20.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 60

“E njihnim Teheranin si Jerusalemin, kamerat e trafikut ishin hakeruar prej vitesh”, si e organizoi Mossadi operacionin për të vrarë Khamenein

0

Izraeli kishte vite që monitoronte në detaje lëvizjet e zyrtarëve të lartë iranianë në Teheran, përpara sulmit ajror të së shtunës ku mbeti i vrarë lideri suprem iranian, Ali Khamenei.

Kështu raporton Financial Times, duke cituar burime me njohuri mbi operacionin.

Sipas raportimit, pothuajse të gjitha kamerat e trafikut në kryeqytetin iranian ishin hakeruar prej vitesh. Pamjet e tyre, të enkriptuara, transferoheshin në servera në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit. Një nga burimet tha se një kamerë kishte një kënd veçanërisht të dobishëm, që lejonte identifikimin e vendit ku truprojat parkonin zakonisht automjetet e tyre personale.

Në kohë reale, sipas burimeve, izraelitët informoheshin për adresat, oraret e shërbimit dhe rrugët e ndjekura nga truprojat e zyrtarëve iranianë, si dhe për personat që ata shoqëronin. Ky grumbullim shumëvjeçar i inteligjencës konsiderohet se hapi rrugën për operacionin ndaj Khameneit, megjithatë, ky nuk ishte burimi i vetëm i informacionit. Raporti thekson se Izraeli dhe CIA përdorën edhe metoda të tjera për të përcaktuar me saktësi momentin kur 86-vjeçari do të ndodhej në zyrën e tij pranë Rrugës Pasteur. Mes tyre përmendet ndërhyrja në të dhënat e 12 kullave telefonike në zonë, duke i bërë ato të dukeshin të zëna dhe duke penguar marrjen e sinjaleve paralajmëruese nga roja e tij.

“Para se të binin bombat, ne e njihnim Teheranin ashtu siç e njohim Jerusalemin”, citohet të ketë thënë një zyrtar i inteligjencës izraelite.

Sipas FT, operacioni u mbështet në punën e njësisë së sinjaleve 8200 të Izraelit, në informacionet e siguruara nga Mossad dhe në analiza të avancuara të të dhënave. Izraeli përdori metoda matematikore si analiza e rrjeteve sociale për të përpunuar miliarda pika të dhënash dhe për të identifikuar qendra vendimmarrjeje dhe objektiva të rinj.

Superioriteti i inteligjencës izraelite ishte shfaqur edhe gjatë luftës 12-ditore në qershorin e kaluar, kur disa shkencëtarë bërthamorë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë u vranë në një sulm fillestar. Atëherë, mbrojtja ajrore iraniane u neutralizua përmes një kombinimi sulmesh kibernetike, dronësh dhe municionesh precize, përfshirë raketat e tipit “Sparrow”, të afta të godasin objektiva shumë të vegjël nga mbi 1,000 kilometra larg.

Sipas raportit, jo të gjitha detajet e operacionit të fundit janë bërë publike, për të mbrojtur burimet dhe metodat e përdorura. Megjithatë, theksohet se vendimi për eliminimin e Khameneit ishte mbi të gjitha një vendim politik.

Burime të inteligjencës amerikane kanë deklaruar se një burim njerëzor ka qenë kyç për suksesin e misionit, duke siguruar informacion kritik për kohën dhe vendndodhjen e takimit, çka bëri të mundur realizimin e saktë të operacionit.

adv

“Gati për të fituar”, Trump: SHBA ka ar,më për një lu,ftë të përhershme

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se Amerika ka furnizime “praktikisht të pakufizuara” me municione të klasës së mesme dhe të lartë.

“Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar”, shkroi ai pak para mesnatës në Uashington DC.
Në reagimin e tij, Trump akuzoi paraardhësin, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë armë amerikane të nivelit super të lartë”, duke nënkuptuar se kjo ka ndikuar në rezervat strategjike të SHBA-së.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden lejoi Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Deklaratat e fundit të Trump vijnë në një moment të tensionuar politike dhe ndërkombëtare, ku çështja e ndihmës ushtarake për Ukrainën mbetet një nga temat më të debatueshme në politikën amerikane.

adv

Thirrjet e serbëve për sulm nga Irani në Bondsteel, KFOR-i: Nuk ka ndryshime të rëndësishme në mision

0
nato

Disa serbë përmes mesazheve në rrjetet sociale i kanë bërë thirrje Iranit që ta sulmojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, pas nisjes së luftës ShBA-Iran në Lindjen e Mesme.

Lidhur me këtë çështje Misioni NATO-s në Kosovë, i është përgjigjur pyetjeve të Klankosova.tv.

KFOR bëri të ditur se aktualisht në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme.

“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

NATO vlerëson lart rolin e ShBA-së në sigurinë në Kosovë si dhe në stabilitetin rajonal dhe që brenda KFOR-it ka afro 600 trupa.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe brenda kornizës së misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të vendosura në KFOR Ajo ka udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindje (RC-Lindje) të misionit. RC-Lindje kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmes patrullave, ushtrimeve, angazhimeve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjes për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik.

Tutje misioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike thekson se vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë ​​për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet tutje në përgjigje. /KlanKosova

adv

Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

0

Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi në orën 05:21. Epiqendra ishte e vendosur rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Ky është një tërmet me intensitet të ulët, i cili zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës.

Aktualisht nuk ka informacion në lidhje me pasojat e mundshme.

adv

Mark Rutte për vizitë zyrtare në Shkup, pritet nga Gordana Siljanovska-Davkova

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Nikoqir do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Sekretari i përgjithshëm do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni në Kabinetin e presidentes, pas çka do të vijojë tet-a-tet takim dhe mbledhje plenare të delegacionit të Maqeodnisë dhe atij të NATO-s. Është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pas çka do të mbajë fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.

Rute do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Aramatës dhe një pjese të pajsijes së kësaj njësie.

Në ngjarjen do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, gjeneralë në Armatë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo është vizita e parë e Rutes si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor të vitit 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës.

Në vitin 2023 për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut qëndroi njeriu i parë i NATO-s, Jens Stoltenberg.

adv

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

0
Kosovo's President Hashim Thaci attends a press conference wit EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue during a meeting in Pristina on June 16, 2020. - EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak is on a three-day official visit to Kosovo regarding the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vijohet me dëshmitarin e dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i koduar si dëshmitari 08.

Ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe të tjerëve kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme kundërpyetjet për dëshmitarin, i cili u bë e ditur se është pjesë e stafit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmia e tij ka nisur të premten, në ditën edhe kur ka nisur gjyqi, dhe ka përfunduar dje.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

adv

Irani g0det Ambasadën e SHBA në Rijad!

0

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka konfirmuar se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është sulmuar nga dy dronë, sipas vlerësimeve fillestare.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ministria bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë.

Ndërkohë, Misioni i SHBA-së në Arabinë Saudite ka lëshuar një njoftim për qëndrim në strehim për qytetet Xhedah, Riad dhe Dahran. Po ashtu, është njoftuar se do të kufizohen udhëtimet jo thelbësore drejt instalimeve ushtarake në rajon.

adv

Moti sot

0
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë.

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare do të mbizotërojë në ditët në vijim. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull të lehtë në disa lugina. Të enjten priten reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht në pasdite dhe gjatë natës.

adv

Limani: Katër bixhozxhinj që bashkuan kuletat për të sheshuar humbjet!

0

Në një reagim të fortë kundër udhëheqësve të VLEN, Fatmir Limani ka akuzuar liderët për premtime të parealizuara, marrëveshje të shkelura dhe një drejtim që, sipas tij, i ngjan më shumë një lufte për shpëtim sesa një misioni të përbashkët.

Limani përshkroi situatën brenda koalicionit me metafora të forta:

  • Katër vëllezër që filluan ndërtimin e një “kulmi të përbashkët”, por përplasjet e brendshme po i bëjnë të ndajnë muret.

  • Katër bixhozxhinj që bashkuan kuletat për të sheshuar humbjet, duke zënë hiset e pamerituara në “pazarin e lojës”.

  • Katër udhëtarë që përdorin njëri-tjetrin si “gomar pa samar”, derisa të këputen këmbët.

  • Katër shefa që ngarkojnë punëtorët me dyfishin e punës së tyre.

  • Katër bisha dhe katër gjela që nuk arrijnë të rregullojnë as marrëdhëniet minimale mes tyre.

  • Katër “namuzlinj” me pretendime të mbretërore dhe katër anë të botës që nuk takohen kurrë.

Limani shtoi se dy nga udhëheqësit, si “Si’amez”, po nxisin përçarje për të marrë pjesë të pakta të pushtetit, duke minuar bashkëpunimin e përbashkët.

Ai përfundoi me një paralajmërim të qartë: “Ky bashkim është për të shpëtuar lëkurën e shqyer të disa liderëve, por po përfundon me shkatërrim të koalicionit dhe besimit të qytetarëve”.

Deklarata e Limanit vjen në një moment kur koalicioni VLEN po përballet me sfida të brendshme dhe kritika për menaxhimin e brendshëm dhe strategjinë politike.

adv

A DO SJELLIN NDARJE ALEANCASH KONFLIKTET NË LINDJEN E MESME?!

0

A DO SJELLIN NDARJE ALEANCASH KONFLIKTET NË LINDJEN E MESME?!

Pasi regjimi iranian shënjestroi gjashtë vende arabe të Gjirit, përveç Jordanisë, me raketa dhe dronë që kanë qenë shkatërrues dhe jashtëzakonisht shqetësues, Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë një skenar në të cilin konflikti me Iranin thjesht ngrihet dhe Republika e ashtuquajtur Islamike (lexo: Shiite) mban kapacitetet e saj të gjera raketore që do të vazhdojnë të përbëjnë një rrezik serioz për këto vende, të cilat janë të gjitha aleate të SHBA-së.

Kjo nuk i ngjan luftës 12-ditore e cila ndodhi në qershor të vitit të kaluar. Administrata Trump duhet të jetë e përkushtuar ndaj një rezultati që ofron siguri dhe stabilitet afatgjatë për rajonin e Lindjes së Mesme. Kjo do të thotë që në ndjekjen e tij të daljeve nga rampat, Presidenti Trump nuk mund të përqendrohet më ekskluzivisht në nevojat dhe dëshirat e tij politike për të shmangur një moçal të zgjatur në Lindjen e Mesme dhe për këtë arsye duhet të marrë në konsideratë gjithashtu interesat e aleatëve të shumtë që nuk ishin pjesë e kësaj lufte që në fillim dhe preferuan zgjidhje diplomatike. Një zgjidhje e negociuar me regjimin iranian që i jep fund luftës para kohe do të ndihet si një tradhti e rënduar nga SHBA-të dhe do të ketë implikime gjeopolitike afatgjate që dobësojnë besueshmërinë e Uashingtonit si partner dhe aleat.

Jo vetëm që Shtetet e Bashkuara historikisht kanë qenë garantuese të stabilitetit në Lindjen e Mesme për të mbrojtur rrjedhën e eksporteve të energjisë në dollarë, por Presidenti Trump ka theksuar posaçërisht kërkesën që Kombet e Gjirit të “paguajnë” për të vazhduar të marrin mbrojtjen dhe mbështetjen amerikane. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari i kanë “dhuruar” Trumpit secila mbi 1 trilion dollarë në investime dhe blerje që do të forcojnë ekonominë e SHBA-së, duke i dhënë Presidentit një fitore të madhe financiare dhe politike.

Nëse këto investime rezultojnë joefektive, të pamjaftueshme ose të padobishme në sigurimin e këtyre kombeve kundër raketave iraniane dhe agresionit të ardhshëm, aleatët arabë të Gjirit ka të ngjarë të largohen nga SHBA-të dhe të kërkojnë alternativa, duke bërë aleanca të pakëndshme ose të përqendrohen në mbrojtjen e tyre pa u mbështetur në mbështetjen e Amerikës. SHBA-të duhet të përfundojnë në mënyrë efektive atë që filluan, në të kundërtën, rrezikojnë ndërlikime serioze dhe të rënda për politikën e tyre të jashtme dhe qëndrimin gjeopolitik në Lindjen e Mesme.

adv