10.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 11

Alarm nga BE: RMV rrezikon të humbasë 49 milionë euro për shkak të reformave

0

Në një intervistë për TV Kanal 5, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Thomas Weitz, tha se qeveria në Shkup nuk ka mbyllur 8 nga 10 pikat e agjendës së reformave dhe ato duhet të mbyllen, pra të finalizohen, deri në qershor, transmeton Portalb.mk.

“Qershori është shumë afër dhe shpresoj shumë që qeveria do të arrijë t’i përmbushë ato. Në shtatë javët e fundit, kemi parë njëfarë progresi. Ndërkohë, po flasim për 49 milionë euro dhe, siç thashë, vetëm dy nga 10 pikat janë përmbushur plotësisht”, tha Weitz në intervistë.

Ai theksoi se disa gjëra janë ende në pritje, siç janë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe për të tjerët që punojnë në institucione.

“Ende ka pyetje të hapura në lidhje me energjinë…, ka ende tetë pika specifike që duhen finalizuar ose plotësuar. Koha është e shkurtër, por nuk po heq dorë nga shpresa se qeveria do të ketë sukses sepse do të ishte një turp i vërtetë nëse Maqedonia e Veriut nuk do të merrte këto pothuajse 50 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe ato para do të shpërndaheshin më pas në vendet e tjera të rajonit”, paralajmëron Thomas Weitz.

Lidhur me protokollin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë dhe çështjen që është pjesë e kornizës negociuese, Weitz tha se është një çështje ligjore.

“Nuk po mbaj anën e askujt, pavarësisht nëse njëri apo tjetri interpretim është i saktë. Por fakti që ka interpretime të ndryshme dhe nuk ka qartësi të plotë nga Këshilli i BE-së më motivoi të propozoja këtë amendament. Është ende në tekst, le të shohim nëse do t’i “mbijetojë” negociatave përfundimtare”, tha Weitz.

Kur u pyet nga prezantuesi nëse amendamenti do të mbijetonte, Weitz tha se “mund të modifikohet më tej”.

“Na duhet qartësi mbi atë që BE pret që të bëjë Maqedonia e Veriut. Kjo duhet të sqarohet dhe shoh se tashmë ka nxitur diskutime në Këshillin e BE-së, dëgjoj se ka një diskutim midis diplomatëve, në Komisionin Evropian. Nëse do të kalojë apo jo është çështje e shumicës, unë përgatis raportin, ne negociojmë raportin, por vendimi përfundimtar është gjithmonë demokratik. Jam i bindur se do të gjejmë gjuhë të përbashkët për këtë çështje”, tha Weitz.

Lidhur me çështjen e gjuhës maqedonase, Weitz tha se e kupton që është një çështje veçanërisht emocionale për të dyja palët, por se ai mbetet i pikëpamjes se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe.

Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë vendimtare sa i përket përfitimit të mjeteve nga Bashkimi Evropian, ndërsa të dhënat tregojnë qartë se mungesa e reformave po e lë vendin pa qasje në dhjetëra miliona euro të planifikuara. Edhe pse tabela e Instrumentit për Reformën dhe Rritjen paraqet nivele të larta potenciale financimi për vitet 2025 dhe 2026, të njëjtat me po aq potencialitet rrezikohen të humben. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara. Bëhet fjalë për rreth 52 milionë euro parafinancim, si mbështetje fillestare, dhe një këst shtesë prej vetëm 8 milionë eurosh të lëshuar në shtator 2025 për reformat e realizuara gjatë vitit 2024. Për të gjitha fazat e tjera të lidhura me reformat konkrete, nuk ka fonde të reja. Kjo do të thotë se pjesa dërrmuese e mjeteve mbetet e bllokuar dhe e kushtëzuar nga përmbushja e obligimeve që deri tani nuk janë realizuar.

Përndryshe, Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë është shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.

adv

“MEPSO”, VLEN përmend emra të BDI-së dhe kërkon hetim nga Prokuroria

0

Komunikata e plotë e VLEN-it

BDI për vite me radhë ka punuar ekskluzivisht në projekte për lidhje drejt Serbisë, duke ndërtuar rrugë, rrjete energjetike dhe linja transmetimi në një drejtim të vetëm, ndërsa ka injoruar plotësisht lidhjet strategjike të shtetit me Shqipërinë dhe Kosovën. Sot, për herë të parë, VLEN po e ndryshon këtë politikë dhe po nis lidhje dhe rrjetëzim real me Shqipërinë dhe Kosovën, pikërisht aty ku BDI për 20 vite nuk bëri asgjë.

Në vend që të shpjegojë pse projekti kyç energjetik për lidhjen me Shqipërinë ishte i bllokuar për vite, BDI sërish zgjedh të përhapë dezinformata dhe konstruksione politike. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e pakëndshme për ta. Projekti që sot e sulmojnë ishte në një gjendje pothuajse tërësisht të bllokuar, me realizim prej vetëm 4% në një periudhë katërvjeçare. Kur VLEN mori përgjegjësinë, kontrata tashmë kishte skaduar, pa kushte reale për vazhdim dhe pa asnjë aktivitet ndërtimor në terren. BDI do të përgjigjet për kriminalitet dhe bllokim të projektit.

BDI do të duhet të përgjigjet pse anëtari i tyre partiak Nefi nga Ohri ishte nënkontraktues kryesor në projekt që shërbente vetëm për vjelje parash nga MEPSO.
BDI do të duhet të përgjigjet si është e mundur që pajisjet për këtë projekt ndodheshin në depot e Nefiut nga Ohri.

BDI do të duhet të përgjigjet nëse paratë e nxjerra nga ky projekt përfundonin në xhepat personalë të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit.
Nëse BDI nuk përgjigjet, ka kush përgjigjet – Prokuroria Publike.
Në vend të ndërtimit, për vite janë zhvilluar negociata për kërkesa shtesë financiare. Është kërkuar një aneks prej pothuajse 50% të vlerës së kontratës, përkatësisht rreth 8 milionë euro më shumë, gjë që është në kundërshtim me kushtet kontraktuale dhe çdo logjikë ekonomike. Për më tepër, ekzistojnë evidenca për braktisje të njëanshme të kantierit nga ana e kontraktorit, si dhe kushtëzime me kërkesa të reja financiare menjëherë pas lidhjes së kontratës, e cila vetë ishte fituar me një çmim jorealistisht të ulët.

Ndërkohë, shteti ka paguar interesa për kredi që nga viti 2015, pa përparim të projektit. Sipas analizave të brendshme dhe studimit të fizibilitetit të MEPSO, për çdo vit të mospërfundimit të projektit, gjeneron humbje rreth 5 milionë euro. Kjo do të thotë se dëmi i vërtetë nuk është ai që sot BDI e përdor në retorikë, por dëmi që është krijuar për vite për shkak të paaftësisë dhe vendimeve të gabuara të tyre.
Vendimi për ndërprerjen e një kontrate të tillë jofunksionale nuk është politik, por institucional dhe logjik. Ai nuk është marrë në mënyrë të improvizuar, por pas një forenzike të detajuar dhe një analize të thellë të gjithë projektit, në përputhje me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe procedurat ndërkombëtare. Për më tepër, një vendim i tillë ka ekzistuar edhe nga menaxhmenti i mëparshëm, gjë që vetëm e konfirmon se projekti ka qenë i ndërtuar mbi baza të gabuara.

Përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur procedurën para DAB si vendim ekzekutiv janë manipulim i qëllimshëm. Bëhet fjalë për një mekanizëm para-arbitrazhi, i cili nuk përbën vendim përfundimtar dhe në të cilin shteti ka të drejtë të plotë të përdorë të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e interesave të veta. Ta paraqesësh këtë si “dëm përfundimtar” është krijim i qëllimshëm i panikut dhe shmangie nga thelbi. Të theksojmë: arbitrazhi është instanca ku zgjidhen këto mosmarrëveshje dhe aty çështja do të zgjidhet në favor të shtetit dhe buxhetit të qytetarëve.

Sa i përket përzgjedhjes së kontraktorit të ri, bëhet fjalë për një kompani si Dalekovod d.d., një subjekt evropian i dëshmuar, me përvojë shumëvjeçare, e listuar në bursë dhe pjesë e grupit industrial KONČAR Group. Kompania realizon projekte në më shumë se 80 shtete dhe operon në tregjet më të rrepta evropiane, përfshirë Skandinavinë, ku standardet teknike janë më të lartat. Ajo bashkëpunon me operatorë kryesorë si Statnett, Svenska Kraftnät dhe TenneT, gjë që e bën garanci për realizim cilësor.
Dallimi sot është i qartë. Në kohën e kësaj qeverie, projekti që ishte praktikisht “i vdekur” më në fund po realizohet dhe do të përfundojë. Lidhja e vetme energjetike që BDI nuk arriti ta ndërtojë për 20 vite, sot po bëhet realitet.

Kjo kontratë kriminale është lidhur në kohën e tyre.
Stagnimi ishte rezultat i menaxhimit të tyre.
Dëmet u akumuluan për shkak të paaftësisë së tyre.
Prandaj, hetimi që ata kërkojnë është më se i mirëpritur. Do ta marrin.
Sepse pikërisht ai hetim do t’i nxjerrë në dritë të gjitha kriminalitetet e tyre.
Dhe qytetarët tashmë e shohin kush bllokoi dhe kush ndërton. BDI mund të gënjejë dhe të insinuon sa të dojë. Por e vërteta është një: BDI i bllokoi projektet me interes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut – nuk u ndërtua lidhja energjetike me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk u ndërtua Korridori 8 dhe nuk u ndërtua kalimi drejt Kosovës.

VLEN ndërton.

adv

Blerim Bexheti kërkon llogari, Ivan Stoilkoviq kundërpërgjigjet me akuza ndaj BDI

0

-A jeni ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, apo ministër për marrëdhënie me Republikën Sërpska?, kjo ishte pyetja që deputeti i FE-së, Blerim Bexheti ia bëri ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq gjatë ditës së sotme në Kuvend, përcjell TV21. Bexheti kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit.

– Ejani me mua në Kumanovë të shihni se si jetoj me pjesëtarët e komuniteti shqiptar, do të befasoheni, tha Stoilkoviq në kundërpërgjigje, duke akuzuar BDI-në se ka punuar vetëm për shqiptarët.

“Atë që ju keni punuar vetëm për shqiptarët, tani punohet për të gjithë, këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrolloni te të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë. Nëse ju duhen ende shpjegime, do të ju jap. Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur, kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet. Aty ku krijohej gjithçka në shtet, aty ku udhëhiqej shteti dhe aty nuk keni asnjë ndikim. E di se ju dhemb, por nuk mund të ju ndihmoj, qytetarët nuk ju dhanë besim. Atje ku jam dërguar, atje ku jam zgjedhur dhe atje ku punoj, shqiptarët e kanë pranuar në mënyrë të mirë. Këtë mund ta kontrolloni. Ju ftoj që të vini bashkë me mua. T’i vizitojmë të gjitha hapësirat në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, të vërtetohen që këtë që e flas, është e saktë. Është e saktë që asnjë shqiptar nga Ministria nuk është zhvendosur nga vendi i punës. E njëjta strukturë udhëheqëse në Ministri, është nga Artan Grubi”, tha mes tjerash Stoilkoviq.

Bexheti replikoi, duke thënë se ministri nuk duhet të flet për përvojat personale, por për punën e Ministrisë si institucion kolektiv.

“Kështu që mos u shqetësoni ju për ne, a kemi humbur diçka a jo. Dëgjoni, me dashamirësinë më të madhe ta them, jo pse jeni serb nga etniteti. Të gjithë jemi njerëz. Ajo Ministri shumë mirë e thatë, është shumë e rëndësishme dhe qeveria VMRO-VLEN ua ka besuar dhe u ka deleguar ato kompetenca juve. Dhe nuk ndërmerret asgjë në afirmimin dhe që është obligim që buron prej Marrëveshjes së Ohrit, ama asgjë. Ajo nuk është personale, qeveria është organ kolektiv”, tha Bexheti.

adv

BDI kërkon hetim urgjent ndaj Burim Latifit për skandalin 6 milionë € në MEPSO

0

BDI KËRKON HETIM URGJENT PËR BURIM LATIFIN PËR DËMIN 6 MILIONË EURO NË MEPSO

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri i parë i Izet Mexhitit, pas vendimit ndërkombëtar që dënon shtetin të paguajë 6 milionë euro dëmshpërblim,pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të tij.

Burim Latifi ka anuluar kontratën ekzistuese me kompaninë Energoinvest nga Sarajeva dhe e ka zëvendësuar me ELNOS BL DOOЕL nga Banja Luka, kompani e lidhur ngushtë me rrjetin e interesave të Milorad Dodikut.
Tribunali ndërkombëtar DAB, që vepron sipas rregullave FIDIC, i ka rrëzuar të gjitha kundërkërkesat e MEPSO-s prej 19.3 milionë eurosh dhe i ka njohur Energoinvestit të drejtën në 6 milionë euro, që do të dalin nga buxheti i shtetit nga xhepat e qytetarëve.

BDI konstaton se Burim Latifi, i emëruar në krye të një ndërmarrjeje strategjike shtetërore mbi baza familjare dhe politike, ka marrë vendime që kanë dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik dhe kanë futur një kompani të lidhur me Dodikun në infrastrukturën kritike energjetike të një shteti anëtar të NATO-s.

BDI i kërkon Prokurorisë Publike fillimin e menjëhershëm të hetimeve penale ndaj Burim Latifi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror, kërkon auditim të plotë të të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë mandatit të tij dhe pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me ELNOS BL deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

“Gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit janë çmimi i emërimeve politike dhe i lidhjeve me Dodikun.

“Burim Latifi duhet të japë llogari.”

Bashkimi Demokratik për Integrim

adv

BDI: Kërkojmë të hetohet Burim Latifi, shkaktoi dëm prej 6 milionë euro në MEPSO

0

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, drejtor i MEPSO-s dhe kushëri i parë i Izet Mexhitit, pas vendimit ndërkombëtar që dënon shtetin të paguajë 6 milionë euro dëmshpërblim, pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të tij, raporton KOHA.

Në një reagim drejtuar mediave, BDI thotë se Burim Latifi ka anuluar kontratën ekzistuese me kompaninë Energoinvest nga Sarajeva dhe e ka zëvendësuar me ELNOS BL DOOЕL nga Banja Luka, kompani e lidhur ngushtë me rrjetin e interesave të Milorad Dodikut.

“Tribunali ndërkombëtar DAB, që vepron sipas rregullave FIDIC, i ka rrëzuar të gjitha kundërkërkesat e MEPSO-s prej 19.3 milionë eurosh dhe i ka njohur Energoinvestit të drejtën në 6 milionë euro, që do të dalin nga buxheti i shtetit nga xhepat e qytetarëve”.

BDI, në reagim konstaton se Burim Latifi, i emëruar në krye të një ndërmarrjeje strategjike shtetërore mbi baza familjare dhe politike, ka marrë vendime që kanë dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik dhe kanë futur një kompani të lidhur me Dodikun në infrastrukturën kritike energjetike të një shteti anëtar të NATO-s.

“BDI i kërkon Prokurorisë Publike fillimin e menjëhershëm të hetimeve penale ndaj Burim Latifi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror, kërkon auditim të plotë të të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë mandatit të tij dhe pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me ELNOS BL deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit janë çmimi i emërimeve politike dhe i lidhjeve me Dodikun. Burim Latifi duhet të japë llogari”. (koha.mk)

adv

“VLEN NJË”, koalicioni që synon të rrëzojë modelin e vjetër politik shqiptar

0

Një rikonfigurim i rëndësishëm në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar nga VLEN, e cila njoftoi bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm organizativ dhe politik, nën sloganin “VLEN NJË”.

Në njoftimin zyrtar, VLEN thekson se ky hap shënon fundin e një epoke të gjatë, ku – sipas tyre – politika shqiptare është trajtuar si “pronë private e një klike të korruptuar”.

Ata vlerësojnë se modeli i deritanishëm politik është rrëzuar nga vetë qytetarët, të cilët, siç thuhet në reagim, nuk pranojnë më të jenë “peng i strukturave të konsumuara dhe patriotizmit të rremë”.

“Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës dhe lakmisë për pushtet”, thuhet në deklaratë.
Sipas VLEN-it, bashkimi në një strukturë të vetme synon të eliminojë fragmentimin politik dhe të krijojë një organizim më të disiplinuar, i cili do të jetë në gjendje të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shqiptarëve në mënyrë më efektive. Ata e konsiderojnë këtë hap si një moment të ri politik, që synon të mbyllë “epokën e shantazheve dhe lojërave prapaskenës”.
VLEN paralajmëron se si forcë e bashkuar do të angazhohet për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit me “zero tolerancë”, garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit. Po ashtu, në platformën e shpallur përfshihen edhe partneriteti me NATO-n, si dhe mbrojtja e familjes, traditës dhe identitetit kulturor.
Në fund të deklaratës, VLEN i drejtohet kritikëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për ata që e kthyen politikën në biznes dhe shtetin në plaçkë”, ndërsa thekson se “VLEN po vjen” si alternativë e re në skenën politike shqiptare. në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar nga VLEN, e cila njoftoi bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm organizativ dhe politik, nën sloganin “VLEN NJË”.

Në njoftimin zyrtar, VLEN thekson se ky hap shënon fundin e një epoke të gjatë, ku – sipas tyre – politika shqiptare është trajtuar si “pronë private e një klike të korruptuar”. Ata vlerësojnë se modeli i deritanishëm politik është rrëzuar nga vetë qytetarët, të cilët, siç thuhet në reagim, nuk pranojnë më të jenë “peng i strukturave të konsumuara dhe patriotizmit të rremë”.
“Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës dhe lakmisë për pushtet”, thuhet në deklaratë.

Sipas VLEN-it, bashkimi në një strukturë të vetme synon të eliminojë fragmentimin politik dhe të krijojë një organizim më të disiplinuar, i cili do të jetë në gjendje të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shqiptarëve në mënyrë më efektive. Ata e konsiderojnë këtë hap si një moment të ri politik, që synon të mbyllë “epokën e shantazheve dhe lojërave prapaskenës”.
VLEN paralajmëron se si forcë e bashkuar do të angazhohet për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit me “zero tolerancë”, garantimin e një gjyqësori të pavarur dhe avancimin e rrugës evropiane të vendit. Po ashtu, në platformën e shpallur përfshihen edhe partneriteti me NATO-n, si dhe mbrojtja e familjes, traditës dhe identitetit kulturor.

Në fund të deklaratës, VLEN i drejtohet kritikëve, duke e cilësuar këtë zhvillim si “lajm të keq për ata që e kthyen politikën në biznes dhe shtetin në plaçkë”, ndërsa thekson se “VLEN po vjen” si alternativë e re në skenën politike shqiptare.

adv

Oligarkët e Orbánit transferojnë miliona jashtë vendit

0

Kryeministri i sapozgjedhur Peter Magyar ishte ndër të parët që paralajmëroi se oligarkët pranë Orbánit po tërheqin fondet në panik dhe po përgatiten të largohen.

Ai tha se paratë po transferoheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Uruguai dhe vende të tjera, dhe se Administrata Kombëtare e Taksave dhe Doganave kishte ndaluar tashmë disa transaksione të mëdha për shkak të dyshimeve për pastrim parash.

Kryeministri i ri u bëri thirrje institucioneve përkatëse të parandalojnë arratisjen e personave përgjegjës dhe të ndjekin penalisht ata që, sipas tij, i shkaktuan shtetit dëme të mëdha financiare. Magyar tha gjithashtu se bosët e mafias së Orbán kanë filluar të shesin mediat me çmime të ulëta, duke i paralajmëruar investitorët vendas dhe të huaj të mos i nënshtrohen tundimit ose mund të gjenden në gjykatë.

Disa oligarkë janë larguar tashmë me familjet e tyre, ndërsa të tjerë i kanë tërhequr fëmijët e tyre nga shkolla dhe po organizojnë truproja për largimin e tyre. Familja e Lőrinc Mészáros planifikon të fluturojë për në Dubai, thotë Magyar, duke iu referuar informacionit që u shfaq më parë në media.

Mediat hungareze theksojnë se Orbán nuk e ka humbur oreksin për pushtet politik, por se ndoshta nuk ka ndërmend të ulet në opozitë dhe të dëgjojë me bindje ndërsa fajësohet për humbjen në zgjedhje.

Madje ka spekulime se ai mund të largohet për në SHBA, ku ndodhet tashmë një pjesë e familjes së tij. Gazetari investigativ Szabolcs Panyi ka mësuar se Orbán do të udhëtojë për në SHBA këtë verë për të parë Kupën e Botës, por është e mundur që ai thjesht të qëndrojë atje pas pushimeve të verës.

Vajza e tij e madhe, Rahel , dhe dhëndri i tij, István Tiborcs , një nga hungarezët më të pasur, jetojnë në New York. Gazeta gjermane Tagesspiegel citon Panyi-n të ketë thënë se Orbán mund të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të shmangur ndjekjen penale të mundshme në Hungari.

adv

Maqedonia bie në Indeksin e Lirisë së Mediave, sinjal alarmi për demokracinë

0

Maqedonia ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”. Nga rajoni, në grupin e vendeve me një situatë “të kënaqshme” janë vetëm Sllovenia (36) dhe Mali i Zi (41), Kroacia (53) është në grupin “problematik”, ashtu si edhe Bullgaria (71), Shqipëria (83) dhe Greqia (86), dhe Bosnja dhe Hercegovina (90) dhe Serbia (104) janë në kategorinë e situatës “serioze”, transmeton Portalb.mk.

Norvegjia mban vendin e parë për të dhjetën vit radhazi, ndërsa Eritrea është në vendin e fundit për të tretin vit radhazi. Siria, pas Assadit, ka përmirësimin më të madh nga të gjitha vendet, duke u ngjitur me 36 vende në renditje.

Për herë të parë në historinë e Indeksit të Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij, më shumë se gjysma e vendeve në botë tani bien në kategoritë “serioze” ose “shumë serioze” për lirinë e medias. Në 25 vitet e fundit, rezultati mesatar i të gjitha 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në renditje nuk ka qenë kurrë kaq i ulët. Që nga viti 2001, zgjerimi i mekanizmave legjislativë gjithnjë e më kufizues – veçanërisht ato që lidhen me politikat e sigurisë kombëtare – ka minuar gradualisht të drejtën e informacionit, madje edhe në vendet demokratike. Nga pesë treguesit e përdorur për të vlerësuar lirinë e medias në mbarë botën – konteksti ekonomik, ligjor, i sigurisë, politik dhe social për gazetarinë – treguesi ligjor ka parë rënien më të madhe këtë vit, një shenjë e qartë se gazetaria po kriminalizohet gjithnjë e më shumë në nivel global.

“Duke pasur parasysh këtë kontekst, mosveprimi është një formë bashkëfajësie. Vetëm thirrja në parime nuk është më e mjaftueshme. Nevojiten masa efektive për të mbrojtur gazetarët dhe ato duhet të shihen si katalizator për ndryshim, duke filluar me dhënien fund të kriminalizimit të gazetarisë: keqpërdorimi i ligjeve të sigurisë kombëtare, paditë SLAPP dhe pengimi sistematik i atyre që hetojnë, ekspozojnë dhe mbajnë përgjegjës. Mekanizmat ekzistues të mbrojtjes nuk janë mjaftueshëm të fortë; e drejta ndërkombëtare po minohet dhe pandëshkueshmëria është e përhapur. Nevojiten garanci të forta dhe sanksione të konsiderueshme. Topi është në fushën e demokracive dhe qytetarëve të tyre. U takon atyre të përballen me ata që kërkojnë të heshtin median. Përhapja e autoritarizmit nuk është e pashmangshme”, thotë RSF, organizatë me seli në Paris.

Rezultati i përgjithshëm për Maqedoninë është i njëjtë me vitin e kaluar, por vendi ka rënë në të pesë treguesit, dhe thotë: “Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënie të besimit publik në media, gjë që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Zyrtarët qeveritarë gjithashtu kanë tendencë të kenë qëndrime negative dhe përçmuese ndaj gazetarëve.”

Me përjashtim të Kosovës (e 84-ta nga 180 vende dhe territore në Indeks, 15 vende më lart që nga viti 2025), e cila është përmirësuar pavarësisht se mbetet ndër vendet me renditjen më të ulët në Evropë, liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar në përgjithësi. RSF thotë se ndërsa Shqipëria (3 vende më poshtë), Bosnja dhe Hercegovina (4 vende më poshtë) dhe Serbia (8 vende më poshtë) aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian (BE), të tre vendet shfaqin një qëndrim armiqësor ndaj gazetarisë dhe janë të ndjeshme ndaj propagandës. Mesatarja e çdo treguesi në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore po bie, veçanërisht ai ligjor.

Në Amerikë, situata ka ndryshuar ndjeshëm, me Shtetet e Bashkuara që kanë rënë me shtatë vende dhe disa vende të Amerikës Latine, si Ekuadori dhe Peruja, që po zhyten më tej në dhunë dhe represion.

“Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka shndërruar sulmet e tij të vazhdueshme ndaj medias dhe gazetarëve në një politikë sistematike, duke i dërguar Shtetet e Bashkuara në vendin e 64-t (-7)”, tha RSF.

Përndryshe, edhe pse gazetaria në Maqedoninë e Veriut nuk përballet zyrtarisht me mjedis sistematikisht armiqësor, presionet politike, paqëndrueshmëria ekonomike, dinamikat gjinore, përhapja e dezinformimit dhe besimi i zvogëluar në profesion kufizojnë rëndë lirinë dhe pavarësinë e medias – veçanërisht në nivel lokal. Kjo u konfirmua nga një analizë e re nga Reactor – Hulumtim në veprim, e titulluar “Gazetaria lokale në rrezik: Presionet politike, pasiguria ekonomike dhe pabarazia gjinore minojnë lirinë e medias”, e cila ofron pasqyrë të rrallë dhe të detajuar mbi gjendjen dhe kushtet e gazetarisë lokale në vend.

adv

Albulena Haxhiu nis konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve

0
Fotografia © Nacionale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar 7 qershorin si datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për datën e saktë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të enjten, do të takojë përfaqësuesit e partive politike

Të enjten, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu do të nisë takimet konsultative me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Bazuar në njoftimin e Zyrës së Presidentes, takimi do të nisë në orën 15:00.

E Haxhiu gjatë ditës së mërkurë, është takuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili pas takimit tha se ka kërkuar që data e zgjedhjeve të reja parlamentare të jetë 7 qershori.

“Sa i përket datës, kemi kërkuar që sa më shumë kohë me pasë, për shkak se na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë, por i mbetet presidentes me vendosë…… dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë them le t’i mbetet presidentes me vendosë”, ka thënë Radoniqi.

Të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit, pasi dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

7 qershori është afati i fundit për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes ka kohë 10 ditë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

“Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve, por jo më herët se 30 ditë, nga shpërndarja e Kuvendit. Megjithatë, afati 10-ditor i u.d. presidentes për shpalljen e zgjedhjeve nuk e shtyn afatin e fundit për mbajtjen e tyre – që mund të jetë vetëm 31 maji ose 7 qershori. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja – që do të marrë kohë të paktën tre-katër muaj – shteti do të jetë në pauzë”, ka theksuar Eugen Cakolli, menaxher i Programit në Institutin Demokratik të Kosovës.

Zgjedhjet e radhës do të jenë të tretat parlamentare dhe të pestat në përgjithësi në 16 muajt e fundit.

adv

Sistemi dështon fëmijët, mbi 500 vik’tima të abu’zimit seksual në Maqedoninë e Veriut

0

“Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, në vend u regjistruan 508 raste të abuzimit seksual të fëmijëve, ku sistemi i mbrojtjes së viktimave reagoi në mënyrë të fragmentuar, duke mos ofruar mbështetje në kohë dhe shpesh duke shkaktuar viktimizim dytësor”, thuhet në gjetjet e analizës së fundit nga Avokati i Popullit.

Sipas të dhënave që i prezantoi sot zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, nga numri i përgjithshëm i viktimave në periudhën pesëvjeçare të analizuar, 455 ishin vajza dhe 53 ishin djem. Ajo theksoi se shumica e rasteve kanë të bëjnë me krime të rënda, përkatësisht 186 raste të përdhunimit të një fëmije nën moshën 15 vjeç, 99 raste të sulmit seksual dhe përdhunimit, si dhe 196 raste të jetës jashtëmartesore me një të mitur.

“Trendi alarmues vazhdon në vitin 2025 kur u regjistruan 96 fëmijë të rinj, viktima të krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit, nga të cilët 88 ishin vajza dhe tetë ishin djem. Mbi 57 përqind e viktimave janë midis moshës 11 dhe 15 vjeç, por, janë regjistruar edhe viktima nën moshën 10 vjeç dhe madje edhe nën tre vjeç”.

“Përfundimi i përgjithshëm është se pavarësisht ekzistencës së një kuadri formal ligjor dhe strategjik, sistemi për mbrojtjen e fëmijëve viktima nuk ofron mbështetje të qëndrueshme, në kohë dhe të përshtatur në respekt të parimit të interesit më të mirë të fëmijës. Se abuzimi seksual i fëmijëve është një problem i vazhdueshëm dhe sistemik konfirmohet nga të dhënat e ofruara nga autoritetet kompetente”, theksoi Bajramovska-Mustafa.

Ajo shtoi se analiza tregon dobësi serioze institucionale në trajtimin e tyre.

“Kur rastet arrijnë te autoritetet kompetente, sistemi reagon pa koordinim të mjaftueshëm. Në vend të mbrojtjes, fëmijët janë të ekspozuar ndaj përjetimit të përsëritur të traumës përmes marrjes në pyetje të shumëfishta, në kundërshtim me dispozitën ligjore për një intervistë të vetme”.

“Është identifikuar gjithashtu mungesa e hapësirave të përshtatshme për marrjen në pyetje, stafit të trajnuar dhe koordinimit shumëdisiplinor në qendrat e punës sociale. Procedurat gjyqësore zgjasin deri në dy vjet, ndërsa mekanizmat e kompensimit janë pothuajse jofunksionalë, me vetëm dy kërkesa për kompensim monetar të paraqitura që nuk rezultuan në mbështetje reale”.

“Siguria e fëmijëve nuk duhet të mbetet në nivelin e procedurave formale. Ajo duhet të jetë në kohë, e koordinuar dhe e zbatuar në mënyrë të vazhdueshme, sepse çdo vonesë ose lëshim ndikon drejtpërdrejt te fëmija. Çdo fëmijë ka të drejtë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje dhe kjo e drejtë duhet të jetë reale, jo deklarative”, theksoi zv.Avokatja e Popullit.

Për të kapërcyer situatën, rekomandohet vendosja e modelit multidisiplinar “Barnahus”, i cili siguron mbrojtje të integruar ligjore, psikologjike dhe shëndetësore të fëmijës në një vend. Në fushën e parandalimit, në bashkëpunim me Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, u zbatua një adaptim i fushatës ndërkombëtare “Një në Pesë. Ndaloni Dhunën Seksuale ndaj Fëmijëve”, përmes së cilës u trajnuan më shumë se 350 ekspertë në shkolla dhe kopshte.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me politikën penale, Bajramovska-Mustafa theksoi se vendosja e dënimeve maksimale do të ndihmonte në parandalimin e autorëve te kthimi i veprave penale.

Lidhur me regjistrin e pedofilëve, ajo theksoi nevojën për azhurnimin e rregullt të tij dhe rritjen e disponueshmërisë së tij me qëllim informimin më të mirë të institucioneve arsimore dhe familjeve.

Lidhur me rastet aktuale të abuzimit seksual që kanë shkaktuar reagim në publik, Bajramovska-Mustafa sqaroi se po veprohet në bazë të informacioneve të dëgjuara.

“Viktimat nuk paraqesin ankesa, prindërit nuk paraqesin ankesa në Institucion, megjithatë, nga aspekti i mbrojtjes së fëmijëve, nga aspekti i monitorimit të efikasitetit të veprimeve të institucioneve, në aspektin se si proceduralisht fëmija mbrohet në këto procedura, pavarësisht nëse bëhet fjalë për procedurë para Prokurorisë Publike, gjyqësorit e kështu me radhë, ne i monitorojmë ato në përputhje me kompetencat tona, me iniciativën tonë”, përfundoi zv.Avokatja e Popullit.

adv