24.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 14

VLEN drejt strukturimit përfundimtar!

0
VLEN nuk lindi rastësisht. Lindi si përgjigje ndaj nevojës së shqiptarëve për ndryshim, për përfaqësim të ndershëm dhe për një politikë që nuk sillet rreth interesave të ngushta, por rreth qytetarit. Nga pesë subjekte politike që u bashkuan për ndryshim, VLEN po shndërrohet në një subjekt të vetëm politik, me identitet të qartë, përgjegjësi të plotë dhe drejtim të përbashkët.

Të bashkuar rreth një flamuri dhe ideje të përbashkët politike, VLEN po ndërton një koncept modern mbi vlera tradicionale. Një model politik me lidership horizontal dhe inkluziv, ku vendimet nuk varen nga një individ, por nga përgjegjësia e përbashkët, besimi i ndërsjellë dhe interesi i shqiptarëve.

Natyrisht, ky zhvillim nuk mund të pritet mirë nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin politik si pronë private, monopol dhe instrument për interesa të ngushta partiake. Sa më shumë afrohet momenti i krijimit të VLEN-it si forcë e unifikuar politike, aq më shumë rritet nervozizmi i atyre që nuk pajtohen me humbjen e peshës së tyre në skenën politike shqiptare.

Por ky proces është i pakthyeshëm.
VLEN po vjen .

adv

Kurti: Po bëhen përpjekje për zgjedhjen e presidentit, opozita të marrë pjesë në seancë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të seancës ka thëne se janë duke bërë përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Ai gjithashtu tha se opozita duhet të vijë në seancë, pasi e kanë obligim kushtetues.

“Jemi dukë bërë përpjekje, po e shohim a po vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të vinë dhe të marrin pjesë”, tha ai.

adv

Skandal në Reçicë të Madhe: Dy të rinj arre’stohen për treg ilegal online me mbi 500 mijë dollarë fitime

0

Sipas informacioneve të para, ata mashtruan më shumë se 500 mijë dollarë.

Tregu online ishte aktiv që nga korriku i vitit 2023, dhe operonte përmes domeneve të shumta në internet. Ai përmbante një bazë të dhënash të detajuar të të dhënave personale të kompromentuara për regjistrimet e llogarive të klientëve dhe shitësve, me mbi 2,600 llogari përdoruesish dhe mbi 1,500 llogari shitësish të regjistruara.

Policia ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar si administratorë të një tregu ilegal online.

Sektori për krim kompjuterik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me informacione të marra nga FBI, ka realizuar një hetim të përbashkët lidhur me platformën ilegale “OLVX”. Sipas autoriteteve, kjo platformë ka qenë aktive që nga korriku i vitit 2023 dhe ka operuar përmes disa domeneve në internet, duke përmbajtur të dhëna të komprometuara të përdoruesve.

Nga hetimet rezulton se në këtë treg online janë regjistruar mbi 2.600 përdorues dhe rreth 1.500 shitës, ndërsa vlera totale e shitjeve ka tejkaluar 500 mijë dollarë amerikanë.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë, është kryer bastisje në banesat e të dyshuarve A.E. (20) dhe A.I. (23), shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit, ata janë kapur në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme forenzike.

Të dy personat janë ndaluar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

adv

Moti sot

0

Moti në vend sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë shira të rastësishëm lokalë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.Temperaturat minimale do të lëvizin 5°C deri në 17°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 7°C deri në 25°C./Asat.mk.

adv

Seanca për presidentin sot në 17:00, publikohet rendi i ditës

0

Seanca për çështjen e presidentit pritet të mbahet sot në ora 17:00.

RTV21 ka siguruar rendin e ditës të kësaj seance.

Edhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu konfirmoi sot për RTV21 se do të ketë seancë për presidentin,  por nuk dha deatje tjera. /21Media

adv

Mbi 2 mijë besimtarë nga RMV udhëtojnë pë në Haxh këtë vit

0

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi ynë, do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është numër identik me vitin e kaluar, deklaroi për AIM-n, Irsal Jakupi, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.

“Numri është plotësuar sipas kuotës të cilën e caktoi Ministria e Haxhit në Arabinë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta, edhe pse ishin paraqitur më shumë. Numri është identik si edhe vitin e kaluar. Besimtarët do të udhëtojnë prej 14 deri më 21 maj, me fluturime çarter me aeroplan”, shtoi Jakupi.

Sa i përket moshës, sipas tij, këtë vit ata që udhëtojnë në haxh i takojnë gjeneratës më të re, ndërsa më i moshuari është një 75-vjeçar. Çmimi për aranzhim për Haxh është 6.700 euro, që është më i lartë për 250 euro në krahasim me vitin e kaluar.

Festa e madhe e Bajramit të Kurbanit, këtë vit bie më 27 maj. Haxhi shërben për t’u kujtuar myslimanëve se të gjithë janë të barabartë në sytë e Zotit – Allahut. Kjo është shtylla e pestë e Islamit dhe rikujton udhëtimin e profetit Muhamed në vitin 632. Synon t’i afrojë myslimanët e të gjitha kombësive, duke i pastruar ata nga mëkatet dhe duke i afruar ata me Zotin.

adv

Abdixhiku: LDK bojkoton seancën për presidentin, është “show propagandues”

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën për presidentin e thirrur sot në ora 17:00.

Ai ka thënë se kjo seancë është “show propagandues i LVV-së”.

Abdixhiku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Vetëvendosjen për presidentin.

adv

“Ndryshimet Kushtetuese”, VMRO nuk lëviz ndërsa VLEN kërkon ‘durim’

0

Maqedonia e Veriut po përballet me një tjetër stagnim në procesin eurointegrues, teksa ndryshimet kushtetuese, kyçe për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian vazhdojnë të mbeten vetëm në nivel deklaratash politike, shkruan POPULLI.mk

Koalicioni VLEN, që gjatë fushatës zgjedhore premtoi se ndryshimet kushtetuese do të realizoheshin brenda gjashtë muajve, sot përballet me kritika për mungesë rezultatesh konkrete. Edhe pas hyrjes në Qeveri, procesi nuk ka shënuar përparim, ndërsa kanë kaluar gati dy vjet pa ndonjë hap të dukshëm drejt sigurimit të shumicës së nevojshme prej dy të tretash në Kuvend.

Fillimisht optimizmi ishte i lartë, me deklarata se partneri qeveritar VMRO-DPMNE mund të bindet për të mbështetur ndryshimet. Por zhvillimet në terren treguan të kundërtën. Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbajtur një qëndrim të pandryshuar, duke kushtëzuar çdo ndryshim kushtetues me garanci të forta nga Bullgaria se nuk do të ketë bllokada të reja në procesin eurointegrues.

Nga ana tjetër, përfaqësues të VLEN-it kanë ndryshuar disa herë retorikën e tyre. Nga afate konkrete prej 3 deri në 6 muaj, tashmë mesazhi është zhvendosur drejt thirrjeve për durim. “Keni durim” ishte përgjigjja e fundit publike, duke reflektuar vështirësitë në arritjen e konsensusit politik.

Ndërkohë, Brukseli ka qenë i qartë dhe i vazhdueshëm në kërkesat e tij se pa ndryshime kushtetuese, nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo e vendos Maqedoninë e Veriut në një situatë të ndërlikuar, ku përplasjet e brendshme politike po e mbajnë të bllokuar procesin.

Analistët vlerësojnë se pa një marrëveshje të gjerë politike dhe pa një qasje më të koordinuar mes partive kryesore, ndryshimet kushtetuese do të vazhdojnë të mbeten peng i kalkulimeve politike. Për rrjedhojë, edhe rruga evropiane e vendit mbetet e paqartë dhe e bllokuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe pritshmërive të qytetarëve. / © POPULLI.mk

adv

Ashensorët jashtë funksionit, qytetarët shmangin garazhet shumëkatëshe në Shkup

0

Ashensorët e garazheve shumëkatëshe në Shkup, nuk funksionojnë.

Qytetarët thonë se edhe pse garazhet shumëkatëshe ekzistojnë, të njëjtat shpesh i evitojnë për shkak të problemit të ashensorëve që nuk punojnë. Disa qytetarë të cilët kishin parkuar veturën në katin e pestë në një nga garazhet shumëkatëshe, iu deshtë që të ngjasin shkallët së bashku me çantat e rënda.

“Në këmbë ngjitemi dhe ashtu zbresim. E rëndë? Edhe të jetë e vështirë e kemi patjetër,” tha një qytetar.

 “Është shumë e mirë, për kondicion është shumë punë e mirë. Po bëj hajgerë,” tha një tjetër qytetar.

Garazhet shumëkatëshe në Shkup, janë nën kompetencën e Qytetit të Shkupit dhe menaxhohen nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”. Nga Ndërmarrja thonë se kanë probleme me ashensorët, pasi kompania e zgjedhur në tender nga ish kryetarja e Shkupit, nuk i riparon ashensorët dhe nuk u përgjigjet thirrjeve të tyre për mirëmbajtje të rregullt.

“Bëhet fjalë për një kompani që nuk i servison ashensorët. Do ta ndërpresim kontratën, pasi pavarësisht vërejtjeve të shumta me shkrim nuk ndërmerren masa për servisimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Tashmë është hapur edhe një tender për përzgjedhjen e një kompanie të re,” tha Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit”.

Sipas Ndërmarrjes, ashensorët e garazheve vandalizohen vazhdimisht, pasi bëhet fjalë për garazhe të hapura që funksionojnë 24 orë në ditë, gjë që e vështirëson mirëmbajtjen e tyre.  Parkimi në garazhet shumëkatëshe të Qytetit të Shkupit kushton 30 denarë për orë, por për shkak të problemit me ashensorët, qytetarët së fundmi i evitojnë të njëjtat. /Alsat.mk

adv

BDI nis mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese

0

BDI-ja njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.

Duke filluar nga sot çdo deputet ka mundësi të percaktohet qartë për zhbllokimin e procedurës ose për bllokimin e rrugës evropiane”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.

 

Burimi/Alsat.mk.

adv