24.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 15

Donald Trump kërkon ndërtimin urgjent të një salle “top sekret” në Shtëpinë e Bardhë

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ndërtimi i një salle të madhe dhe të sigurt të tipit “top sekret”, brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, në kryeqytetin Uashington, ku do të mund të mbaheshin takime e ngjarje gala, por edhe ballo, po ashtu, është nevojë emergjente.

Ai bërë këtë koment në rrjetin social Truth Social, pas incidentit të sigurisë që ndodhi me rastin e darkës së përvitshme me gazetarët, të shtunën.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse ushtria amerikane, Shërbimi Sekret, organet e rendit dhe presidentët ndër vite kanë kërkuar ndërtimin e një salle të tillë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Trump deklaroi se një incident si ai i së shtunës mbrëma, nuk do të kishte ndodhur nëse salla e re, e cilësuar si “top sekret” nga aspekti ushtarak, do të ishte tashmë funksionale.

Presidenti shtoi se objekti për këtë projekt është në ndërtim e sipër dhe përfshin standardet më të larta të sigurisë, duke qenë gjithashtu brenda asaj që ai e quajti “zona më e mbrojtur në botë”.

Punimi për të është ndërprerë si pasojë e një padie ligjore që ka ngritur një qytetare. Trump kërkoi që ajo të tërhiqet në mënyrë që projekti të mos hasë në pengesa të mëtejshme.

adv

Ferit Hoxha thërret në takim Izet Mexhitin pas shkrimit “idiotë” që tronditi opinionin

0

Pas deklaratave që pushtuan mediat në vend dhe reagimeve të shumta, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka ftuar në një takim një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Takimi do të mbahet sot në orën 14:00.

Para tre ditëve deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë publikuan disa fotografi “screenshot” nga një grup në whatsApp ku pretendohet se ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut – Denion Meidani ka dërguar një lajm të gazetës “Nova Makedonija” lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ndërsa pretendohet se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ia ka kthyer duke thënë: Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?

 

Burimi/Alsat.mk.

adv

Albin Kurti: “Diskriminimit i ka ardhë fundi” në veri të Mitrovicës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Aramend Muja, kanë bërë përurimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicës, raporton RTK.

Në këtë objekt është vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Kurti u pyet nga mediat serbe se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Kurti deklaroi se kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardhë fundi…I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.

Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

adv

Afati për zgjedhjen e presidentit skadon nesër, Kosova drejt krizës politike

0

Afati që Gjykata kushtetuese në Prishtinë ia caktoi Kuvendit për zgjedhje të presidentit të shtetit, skadon nesër dhe në këtë moment nuk ka marrëveshje mes partive për këtë çështje.

Sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese, nëse presidenti i Kosovës nuk zgjedhet deri më 28 prill, kuvendi automatikisht do të shpërndahet, ndërsa zgjedhje të parakohshme duhet të mbahen në afat prej 45 ditëve.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka më së shumti deputetë në Kuvend, por pamjaftueshëm që vet të zgjedh president, të shtunën u ofroi dy partive më të mëdha opozitare – Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – të nominojnë tre kandidatë jopartiakë për president.

Propozimi megjithatë nuk i afroi qëndrimet e Qeverisë dhe opozitës.

Partia Demokratike e Kosovës, partia e dytë sipas deputetëve, e ka hedhur posht ofertën. Lideri i partisë, Bedri Hamza vlerësoi se ky është “manovër” i Vetëvendosjes dhe përsëriti se për PDK-në çështja për zgjedhje të presidentit “është e mbyllur”.

adv

Shqiptarët “pushtojnë” pikat e karburantit në Maqedoninë e Veriut

0

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, të siguruara nga “Monitor”, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra.

Këtë shifër e ka konfirmuar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në daljet publike.

Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë se rreth 200 mijë litra në ditë karburant konsumohen nga të huajt. Konsumi ditor është rritur nga 1.5 milionë litra në ditë në 2 milionë litra së fundmi, sipas burimeve zyrtare.

Sipas informacionit të konfirmuar, konsumi ditor në pikat e karburantit në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë është trefishuar. Këto janë pika në kufi me doganat e Dibrës së Madhe dhe Prespës.

Të premten, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.52 euro. Në Shqipëri. Nafta tregtohet me 202 lekë, ose gati 2.1 euro, gati 40% më shumë se në shtetin fqinjë.

Benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohet me 1.3 deri në 1.34 euro, ndërsa në Shqipëri me 176 lekë, ose 1.8 euro.

Edhe përpara fillimit të krizës, shumë makina shqiptare furnizoheshin në Maqedoninë e Veriut. Në shkurt, një litër naftë tregtohej në Maqedoninë e Veriut me 1.1-1.2 euro, ndërsa në Shqipëri me 165-175 lekë (1.7-1.8 euro).

Pas shtrenjtimit të fortë të çmimeve tendenca është theksuar. Këtë e pohuan për Monitor edhe tregtuesit shqiptarë të karburanteve.

Pas shtrenjtimit të karburantit në Bursa, qeveria e Maqedonisë së veriut ndërhyri me shpejtësi për të mos lejuar rritjen e fortë të naftës. Tre javë pas fillimit zyrtar të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, më 22 mars, Qeveria mori vendimin e parë për ndërhyrje në çmimet e karburanteve.

Konkretisht, TVSH u ul nga 18% në 10% dhe u shpall gjendje krize energjetike për të krijuar mundësi ligjore për lirimin e mazutit nga rezervat shtetërore.

Më 5 prill 2026, Qeveria mori një vendim të dytë, që ulja e TVSH-së mbetet në fuqi deri në përfundimin e krizës, ndërsa u ulën edhe akcizat: për naftën me 0.06 euro cent dhe për benzinën me 0.03 euro cent për litër. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, Maqedonia e Veriut mbetet vendi me çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

Shqipëria ka marrë vetëm një masë për uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi kalon 220 lekë për litër, që është zbatuar vetëm për 5 ditë në mars. Është riaktivizuar dhe Bordi i transparencës për karburantet, por i gjithë kursimi i caktimit të çmimeve nga Bordi, që bazohet në formulën e kostos së blerjes plus taksa dhe një marzh për tregtuesit, nuk i kalon pesë lekë për litër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend. Krahas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi është një tjetër shtet ku blerjet e karburantit janë të larta, po ashtu dhe në Kosovë, megjithëse së fundmi çmimi i naftës në Kosovë është rritur, po gjithsesi mbeten 20-30% më të lira se Shqipëria (1.75 euro/litër në Mal të Zi dhe 1.8 euro në Kosovë)./Monitor

adv

Tre ushqime të thjeshta që përmirësojnë cilësinë e gjumit

0

Ka disa ushqime të lehta që mund të hani para gjumit për t’ju ndihmuar të flini mirë.

Bajame

Ato janë një zgjedhje e shkëlqyer sepse përmbajnë magnez, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve dhe nxit gjumin.

Bajamet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe proteina, kështu që do të jeni të ngopur gjatë gjithë natës.

Kos grek

Kosi është i pasur me proteina dhe mund të stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak, gjë që do të ndihmojë në arritjen e ngopjes. Përmban gjithashtu triptofan – një aminoacid që ndihmon në prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues që shndërrohet në melatoninë.

Vezë

Duke i krahasuar ato me ushqime të tjera të pasura me proteina, vezët e ziera fort janë plot me proteina dhe përmbajnë aminoacidin triptofan, i cili nxit prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, të cilat mbështesin gjumin

adv

BDI: VLEN në një vijë me Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE kundër Shqipërisë!

0

Një deklaratë e kontestuar e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka nxitur përplasje të forta politike mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koalicioni VLEN reagoi ashpër, duke e quajtur gjuhën e përdorur nga ministri “skandal të rëndë politik dhe diplomatik”. Sipas tyre, përdorimi i termave përçmues ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është i papranueshëm dhe kërkon përgjegjësi.

VLEN

“Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur ’idiotë’, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi”.

VLEN kërkoi që kryediplomati shqiptar të kërkojë falje publike, duke theksuar se fshirja e postimit nuk mjafton për të zhbërë ofendimin. Ata gjithashtu shprehën shqetësim për mungesën e reagimit nga institucionet zyrtare në Tiranë.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim e cilësoi reagimin e VLEN si të motivuar politikisht dhe në përputhje me qëndrimet e VMRO-së. Sipas BDI-së, VLEN  konfirmoi se është zëdhënës i VMRO-së kundër Shqipërisë.

BDI

“Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian. Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, VLEN u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-në”.

Përplasjet mes partive shqiptare vijnë pas  mesazheve ku pretendohet se Hoxha u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Në ndërkohë Ministri Ferit Hoxha  ka thënë se qëndrimet e Shqipërisë mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me ËhatsApp. Sa i përket reagimeve të aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut ndaj qëndrimeve të tija, Hoxha shmang komentet publike, por fton për komunikim të drejtpërdrejtë institucional.

 

 

Burimi /SHENJA/

adv

Hoxha i përgjigjet VLEN-it: Qëndrimet zyrtare nuk fabrikohen për politikë ditore!

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas valës së sulmeve politike të ngritura me statuse në rrjete sociale mbi disa mesazhe të pretenduara, të cilat janë përdorur nga përfaqësues të VLEN-it dhe zyrtarë të tyre në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një narrativë kundër tij, Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani.

Në përgjigjen e tij për Albanian Post, Hoxha e ka bërë të qartë vijën ndarëse mes komunikimeve të pretenduara e të instrumentalizuara politikisht, dhe qëndrimeve zyrtare të shtetit shqiptar.

“Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombetarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, është thelbi i përgjigjes së ministrit Hoxha, duke nënvizuar se politika e jashtme e Shqipërisë ndërtohet dhe artikulohet përmes kanaleve zyrtare, institucionale dhe transparente, jo përmes interpretimeve të fabrikuara për konsum të brendshëm politik.

Ministri Hoxha i cilëson shqiptarët në RMV si faktor shtetformues dhe element kyç për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Ai thekson se respektimi i të drejtave tëtyre, perfshirë përdorimin e gjuhës shipedhe përfagesimin institucional, eshtë një standard themelor demokratik dhe lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të vendit.

Ministri bën thirrje për unitet të shiptarëve në RMV për çështjet thelbesore, përtej ndarjeve politike.

“Është një domosdoshmëri jetike që çështjet themelore, për të ruajtur dhe forcuar të drejtat, identitetin dhe rolin e tyre në shtet”, deklaron ai.

Reagimi vjen pas akuzave nga ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues i VLEN-it, i cili e akuzoi Hoxhën për gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe pas një komunikate zyrtare të VLEN-it sot ku kërkohej falje publike nga ministri shqiptar dhe ku sulmohej sërisht edhe ambasadori Meidani.

Në qëndrimin e tij, ministri Hoxha jo vetëm që nuk ka relativizuar rolin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por e ka theksuar atë me qartësi: shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe uniteti i tyre është jetik për pozitën e tyre politike, për stabilitetin e vendit dhe për perspektivën evropiane të rajonit.

Kjo është përgjigjja më e drejtpërdrejtë ndaj akuzës se Tirana zyrtare apo diplomacia shqiptare do të mund të shihnin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si periferi politike. Përkundrazi, linja e artikuluar nga Hoxha është se shqiptarët atje janë pjesë thelbësore e arkitekturës politike, kushtetuese dhe demokratike të Maqedonisë së Veriut.

adv

Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë miliona euro nga BE për shkak të reformave të parealizuara

0

Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë vendimtare sa i përket përfitimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian, ndërsa të dhënat tregojnë qartë se mungesa e reformave po e lë vendin pa qasje në dhjetëra miliona euro të planifikuara. Edhe pse tabela e Instrumentit për Reformën dhe Rritjen paraqet nivele të larta potenciale financimi për vitet 2025 dhe 2026, të njëjtat me po aq potencialitet rrezikohen të humben. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara. Bëhet fjalë për rreth 52 milionë euro parafinancim, si mbështetje fillestare, dhe një këst shtesë prej vetëm 8 milionë eurosh të lëshuar në shtator 2025 për reformat e realizuara gjatë vitit 2024. Për të gjitha fazat e tjera të lidhura me reformat konkrete, nuk ka fonde të reja. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e mjeteve mbetet e bllokuar dhe e kushtëzuar nga përmbushja e obligimeve që deri tani nuk janë realizuar, raporton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisioni Evropian për lëshimin e parë të mjeteve, vendi përfitoi në total rreth 8 milionë euro, të ndara në disa komponentë, një pjesë si grant, një pjesë si hua dhe një pjesë për mbështetje direkte buxhetore. Një pjesë tjetër e mjeteve, rreth 3.6 milionë euro, u përdor për shlyerjen e parafinancimit të marrë më herët.

Kjo diferencë e madhe mes 70.65 milionë eurove të parapara dhe vetëm rreth 8 milionë eurove të realizuara tregon qartë se mekanizmi funksionon në mënyrë strikte, fondet nuk jepen sipas planit nëse nuk përmbushen reformat.

Në total, për vitin 2024, vendi kishte në dispozicion rreth 17.1 milionë euro, por për shkak të realizimit të pjesshëm të reformave, vetëm rreth 40 përqind e hapave, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve mbeti e bllokuarKomisioni Evropian konfirmoi se vetëm dy hapa ishin realizuar plotësisht, ndërsa për pjesën tjetër është dhënë një periudhë shtesë deri në dhjetor 2026.

“Kjo paraqet 40 për qind të realizimit të hapave, gjegjësisht 50 përqind në raport me mjetet. Për hapat e mbetur, Komisioni konstatoi se nuk janë realizuar plotësisht dhe për to është paraparë periudhë shtesë (grace period) deri në 24 muaj, përkatësisht deri në muajin dhjetor të vitit 2026. Kjo do të thotë se shteti ka kohë shtesë për realizimin e tyre dhe për lirimin e mjeteve të mbetura nga mjetet e përgjithshme të alokuara, të cilat arrijnë një shumë prej rreth 17,1 milionë euro”, thanë vitin e kaluar nga MÇE.

Kurba e fondeve në grafikun e mëposhtëm në pjesën e poshtme djathtas, nuk duhet lexuar si para të lëshuara, por si projeksion i mjeteve që do të lëshoheshin vetëm nëse përmbushen reformat. Në këtë kontekst, shifrat prej mbi 134.87 milionë euro për gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe 133.8 milionë eruro në gjysmën e parë të vitit 2026 përfaqësojnë një potencial të paarritur (me shumë rrezik deri në qershor), jo para reale në buxhetin e shtetit. Në fakt, hendeku mes kësaj kurbe dhe realitetit financiar tregon për një problem thelbësor se reformat nuk janë realizuar fare në kohë.

Sipas këtij plani, Maqedonia e Veriut kishte(ka) mundësi të përfitojë:

  • 134.87 milionë euro për gjysmën e dytë të vitit 2025
  • 133.8 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2026

Mirëpo, duke parë situatën në periudhën e kaluar dhe hapat e bëra deri tani, është pothuajse e pamundur të merren këto para, madje ekziston rreziku i humbjes së tyre.

Problemi bëhet edhe më i thellë kur kjo situatë lexohet në dritën e afateve të vendosura nga Komisioni Evropian. Mekanizmi i Planit për Rritje është i ndërtuar mbi një logjikë strikte, çdo hap reformues ka një afat të qartë dhe çdo vonesë e rrezikon drejtpërdrejt marrjen e mjeteve. Për një pjesë të reformave që duhej të përfundonin në vitin 2024, periudha shtesë përfundon më 30 qershor 2026. Kjo lë shumë pak kohë për institucionet që të ndryshojnë drejtimin aktual.

Ish- ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në qershor të vitit të kaluar tha se beson se fondet evropiane nuk janë nën kërcënim, por tha se ato potencialisht mund të jenë nëse reformat nuk përfundojnë me sukses brenda afatit shtesë njëvjeçar. Afat që tashmë ka arritur.

“Kjo do të thotë që në qershor 2026 ato do të jenë në rrezik sepse atëherë do t’i humbasim, ndërsa deri atëherë fondet do të jenë në dispozicion për ne”, tha Murtezani vitin e kaluar.

Në këtë sfond, paralajmërimet nga Brukseli janë bërë më të drejtpërdrejta. Komisionerja për zgjerim Marta Kos ka bërë të qartë se fondet janë të lidhura ngushtë me performancën dhe nuk do të qëndrojnë të hapura pafundësisht. Sipas burimeve të cituara nga Radio Evropa e Lirë, në nivel rajonal mbi 700 milionë euro janë në rrezik të humben përgjithmonë nëse reformat nuk përfundojnë brenda afateve.

Sipas burimeve të REL në Bruksel, humbjet e mundshme në rast se nuk ndërmerren të gjitha reformat sipas vendit janë si më poshtë:

  • Shqipëria: 67.7 milionë euro
  • Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
  • Mali i Zi: 15.1 milionë euro
  • Kosova: 68.8 milionë euro
  • Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
  • Serbia: midis 108.7 dhe 135.9 milionë euro

Sipas informacioneve jozyrtare, Kos dërgoi një letër me një paralajmërim të tillë në të gjitha kryeqytetet e rajonit më 17 prill.

“Javën e kaluar, u shkrova autoriteteve në rajon për të përshpejtuar reformat ose qytetarët e tyre do të humbasin. Plani i Rritjes është rreptësishtë i bazuar në performancë dhe i kufizuar në kohë. Aktualisht, më shumë se 700 milionë euro janë në rrezik të humbasin përgjithmonë në rajon nëse reformat nuk përfundojnë deri në qershor 2026 ose dhjetor 2026”, i tha Kos Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Pavarësisht situatës, në planin e brendshëm politik, mesazhet janë më optimiste. Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se reformat po japin rezultate dhe se disa procese janë përshpejtuar.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 20 prill u takua me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Qeveri, në të cilin diskutuan progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së reformave.

Pas takimit, Mickoski shkroi se “agjenda e reformave nuk është më vetëm një plan në letër, ajo jep rezultate konkrete dhe të matshme”.

“Në periudhën e kaluar, ne kemi përshpejtuar zbatimin në të gjitha fushat kryesore. Disa hapa janë zbatuar plotësisht, dhe të tjerë po përparojnë më shpejt se sa ishte planifikuar. Kjo pasqyron angazhim të fortë politik, koordinim të përmirësuar institucional dhe një fokus të qartë në rezultate”, shkroi Mickoski.

Këto reforma, theksoi Mickoski, nuk janë aktivitete të izoluara, por janë “pjesë e një transformimi më të gjerë dhe e sjellin ekonominë tonë më afër tregut të vetëm të BE-së”.

Por, nëse krahasohen këto deklarata me të dhënat reale të lëshimit të mjeteve dhe deklaratat e eurokomisioneres, ekziston një mospërputhje e madhe. Ritmi i ulët i përfitimit të fondeve të lë të kuptosh se progresi ose nuk është i mjaftueshëm, ose nuk po reflektohet në mënyrë konkrete në mekanizmin e BE-së. Kjo e fundit ka pak gjasa të jetë.

E derisa kryeministri vlerëson se reformat po japin rezultate, vendi ka bërë “0” hapa të kërkuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 dhe gjysmën e parë të vitit 2026, gjë që është sinjal alarmi për institucionet dhe për vetë procesin eurointegrues. Sipas të dhënave, deri në dhjetor 2025, Maqedonia e Veriut kishte për detyrë të realizojë 29 reforma kyçe. Ndërkohë, për gjysmën e parë të vitit 2026, konkretisht deri në qershor, janë paraparë edhe 21 hapa të tjerë. Megjithatë, mungesa totale e progresit deri tani e vendos vendin në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë, ku afatet po afrohen, ndërsa rezultatet mungojnë plotësisht

Nëse nuk ka ndryshim konkret në javët e ardhshme, Maqedonia e Veriut jo vetëm që do të vazhdojë të mbetet prapa në realizimin e reformave, por do të përballet edhe me pasoja të drejtpërdrejta financiare. Dhe në këtë rast, humbja nuk është abstrakte, ajo matet në miliona euro që nuk do të hyjnë kurrë në buxhetin e vendit.

Përndryshe, Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë është shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.

adv

Arre’stohet një 58 vjeçar në Shkup, dyshohet se ka përd’hunuar një vajzë 13 vjeçare!

0

Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti edhe e kishte fotografuar viktimën.

“SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.M. (58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç”, e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Respektivisht, i njëjti më 15.04.2026, në Shkup, e ka përdhunuar vajzën 13 vjeçe dhe e ka fotografuar”, thonë nga MPB.

Policia shton se të njëjtit i është sekuestruar telefoni mobil dhe një veturë Mercedes.

“Personi është privuar nga liria dhe nga ai janë sekuestruar një telefon mobil dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes”.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit”, thonë nga Policia.

adv