Të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e premte do të ketë kushte për reshje të shiut, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Sipas DPH-së, të premten dhe të shtunën, në vend do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.
Temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie graduale.