19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 12

Fundi i Qeverisë teknike? Ndryshimet miratohen, por shtyhet zbatimi

0

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike.

Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.

Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.

adv

Trumpi udhëzon ndihmësit e tij të përgatiten për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka udhëzuar ndihmësit e tij të përgatiten për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit, raportoi të martën “The Wall Street Journal”, transmeton Anadolu.

Duke cituar zyrtarë amerikanë, raporti thekson se në takimet e fundit, Trumpi ka zgjedhur të vazhdojë të shtrëngojë ekonominë dhe eksportet e naftës së Iranit duke parandaluar transportin detar për në dhe nga portet e tij.

Sipas zyrtarëve ai vlerësoi se opsionet e tij të tjera, rifillimi i bombardimeve ose tërheqja nga konflikti mbartnin më shumë rrezik sesa mbajtja e bllokadës.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të përgjigjej me sulme ndaj asaj që e përshkroi si interesa amerikane në të gjithë rajonin, shumë prej tyre në vendet e Gjirit.

Një armëpushim u njoftua më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, i ndjekur nga bisedime të organizuara në Islamabad më 11-12 prill, por negociatat përfunduan pa një marrëveshje.

Trumpi më vonë tha se armëpushimi ishte zgjatur me kërkesë të Pakistanit në pritje të një propozimi nga Teherani.

Ai sinjalizoi të hënën se nuk kishte gjasa ta pranonte propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës, pasi Teherani propozoi një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke i lënë pyetjet në lidhje me programin e tij bërthamor për negociata të mëvonshme.

adv

Komisioni Evropian: Meta ka shkelur rregullat për sigurinë e fëmijëve

0

Komisioni Evropian deklaroi sot se Meta Platforms ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) për dështimin në parandalimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeç për të hyrë në Instagram dhe Facebook, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, KE-ja tha se Meta nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të “identifikuar, vlerësuar dhe zbutur me zell” rreziqet e lidhura me të miturit që përdorin platformat e saj, pavarësisht rregullave të veta që vendosin moshën 13-vjeç si moshën minimale.

Ekzekutivi i BE-së tha se masat ekzistuese mbrojtëse janë joefektive, duke vënë në dukje se fëmijët mund të anashkalojnë lehtësisht kufizimet e moshës duke futur të dhëna të rreme të lindjes pa një verifikim të duhur. Ai kritikoi mjetet e raportimit të Metës, duke thënë se ato janë “të vështira për t’u përdorur” dhe dështuan në sigurimin e ndjekjes së rasteve kur përdoruesit nën moshë raportoheshin.

KE-ja tha se vlerësimi i rrezikut i Metës është “i paplotë dhe arbitrar”, duke nënvlerësuar shkallën e problemit pavarësisht provave që sugjerojnë se rreth 10-12 për qind e fëmijëve nën 13-vjeç në BE hyjnë në Instagram ose Facebook.

“Meta duhet të rishikojë metodologjinë e saj të vlerësimit të rrezikut dhe të forcojë masat për të parandaluar, zbuluar dhe hequr përdoruesit nën moshë, duke siguruar nivel të lartë të privatësisë dhe sigurisë për të miturit”, tha KE-ja.

Meta tani mund t’u përgjigjet gjetjeve paraprake dhe të propozojë zgjidhje. Nëse konfirmohet, KE-ja mund të nxjerrë vendim për mospërputhje dhe të vendosë gjoba deri në 6 për qind të xhiros vjetore globale të kompanisë.

Gjetjet janë pjesë e një hetimi në vazhdim të nisur në maj 2024 dhe nuk paragjykojnë rezultatin përfundimtar.

adv

Irani: 7 shkolla iraniane u mbyllën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt gjatë luftës

0

Shtatë shkolla iraniane në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt u mbyllën gjatë luftës së fundit me SHBA-në dhe Izraelin, tha të mërkurën një zyrtar iranian, transmeton Anadolu.

Ali Farhadi, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit të Iranit, tha se disa studentë po vazhdojnë studimet e tyre në internet nën mbikëqyrjen e shkollave iraniane në Oman, ndërsa të tjerët po monitorohen drejtpërdrejt nga shkollat ​​brenda Iranit.

“Qëllimi është të sigurohet që të mos ketë ndërprerje në arsimimin e studentëve iranianë në asnjë rrethanë,” tha ai në komentet e transmetuara nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Farhadi gjithashtu kritikoi atë që e përshkroi si një veprim “të paligjshëm” nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe për të dëbuar rreth 2.500 studentë iranianë, duke shtuar se, në koordinim me Omanin, këta studentë do të vazhdojnë arsimimin e tyre atje deri në fund të vitit akademik.

Ai tha se shkollat ​​iraniane në Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe aktualisht po operojnë nga distanca, me vitin akademik që pritet të përfundojë virtualisht.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke e shtyrë Teheranin të kundërpërgjigjej me sulme ndaj atyre që i përshkroi si interesa amerikane në të gjithë rajonin, shumë prej të cilave në vendet e Gjirit.

Një armëpushim u njoftua më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, i ndjekur nga bisedime të organizuara në Islamabad më 11-12 prill, por negociatat përfunduan pa një marrëveshje.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha më vonë se armëpushimi ishte zgjatur me kërkesën e Pakistanit në pritje të një propozimi nga Teherani.

Ai sinjalizoi të hënën se nuk kishte gjasa të pranonte propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës pasi Teherani propozoi një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke lënë pyetjet në lidhje me programin e tij bërthamor për negociata të mëvonshme.

adv

Raport alarmues: 508 raste të abuzimit seksual ndaj fëmijëve në 5 vjet

0

Në periudhën 2020–2024, në vend janë regjistruar 508 raste të abuzimit seksual ndaj fëmijëve, ndërsa sistemi i mbrojtjes së viktimave është vlerësuar se ka reaguar në mënyrë të fragmentuar dhe jo gjithmonë në kohë, duke kontribuar në raste të viktimizimit dytësor. Këto janë gjetjet e analizës më të fundit të Avokatit të Popullit.

Të dhënat u prezantuan sot nga zëvendësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, e cila bëri të ditur se nga viktimat e regjistruara gjatë kësaj periudhe, 455 janë vajza dhe 53 janë djem.

Sipas analizës, pjesa më e madhe e rasteve lidhen me vepra të rënda penale, përfshirë 186 raste të përdhunimit të fëmijëve nën moshën 15 vjeç, 99 raste të sulmit seksual dhe përdhunimit, si dhe 196 raste të bashkëjetesës së paligjshme me të mitur.

Ajo paralajmëroi se trendi shqetësues vazhdon edhe në vitin 2025, kur janë regjistruar 96 fëmijë të tjerë viktima të krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit, ku shumica dërrmuese janë vajza. Mbi 57% e viktimave janë të moshës 11–15 vjeç, por janë evidentuar edhe raste te fëmijët nën 10 vjeç, madje edhe nën 3 vjeç.

“Pavarësisht ekzistencës së një kuadri ligjor dhe strategjik, sistemi nuk siguron mbështetje të qëndrueshme, të koordinuar dhe në kohë, në përputhje me interesin më të mirë të fëmijës,” u theksua në raport.

Në analizë evidentohen gjithashtu dobësi serioze institucionale: mungesë koordinimi mes institucioneve, marrje e përsëritur në pyetje e fëmijëve viktima në kundërshtim me parimin e intervistës së vetme, si dhe mungesë hapësirash dhe stafit të trajnuar në qendrat e punës sociale.

Po ashtu, procedurat gjyqësore shpesh zgjasin deri në dy vjet, ndërsa mekanizmat e kompensimit mbeten pothuajse jofunksionalë, me vetëm pak raste të paraqitura që nuk kanë sjellë mbështetje reale për viktimat.

adv

8 vite bu’rg për Rade Trajkovskin “Shtekli”, detajet e vendimit të Gjykatës Penale

0

Gjykata Penale në Shkup shpalli aktgjykimi për rastin kundër Rade Trajkovskit – “Shtekli” dhe edhe katër të akuzuarve të tjerë, përcjell TV21. Gjykata dënoi Shteklin me 8 vjet burg, Stefan Kitanov me 5 vjet, Aleksandar Buqevski me 5 vjet, Stojan Millanov me 3 vjet e 10 muaj, ndërsa Filip Tanevski me 5 vjet burg.

Në dënim përfshihet edhe koha që ata kanë kaluar në paraburgim apo arrest shtëpiak, ndërsa të njëjtit kanë afat për të ankimuar vendimin e gjykatës.

Sipas aktakuzës, grupi ka vepruar në periudhën janar 2024 – janar 2025 dhe ka qenë i mirëorganizuar, me role të qarta të ndara – nga furnizimi deri te shitja e kokainës dhe marihuanës. Prokuroria pretendon se i akuzuari i parë, Rade Trajkovski – “Shtekli”, ka qenë organizatori dhe koordinatori i grupit, në kontakt me persona nga jashtë dhe ndërmjetës vendorë për furnizim me kokainë, duke dhënë udhëzime për zgjerimin e rrjetit.

Sipas provave të Prokurorisë, droga është ruajtur në banesa me qira, ndërsa është shitur me çmime nga 4.500 deri në 6.000 denarë për gram kokainë dhe 200 deri në 300 denarë për gram marihuanë. Komunikimi është zhvilluar përmes aplikacioneve të komunikimit të siguruar, si “Snapchat”, ndërsa prova kyçe janë siguruar përmes analizës së telefonave mobil.

adv

VLEN, një alternativë e re për një të ardhme më të sigurt politike

0
VLEN është shpresa që u kthye në lëvizje politike. Shpresa e shqiptarëve që nuk pranuan të mbeten peng i politikës së vjetër, i premtimeve të përsëritura dhe i rrotullimit të fytyrave të njëjta përreth pushtetit. Ajo që filloi si bashkim për ndryshim, po rritet si bindje e përbashkët se shqiptarët kanë nevojë për një forcë politike që nuk i ndan, por i bashkon, nuk i përdor, por i përfaqëson.
VLEN është përgjigjja për ndryshimin, meqë nuk ofron vetëm fjalë, por drejtim. Shqiptarët nuk kanë nevojë për politikë që i trajton si numër, por për politikë që ndërton besim, përgjegjësi dhe drejtim të sigurt për të ardhmen.
VLEN sjell zgjidhje të qëndrueshme, jo arnime politike si ato që lanë në trashegimi një sistem të mbushur me pengesa, stërkëmbëza dhe probleme të krijuara me qëllim. VLEN e sheh politikën si përgjegjësi afatgjate, jo si pronë private apo interes të një rrethi të ngushtë. Ky është momenti për një subjekt të fuqishëm, të bashkuar dhe të qartë.
VLEN po vjen. Nëse jo sot, kur?
adv

Mucunski: Ndryshimet kushtetuese dhe kontesti me Bullgarinë kërkojnë kohë, planifikohet takim me homologun bullgar

0

Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të qarta, së paku ndonjë reciprocitet minimal i ndërsjelltë në pjesën e respektimit të të drejtave të njeriut. Kjo ështpë pritja jonë, për këtë punojmë, tha shefi i diplomacisë së vendit, Timço Mucunski.

Për ditarin qendror në televizionin “Sitel”, Mucunski tha se gabimet e bëra kardinale nga qeveria e kaluar nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Lidhur me çështjen me Bullgarinë, shtoi Mucunski, kemi ide, ka pozita të qarta, të cpublikisht janë artikuluar dhe janë pjesë e programit zgjedhor, që e ka marrë mbështetjen nga qytetarët.

Ai shtoi se para dy viteve përfaqësursit e BE-së kishin qëndrim se ato janë kushtet dhe se nuk ka ndryshime, në mënyrë që para më pak se një viti kreu i Këshillit evropian nga Sofja tha se shtetit tonë duhet t’i jepen garanca shtesë, ndërsa ministri belg i Punëve të Jashtme para disa ditësh në Shkup deklaroi se shtetit duhet i jepen bindje shtesë.

“Askund nuk kemi premtuar se brenda natës do ta zgjidhim këtë çështje. Gabime të këtilla kardinale, epike janë bërë nga paraardhësit tanë dhe brenda natës nuk mund t’i përmirësojmë, por po punojmë dhe besojmë në këto pozicione. Atë që e shohim është se edhe qytetarët kanë besim në mënyrën në të cilën i vendpsim pozitat e jashtme-politike të shtetit”, tha Mucunski.

Tha se menjëherë sapo të formohet qeveria e re në Bullgari planifikon të realizojë kontakt dhe takim me kolegun/kolegen e tij bullgare.

Theksoi se e gëzon fakti që interes për t’u mbyllur kontesti bilateral me Bullgarinë dhe të fillojmë negocuata me BE-në tregojnë një numër i madh i anëtareve të Unionit.

adv

Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e qeverisë teknike në seancë plenare

0

Ndryshimet ligjore për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, së bashku me propozim-ligjin për ndryshime në Ligjin për deputetët — ku parashikohet që deputetët të kenë vetëm një shtetësi — janë në rend dite në seancën e 98-të plenare të Kuvendit.

Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është eliminimi i plotë i modelit të qeverisë së përkohshme, i cili u vendos si një zgjidhje kalimtare për tejkalimin e krizës politike në vitin 2015.

Sipas Zëvendësministrit të Administratës Publike, Laze Jaqimoski, ky model tashmë e ka humbur funksionin e tij fillestar.

“Ndryshimet synojnë krijimin e një kornize të qëndrueshme ligjore, e cila do të sigurojë organizimin e zgjedhjeve të ndershme përmes institucioneve të rregullta, duke ulur kostot për financat publike dhe duke forcuar legjitimitetin demokratik të pushtetit ekzekutiv”, deklaroi ai.

Ai shtoi se ligji i ri synon të heqë zgjidhjet e përkohshme të vendosura përmes marrëveshjeve politike në të kaluarën dhe të krijojë kushte për një stabilitet më të madh institucional.

“Në thelb, synimi është të kemi një qeveri me legjitimitet të plotë, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e proceseve zgjedhore”, theksoi Jaqimoski.

adv

PDK: Dështuan përpjekjet për proces të njëanshëm, përgjegjësia bie mbi pushtetin

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se, me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, është mbrojtur rendi kushtetues dhe është shmangur, sipas saj, një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Sipas PDK-së, përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar, ndërsa institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues janë ruajtur. Kjo parti konsideron se përgjegjësia kryesore për krizën politike bie mbi pushtetin aktual, të cilin e akuzon për krijimin e krizave të njëpasnjëshme politike, keqqeverisje dhe probleme ekonomike.

PDK-ja vlerëson se, në përputhje me Kushtetutën, vendi hyn tani në një proces të ri zgjedhor. Në këtë drejtim, ajo i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të caktojë datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese, duke siguruar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Po ashtu, kjo parti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për zgjedhje dhe, përmes votës së tyre, të refuzojnë, siç thuhet, përçarjen dhe bllokadat institucionale.

Në reagimin e saj, PDK-ja thekson se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke kërkuar një qeverisje që respekton Kushtetutën. Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit, vendimmarrja kalon tek qytetarët përmes procesit zgjedhor.

© SYRI.net

adv