20.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 59

Vazhdon gjyqi ndaj Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dëshmon eksperti holandez

0
Kosovo's President Hashim Thaci attends a press conference wit EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue during a meeting in Pristina on June 16, 2020. - EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak is on a three-day official visit to Kosovo regarding the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë, raporton KosovaPress.

Eksperti i kriminalistikës, Koen Herlaar do të vazhdojë dëshminë e tij edhe sot nga ora 09:30, e cila transmetohet me 45 minuta vonesë për publikun.

Dëshmia e holandezit, i cili është ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës ka nisur dje. Pyetjet e palëve kryesisht janë zhvilluar në seancë private.

Ky është dëshmitari i dytë i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon në seancën e djeshme ka kërkuar nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin holandez, Koen Herlaar që të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.

Mbrojtja e Thaçit ka reaguar, lidhur me siç tha ajo refuzimin e dëshmitarit për tu përgjigjur në pyetjet për shkak të konfidencialitetit. Sipas saj, ky dëshmitar i ftuar nga ZPS nuk ka dhënë asnjë bazë ligjore për këtë lloj refuzimi.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

adv

Moti sot

0

Moti sot paradite do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Pasdite mot me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 17 gradë, shkruan Alsat.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

adv

Mexhiti: VLEN është e ardhmja e politikës shqiptare në RMV

0

Sonte mbajtëm një mbledhje të gjerë me anëtarët e Këshillit Themelues të Levizjës Demokratike, drejtuesit e forumeve rinore dhe të grave, deputetët, si dhe përfaqësuesit tanë në nivel lokal e qendror.

Kjo ishte një mbledhje pune, përgjegjësie dhe vizioni. Diskutuam hapur për riorganizimin e partisë, për forcimin e strukturave në terren, për disiplinën organizative dhe për qartësinë politike që kërkon koha. Levizja Demokratike po hyn në një fazë të re transformimi, me struktura më të forta, me komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe me një qëllim të qartë: fitoren politike dhe ndryshimin e vërtetë.

Para gjithë partisë shpalosëm në mënyrë transparente të gjitha diskutimet që janë zhvilluar rreth bashkëpunimit brenda koalicionit VLEN. Folëm për vizionin e përbashkët, për sfidat, për përgjegjësitë dhe për hapat konkretë drejt forcimit të VLEN si front i bashkuar politik. Çdo dilemë u trajtua hapur. Çdo pyetje mori përgjigje. Çdo strukturë mori orientim të qartë.

Transformimi i LD-së dhe i të gjitha partive tjera në VLEN është proces serioz dhe strategjik. Po ndërtojmë një organizim modern, me standarde të reja politike, me energji të re dhe me një frymë bashkimi që i jep peshë secilit aktivist dhe secilës degë.

VLEN është e ardhmja e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. VLEN është alternativa që garanton dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të denjë. VLEN është forca që po bashkon energjitë më të mira për ta kthyer besimin e qytetarëve në veprim konkret.

Ne jemi të vendosur. Të organizuar. Të qartë në qëllimet tona.

adv

Si do zgjidhet pasardhësi i Khamenei-t?

0

Irani ka thënë se do të emërojë shpejt një udhëheqës të ri suprem pas vrasjes së Ajatollah Khamenei-t nga sulmet e kordiniuara mes Izraelit dhe SHBA-ve.

Në Iran është formuar aktualisht një këshill udhëheqës kalimtar për të drejtuar vendin përkohësisht, i përbërë nga: Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe kleriku i lartë Alireza Arafi.

Zgjedhja zyrtare e një udhëheqësi të ri suprem vendoset nga 88 klerikë të lartë të njohur si Asambleja e Ekspertëve. Sipas kushtetutës së vendit, këta klerikë duhet të zgjedhin udhëheqësin e ri suprem sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo mund të jetë e vështirë për arsye sigurie ndërsa vendi është nën sulm.

Kandidatët që kandidojnë për në Asamble duhet së pari të verifikohen dhe miratohen nga Këshilli i Rojës, një organ i fuqishëm mbikëqyrës, anëtarët e të cilit emërohen pjesërisht nga vetë udhëheqësi suprem.

Kur pozicioni mbetet vakant, për shkak të vdekjes ose dorëheqjes, Asambleja e Ekspertëve mblidhet për të zgjedhur një pasardhës. Një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme për të emëruar udhëheqësin e ri suprem.

Sipas kushtetutës së Iranit, kandidati duhet të jetë një jurist i lartë me njohuri të thella të jurisprudencës në Islamin Shiit, si dhe cilësi të tilla si gjykimi politik, guximi dhe aftësia administrative.

adv

Vazhdon rritja e çmimeve të naftës dhe gazit pas përshkallëzimit luftës në Iran

0

Çmimet e naftës dhe gazit natyror vazhduan rritjen të martën, ndërsa rriten shqetësimet se konflikti i vazhdueshëm SHBA-Izrael–Iran në Lindjen e Mesme, një rajon kyç prodhues i energjisë, mund të kërcënojë furnizimet globale.

Kontratat e ardhshme të Brent, indeksi global i naftës, u rritën me 6% duke arritur në 82 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të FactSet, pas një rritjeje një ditë më parë në nivelin më të lartë që nga qershori 2025. Indeksi amerikan WTI u rrit gjithashtu me 6%, duke shkuar në 75.6 dollarë për fuçi.

Në Evropë, kontratat me afat të shkurtër të gazit natyror u rritën me 34%, në rreth 59 euro (68 dollarë) për megavat-orë, të shtyra më lart nga vendimi i prodhuesit më të madh të gazit në Katar për të ndaluar prodhimin pas sulmeve iraniane ndaj infrastrukturës energjetike në shtetin e Gjirit.

Ngushtica e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm detar që kalon pranë Iranit, është mbyllur pjesërisht, duke ulur mundësitë për transportin e naftës dhe gazit dhe duke shtuar pasigurinë në tregjet globale.

Ankthi u reflekua gjithashtu në tregjet e aksioneve. Në Azi, indeksi Kospi i Koresë së Jugut ra më shumë se 7%, ndërsa indekset e Japonisë dhe Hong Kong-ut përfunduan gjithashtu në territor negativ.

Në Evropë, FTSE 100 i Londrës ra me 2.7%, DAX i Gjermanisë me 3.4%, dhe CAC i Francës me 2.8%. Edhe kontratat e ardhshme amerikane treguan për një hapje ndjeshëm më të ulët.

adv

Zhvillime dinamike në VLEN, asnjë zë nga Fetai

0

Asnjë zë nga Arben Fetai pasi bashkëpartiakët e përjashtuan atë nga politikat vendimmarrëse në emër të ASH-së brenda VLEN-it. Alsat tentoi të bie në kontakt por Fetai nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve tona. Hapi i tij i fundit është para një jave kur miratoi konceptin “Aleanca e Re” e të cilin e quajti si hap strategjik drejt një VLEN-i të unifikuar. Pak ditë më pas, pjesa tjetër caktuan deputetët Mimoza Musa dhe Ilir Demiri që të vazhdojnë negociatat në emër të ASH-së për të unifikuar VLEN-in.

Ndërkohë ende e paqartë mbetet mënyra e funksionimit të lidershipit. Kasami e Mexhiti këmbëngulin për parti me bashkëkryetar. Por nga ana tjetër anëtarësia e Alternativës konsiderojnë se LD dhe BESA nuk kanë asgjë më tepër se Alternativa dhe kërkojnë që të ketë ose një ose tre kryetarë bashkë me Bekim Salin. Ish kreu i Alternativës Zeqirija Ibrahimi për Alsat shprehet se ideja e dy kryetarëve nuk është hedhur poshtë nga Alternativa por dëshirojnë të dëgjojnë më tepër argumente.

“Askush nga partitë nuk ka garuar e vetme në zgjedhje që të mund të matemi në vota se kush është më i fortë dhe nuk shoh arsye pse duhet të shtyhemi në garë të këtillë. Ne kemi fituar sepse kemi qenë bashkë. Nuk kam ndonjë argument imperik që të them se dikush është më i dobët apo më i fortë. Shtyrja që bëhet në rrjetet sociale nuk më duket e qëlluar për arsyen për të cilën flasim”, u shpreh Zeqirija Ibrahimi – Ish kryetar i Alternativës.

Kreu i Besës, Bilall Kasami, për Alsat tha se Alternativa është e gatshme të vlerësojë konceptin me dy kryetarë ndërsa u bëri thirrje dy fraksioneve të ASH-së brenda VLEN-it që të ri-organizojë strukturat.

“Unë jam optimist që në fund do të gjejmë gjuhë të përbashkët që VLEN të jetë një strukturë politike dhe sigurisht se do të pajtohemi për idenë që nëse shumica kemi vlerësim për një ide konkrete besoj se nuk do të insistoj as Alternativa as dikush tjetër të ketë të drejtën e vetos edhe pse edhe këtu jemi dakorduar që të funksionojmë në parimin e konsensualitetit të plotë por jo me të drejtë veto-je”, deklaroi Bilall Kasami – Kryetar i L.Besa/VLEN.

Pjesë përbërëse e VLEN-it janë Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Aleanca tanimë në dy tabore, Lëvizja Arbëria dhe Bekim Qoku si përfaqësues i Vetëvendosjes. /Alsat.mk

adv

Vazhdon rënia e Bitcoin-it

0

Bitcoin ka vijuar rënien e fortë, duke zbritur nën nivelin e 71 mijë dollarëve dhe duke humbur rreth 20 për qind të vlerës që nga fillimi i vitit 2026.

Vetëm gjatë së enjtes, kriptomonedha më e madhe në botë ra mbi 7 për qind.

Rënia ka fshirë të gjitha fitimet e regjistruara pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, kur pritshmëritë për lehtësim të rregullimit të tregut kripto kishin nxitur rritje të ndjeshme të çmimeve, raporton “Al Jazeera”.

Megjithëse Bitcoin kishte arritur rekord historik mbi 127 mijë dollarë në tetor, pasiguria rreth rregullimit ligjor në ShBA dhe bllokimi i një projektligji për kriptomonedhat në Senat kanë shtuar presionin mbi tregun.

Humbje janë shënuar edhe në tregjet globale të aksioneve dhe mallrave, duke reflektuar një rritje të pasigurisë tek investitorët.

adv

SHBA-të mbyllin dy ambasada në Lindjen e Mesme për shkak të rreziqeve të sigurisë

0

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet nga Irani në rajon vazhdojnë.

Sipas raportimeve të medias, ambasada amerikane në Arabinë Saudite u mbyll sot pasi dy dronë iranianë goditën objektin.

 

Ambasada Amerikane në Kuvajt nën bllokim, stafi evakuohet

Ambasada e SHBA-së në Kuvajt është e mbyllur “deri në njoftim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e ambasadës. Departamenti i Shtetit i SHBA-së kishte urdhëruar më parë largimin e disa personelit qeveritar nga Kuvajti. Ndërkohë, mbrëmë u shfaq një video që tregonte tym që ngrihej nga zona përreth Ambasadës së SHBA-së në Kuvajt, gjë që ishte një arsye tjetër për mbylljen e përkohshme të kësaj strukture diplomatike të SHBA-së.

 

Paralajmërim për qytetarët dhe tërheqjen e personelit

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga 14 vende në rajon për shkak të asaj që i quajti “rreziqe serioze sigurie”.

Gjithashtu u kërkoi personelit jo-thelbësor të qeverisë amerikane dhe familjeve të tyre të largoheshin nga vendet e mëposhtme: Jordania, Bahreini, Katari, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

adv

Ushtria izraelite godet zyrën presidenciale të Iranit

0

Uushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore kanë goditur kompleksin udhëheqës të regjimit iranian.

Në një deklaratë në Telegram, IDF thotë se “municione të shumta” u hodhën mbi Zyrën Presidenciale dhe Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare.

Ai shton se u goditën gjithashtu një institucion trajnimi ushtarak dhe “infrastrukturë shtesë kyçe e regjimit”.

adv

Ministria e Energjetikës: Rezervat shtetërore të naftës në Maqedoninë e Veriut janë të qëndrueshme

0

Ndërkohë Ministria e Energjetikës thotë se rezervat shtetërore të naftës në Maqedoninë e Veriut janë të qëndrueshme. Sipas këtij dikasteri me vëmendje po ndiqet situata aktuale energjetike, sidomos në kontekst të tregjeve të naftës dhe rreziqet eventuale gjeopolitike. Ministria e Energjetikës thekson se Agjencia, përgjegjëse për rezervat e naftës ndjek dhe mirëmban rezervat shtetërore duke siguruar furnizim të pandërprerë, stabilitet të tregut dhe gatishmëri për reagim në kohë në rast të ndonjë cenimi të furnizimit. /Alsat.mk

adv