19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 13

Vizita e presidentit zviceran sjell regjim të veçantë trafiku në Shkup

0

Presidenti zviceran Guy Parmelin, sot (29 prill) do të zhvillojë, vizitë shtetërore në vend, për të cilën do të vendoset regjim i veçantë trafiku në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj vizite, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të zbatojë masa për rregullimin e trafikut në pjesën qendrore të Shkupit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, që t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga oficerët e policisë.

adv

Diell paradite, reshje dhe bubullima pasdite

0

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Pasdite pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

adv

Plan konkret për menaxhimin e mbeturinave, ministri Hoxha zbulon projektet e reja

0

Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Muhamet Hoxha paralajmëroi plan afatgjatë për problemin me deponitë rajonale. Ai tha se vijon procedura e tenderimit për ndërtimin e Qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave.

“Ne punojmë në zgjidhje afatgjatë të këtij problemi, apo ndërtimit të Qendrave rajonale të grumbullimit të mbeturinave. Disa herë e kam theksuar dhe po e përsëris se jemi në përgatitje të dokumentacionit për shpalljen e thirrjes për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do filloj me ndërtimin e qendrave të para që do jenë në Rusino dhe Novaci, ndërsa së shpejti pra presim operatorin ekonomik edhe në Sveti Nikole dhe të filloj ndërtimi i qendrës për grumbullim të mbetjeve në rajonin lindor dhe verilindor”, tha Ministri Muhamet hoxha

Sipas Hoxhës, shtimi i sasisë së deponive të egra ndodh si pasojë e mungesës së numrit të inspektorëve të ekologjisë, numër ky i cili duhet të shtohet por edhe të bëhet riorganizimi i tyre. Kreu i komunës së Tetovës Billal Kasami paralajmëroi formimin e sektorit të veçantë të ekologjisë dhe energjetikës në kuadër të Komunës.

“Komuna e Tetovës jo që nuk ka pasur kapacitete deri më tani por ajo që ka munguar e që kemi nisur hapat e parë, ka qenë koordinimi i gjithë resurseve që ka pasur komuna. Tanimë më me themelimin e sektorit për ambient jetësor e energjetikë, sigurisht që do kemi aktivitet më të koordinuar në drejtim të mbrojtjes së ambientit jetësor”, u shpreh Kasami

Ndryshe, për vite me radhë, vazhdojnë të mbeten problem serioz krijimi i deponive të egra në Maqedoninë e veriut, siç ishte ajo e fundit që para ca ditësh u zbulua në Kërçovë. Por nuk mungojnë të atilla edhe nëpër malin Sharr./Alsat.mk.

adv

Nga dielli te shiu, mot dinamik në Maqedoninë e Veriut

0

Moti sot do të jetë i dielltë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, njofton UHMP.

​Në Shkup do të mbajë mot i dielltë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

​Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të enjten, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë, moti do të jetë i vranët me reshje shiu, të cilat në vend të caktuar do të jenë më të bollshme (nga 15 deri në 20 l/m²).

adv

Ofendoi shqiptarët e RMV-së, PD kërkon seancë me ministrin Hoxha

0

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime për dy incidente të rënda diplomatike.

Deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku ministri Hoxha ka udhëzuar që zonja, Donika Gervalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.

adv

HOXHA: Komuna e Tetovës do të ketë një njësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit, i ftoj komunat e tjera që ta ndjekin këtë shembull

0

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë dhe u drejtua në forumin me temë ‘Identifikimi i prioriteteve ekologjike të Komunës së Tetovës’, të organizuar nga OJQ “Multikultura” nga Tetova, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Ballkani Perëndimor.

Në këtë ngjarje, e cila bashkoi përfaqësues të pushtetit qendror, vetëqeverisjes lokale dhe sektorit civil, u paralajmërua avancim sistematik i mbrojtjes së mjedisit në rajonin e Tetovës.

Në këtë forum mori pjesë edhe Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, i cili njoftoi edhe një risi të rëndësishme në nivel lokal, Komuna e Tetovës do të jetë komuna e parë që do t’i qaset në mënyrë sistematike kësaj fushe përmes krijimit të një njësie të veçantë të dedikuar për mbrojtjen e mjedisit brenda vetëqeverisjes lokale.

Një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat e tjera, pasi politikat nacionale të cilat i harton  ministria zbatohen në nivel lokal dhe varen nga përkushtimi i vetëqeverisjes lokale.

Vetëm përmes koordinimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal ato mund të funksionalizohen dhe të japin efekt.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri Muamet Hoxha theksoi qartë se koha e zgjidhjeve të përkohshme ka përfunduar dhe se fokusi është vendosur në projekte afatgjata dhe të qëndrueshme.

‘Tetova dhe rajoni i Tetovës janë përballur gjithmonë me sfida serioze ekologjike që zgjasin prej dekadash.

Kjo është edhe arsyeja pse sot nuk do të paraqes para jush zgjidhje të përkohshme. Tetovës i duhet një sistem që i zgjidh problemet në mënyrë të qëndrueshme, por edhe i mirëmban zgjidhjet që të mos kthehemi vazhdimisht te të njëjtat shqetësime’, potencoi ministri.

Si pjesë e hapave konkretë të ndërmarrë nga pushteti qendror, u thekësua edhe krijimi i sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave ‘Rusino’, ndërtimi i të cilit fillon këtë vit. Gjithashtu, për këtë vit është paralajmëruar fillimi i ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimi i sistemit të ujësjellësit të qytetit, ndërsa mbrojtja e Malit Sharr, po forcohet vazhdimisht.

adv

Oda e Turizmit kërkon nga Greqia përjashtimin e qytetarëve nga sistemi i ri i BE-së për të shmangur pritjet në kufi

0

Oda e Turizmit dhe e Gastronomisë kërkon që nga 1 qershori deri më 1 shtator, qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë në Greqi të lirohen nga sistemi i ri për hyrje në BE. Bëhet fjalë për një sistem që parashikon marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë në kufi. Ata paralajmërojnë se vendosja e këtij sistemi në kulmin e sezonit turistik mund të shkaktojë vonesa të gjata në pikat kufitare dhe pritje prej disa orësh.
Kryetari i Odës, Arkan Kerim, deklaroi se tashmë janë në kontakt me Ministrinë e Turizmit të Greqisë dhe shprehu shpresën se do të marrin një përgjigje pozitive.

„I kemi dërguar shkresë ministres së Turizmit të Greqisë, në të cilën kemi kërkuar që të merret parasysh se ne jemi popull fqinj, pra shtet fqinj, dhe se mund të ketë skenarë për vonesa të mëdha në hyrje dhe dalje nga Republika e Greqisë. Dhe nëse është e mundur, të përjashtohemi nga 1 qershori deri më 1 shtator, në kulmin e sezonit turistik, nga ky sistem i hyrjes biometrike, pra sistemi EES. Shpresojmë që brenda 10 ditëve të ardhshme të marrim përgjigje pozitive nga ministria dhe nga qeveria greke dhe që ata ta miratojnë pozitivisht kërkesën tone,“ deklaroi Arkan Kerim, kryetar i Odës së Turizmit dhe Gastronomisë.

Sipas Kerimit, sistemi është i mirë, por në prag të sezonit turistik do të krijojë komplikime.

„Ky është një sistem shumë i mirë, realisht në të cilin do të ketë kontroll se ku ke hyrë dhe ku ke dalë. Megjithatë, ata e kishin paralajmëruar se do të bëhet një fotografim dhe një marrje e gjurmëve të gishtërinjve një herë, dhe pastaj nuk do të ketë më nevojë. Por jemi dëshmitarë se për çdo hyrje dhe dalje qytetarët duhet të fotografohen dhe të japin gjurmët e gishtërinjve për hyrje dhe dalje. Pra, ky është një sistem i mirë, por funksionaliteti është pak më specifik se sa ishte paralajmëruar,“ deklaroi Arkan Kerim, kryetar i Odës së Turizmit dhe Gastronomisë.

Se një lehtësim i caktuar është i mundur, e tregon edhe vendimi i qeverisë greke që qytetarët britanikë të mos kalojnë nëpër kontrolle biometrike gjatë hyrjes në vend, si pjesë e zbatimit të sistemit të ri evropian EES. Pritje të ngjashme ka edhe në Serbi. Atje, shoqatat turistike theksojnë se, edhe pse mund të mos ketë vendim zyrtar, Greqia me shumë gjasë do të shfrytëzojë mundësinë për të pezulluar kontrollet kur ngarkesat në kufij bëhen shumë të mëdha, në përputhje me rekomandimet evropiane. Sistemi i ri, i cili është në zbatim prej dy javësh, i ka zëvendësuar vulat tradicionale në pasaporta. Në vend të tyre, aplikohet regjistrim digjital që përfshin skanimin e pasaportës, marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, fotografimin dhe ndjekjen automatike të qëndrimit të lejuar të udhëtarëve. Edhe pse është paralajmëruar si një zgjidhje moderne, në praktikë sistemi është treguar dukshëm më i ngadalshëm dhe po shkakton vonesa në pikat kufitare. /Alsat.mk

adv

Trump “nuk ka gjasa të pranojë” propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luf’tës

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi se nuk ka gjasa të pranojë propozimin më të fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës, pasi Teherani propozoi një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke lënë çështjet për programin e tij bërthamor për negociata të mëvonshme, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me çështjen, transmeton Anadolu.

Sipas raportit, Trump përcolli qëndrimet e tij gjatë një takimi të së hënës me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare ku u diskutua Irani, me një burim që tha se presidenti amerikan nuk ka gjasa të pranojë planin që i është dërguar SHBA-së gjatë ditëve të fundit.
Hapi i radhës i Trumpit mbeti i paqartë, thuhet në raport, duke shtuar se zyrtarët amerikanë janë ende të shqetësuar për atë që e quajnë përçarje të brendshme brenda udhëheqjes së Iranit dhe nuk është e qartë se kush mban autoritetin përfundimtar mbi çdo marrëveshje të mundshme.

Megjithatë, publikisht, Trump ka shprehur dyshime për rifillimin e fushatës së bombardimeve të SHBA-së, e cila aktualisht është pezull pasi ai zgjati armëpushimin javën e kaluar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje mbi formën ose drejtimin e negociatave në vazhdim.

“Këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA-ja nuk do të negociojë përmes mediave. Siç ka thënë presidenti, Shtetet e Bashkuara kanë në dorë letrat dhe do të bëjnë vetëm një marrëveshje që vendos në radhë të parë popullin amerikan, duke mos lejuar kurrë Iranin të ketë një armë bërthamore”, i tha CNN-it ndihmës-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales.

adv

Kosova ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për “Prishtina 2030”

0

Me 93 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim  Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë i cili mundëson konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kjo marrëveshje mori mbështetjen edhe nga grupet parlamentare të partive opozitare si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, tha se kjo marrëveshje nuk e cenon rolin e Kosovës si nikoqire por përkundrazi e fuqizon atë duke treguar fleksibilitet dhe kapacitet për të organizuar lojëra gjithëpërfshirëse.

“Organizimi i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ përfaqëson një arritje strategjike për Republikën e Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare dhe duke dëshmuar kapacitetin institucional për të marrë përsipër përgjegjësi të kësaj natyre. Në këtë kuadër, marrëveshje me Republikën e Shqipërisë paraqet një zgjidhje funksionale dhe të arsyeshme për organizimin e disiplinave të lundrimit duke reflektuar realitetin gjeografik dhe nevojën për bashkëpunim rajonal. Duke qenë se Kosova nuk ka dalje në det, përfshirja e qytetit të Durrësit si vend zhvillimi për sportin e lundrimit është një zgjedhje logjike dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve multisportive. Kjo marrëveshje nuk e cenon rolin e Kosovës si nikoqire por përkundrazi e fuqizon atë duke treguar fleksibilitet dhe kapacitet për të organizuar lojëra gjithëpërfshirës në bashkëpunim me partnerë strategjik”, theksoi Gashani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli. theksoi se me këtë marrëveshje Kosova vepron si shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

“Me këtë marrëveshje Kosova vepron si shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, ndërsa Shqipëria bëhet partnere në organizimin e sportit të lundrimti në bashkinë e Durrësit”, tha Sokoli.

Arbnore Salihu, deputete e PDK-së, tha se kjo marrëveshje është jashtëzakonsith e rëndësishme për organizimin e këtyre lojërave.

“Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka kjo marrëveshje për zhvillimin e Lojërave Mesdhetare, ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mbështesim”, u shpreh Salihu.

Projektligji mori mbështetje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës e mbështesim këtë marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe organizimit të tyre. Natyrisht, si çdo marrëveshje tjetër ndërkombëtare që është në interesin e vendit.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se po i gëzohet një marrëveshjeje të tillë ndërmjer Kosovës dhe Shqipërisë.

“Po na vjen mirë që më në fund e kemi një marrëveshje Kosove-Shqipëri duke e ditur që nga kjo qeveri ka munguar në vazhdimësi bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë”, tha Kadrijaj.

Lojërat Mesdhetare do jë jenë ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare që është organizuar ndonjëherë në Kosovës./KosovaPress.

adv

Filipçe: Partia e tij po i shqyrton të gjitha mundësitë demokratike, pa përjashtuar edhe braktisjen e Kuvendit

0

“Është e saktë se bisedojmë për të gjitha opsionet, por tani për tani, ne e braktisim vetëm punën e grupit punues për Kodin Zgjedhor, përse, sepse ligji i ri për Qeverinë, që miratohet në këtë mënyrë është shtypje e demokracisë në vend, sepse nuk janë pjekur kushtet  që të shfuqizohet qeveria teknike”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./Alsat.mk.

adv