4.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Nikolla Gruevski “shpëton” nga 35,6 vite burgim

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski momentalisht është azilant në Hungari por i cili ka shumë dosje e procedura të hapura në vend ku edhe është dënuar për disa nga ato, informon POPULLI.mk.

Për informacione më të shumta ndaj lexuesit ne do ti cekim disa se ku është i dënuar ish kryeministri Gruevski e në disa edhe jo.

Lënda Tanku – 2 vite burg, lënda Titanik në vijim e sipër në Kodin Penal – deri në 10 vite (me ndryshimin e ri 2,3 vite), lënda TNT – 9 vite, lënda dhuna në komunën Qendër – 1,6 muaj, lënda Fenix – nuk ka vendim, lënda Talir – e kthyer në fillim të procedurës, lënda 27 Prilli – procedura për Gruevskin është ndërprerë, lënda Talir 2 – 6 vite (lënda është në Gjykatën e Apelit), lënda Trajektorja – e vjetëruar, lënda Trualli në Vodno – 7 vite burg.

Me propozimet e Qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal të gjitha këto vite që duhet të qëndrojë në burg ish kryeministri Nikolla Gruevski mund edhe të mos merren parasysh.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit