruar Fakultetin. Kjo diplomë nuk ka më peshë për mua”, ka shkruar Muhamedi, duke adresuar edhe fjalë vullgare në postimin e tij në Facebook.

Ka reaguar edh eish ministri i jashtëm në qeverinë e Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov.

“Një abuzim i tillë me gjithçka “evropiane” do të hyjë në tekste shkollore! Ndryshimet po futen në një derë të vogël, krahas ndryshimeve të tjera që bazohen në direktivat evropiane, por në arsyetimin e ndryshimeve nuk ka asnjë shpjegim për uljen e dënimeve për këto dy krime. Nga ‘pa drejtësi, nuk ka paqe’ kemi ardhur në ‘ska dënime, ska përgjegjësi’”, ka shkruar Dimitrov.

Përndryshe, ndryshime të tilla ligjore janë kërkuar nga VMRO-DPMNE në vitin 2018 në takimet e atëhershme midis Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve nga Qeveria e Nikolla Gruevskit,  të akuzuar për vepra të ndryshme korruptive.

Në vitin e ardhshëm, 2019, avokati i të akuzuarve Mile Janakieski dhe Nikola Gruevski pa sukses parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin ose anulimin e paragrafit 5 të nenit 353 të Kodit Penal, i cili i referohet veprave penale gjatë kryerjes së prokurimi publik ose dëmtimi i mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë, nga mjetet publike ose nga mjete të tjera të shtetit.

Me propozimin aktual të Qeverisë, ky paragraf fshihet.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i nënshkroi propozim-amendamentet ligjore dhe në shpjegimin thuhet se ato rrjedhin nga Programi nacional për miratimin e ligjit të BE-së.

Burimi Zhurnal

Të ngjajshme

Të fundit