15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 62

Selami i ftuar në Konferencën ndërkombëtare “Buditeli” në Sofje me temë: Shoqeria e dijes dhe humanizmi në shekullin XXl

0

Më paraqet një nder dhe kënaqësi e madhe t’ju njoftoj se universiteti shtetëror i njohur UNIBIT nga Sofja, edhe këtë vit, ashtu si edhe në vitin 2025, më ka ftuar të marr pjesë në Konferencën e 24-të Vjetore me temë “Shoqëria e dijes dhe humanizmi në shekullin XXI”, nën emrin e përbashkët “Buditeli”.
Ngjashëm si vitin e kaluar, do të paraqes një kumtesë lidhur me “Proceset e mundshme paqësore dhe përfundimin e luftës në Ukrainë”, e cila do të botohet në revistën e njohur “Buditeli”

adv

Kërkohet ndalja e sul’meve, Turqia në bisedime me Iranin, Irakun dhe Arabinë Saudite

0

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se po kërkon përfundimin e sulmeve përmes bisedimeve me homologët në Iran, Irak, Arabi Saudite dhe vende të tjera, raporton Reuters.

Turkish Airlines, që shërben shpesh si pikë tranziti për pasagjerët drejt dhe nga Lindja e Mesme, njoftoi anulimin e fluturimeve drejt Libanit, Sirisë, Irakut, Iranit dhe Jordanisë deri më 2 mars.

Fluturimet drejt Emirateve të Bashkuara, Katarit, Kuvajtit dhe Omanit u pezulluan për të shtunën.

Pegasus Airlines njoftoi anulime të ngjashme.

adv

Marsi, muaji vendimtar për VLEN-in!

0

Gjatë javës së ardhshme, përkatësisht në javën e parë të marsit, pritet që në kuadër të VLEN-it të arrihet marrëveshja përfundimtare rreth rregullave dhe parimeve sipas të cilave ky koalicion do të funksionojë pasi të transformohet në parti politike.

Siç thotë për “Fokus“ një përfaqësues i lartë i VLEN-it, deri më tani ka pasur disa takime formale dhe joformale, ashtu që parimisht është përcaktuar që marrëveshja definitive të arrihet më së voni deri më 4 mars. Pas kësaj, përfaqësuesit e VLEN do të udhëtojnë në Kosovë për të marrë pjesë në një seri ngjarjesh lidhur me Adem Jasharin, me ç’rast do të kenë takim edhe me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Ajo që deri atëherë duhet të zgjidhet dhe të pastrohet, thotë bashkëbiseduesi për “Fokus“ është se si të tejkalohen sfidat lidhur me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, të cilat insistojnë që VLEN të veprojë sipas modelit të kryesisë rotative. Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen mes Besës dhe Lëvizjes Demokratike, sipas së cilës liderët partiakë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti duhet të jenë në krye të partisë si bashkëkryetarë, ndërsa njerëzit e parë të subjekteve të tjera të jenë nënkryetarë ose sekretar gjeneral, dhe me këtë të jenë pjesë e kryesisë më të ngushtë.

“Të gjitha subjektet në VLEN janë të rëndësishme dhe kanë kontributin e tyre, por realiteti është se shtyllat mbajtëse janë Besa dhe LD. Deri më tani kemi funksionuar si partnerë, por është koha të rredefinohen marrëdhëniet sipas realitetit aktual. Modeli me dy bashkëkryetarë nga dy partitë bartëse është më i dyti për momentin, ndonëse në të ardhmen mund të ketë një realitet të ri që do të imponojë të kemi vetëm një lider. Por, kjo është çështje e së ardhmes, tani duhet t’i rregullojmë raportet në interes të të gjitha subjekteve brenda VLEN-it, por edhe në interes të vetë VLEN-it, sepse si një parti e vetme shumë më mirë do të faktorizohemi në qeveri dhe në skenën politike në përgjithësi “, thotë përfaqësuesi i VLEN-it.

Sfidat me fraksionet dhe “lojtarët” e tjerë

Sipas tij, deri më tani si problemi më i madh, kushtimisht thënë, është konsideruar Alternativa e Bekim Salit, e cila insistonte më së shumti në kryesi rotative. Por, zhvillimet e fundit treguan se sfidë më e madhe ka dalë zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili udhëheq krahun e ASH-së që mbeti në VLEN kur Arben Taravari vendosi të largohej nga koalicioni dhe Qeveria. Sidoqoftë, ditët e fundit u nda edhe krahu i ASH-së në VLEN, pasi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe deputetja Mimoza Musa formuan një fraksion të ri, i cili si frontmen protezhon Ilir Demirin, i cili së fundmi u distancua nga ASH e Ziadin Selës.

Nga ana tjetër, e gjithë situata ndërlikohet plotësisht nga fakti se drejt taborit të Fetait ka filluar të afrohet ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani. Ai formalisht është kuadër i Besës, por faktikisht është në “mëni” të udhëheqësisë së kësaj partie dhe aduti i tij më i fortë është relacioni personal me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili vlerësoi se Limani po e kryen shkëlqyeshëm detyrën e tij, shkruan  “Fokus“.

Sidoqoftë, nëse Aleanca, Alternativa, pjesë të tyre ose individë nuk pranojnë të jenë pjesë e partisë së ardhshme VLEN të udhëhequr nga dy bashkëkryetarë (dueti Kasami-Mexhiti), atëherë opsioni i vetëm që u mbetet është të veprojnë pavarësisht. Megjithatë, në VLEN deri tani dominon vlerësimi se deri te kjo nuk do të vijë.

Struktura dhe “frenat” statutare

Sipas informacioneve tona, VLEN, e cila ideologjikisht do të pozicionohet qendër-djathtas, do të jetë e rregulluar statutarish me një sërë mekanizmash për përfaqësim përkatës, por edhe kontroll. Kështu:

Kryesia e Ngushtë: Dy bashkëkryetarët (Besa dhe LD) do të jenë bashkë me liderët e ASH-së, Alternativës dhe përfaqësuesin e Vetëvendosjes.

Vendimmarrja: Vendimet merren me konsensus ose me shumicë absolute prej 4 votash kundrejt 1.

Zgjidhja e Bllokadave: Nëse nuk arrihet marrëveshje në kryesi, atëherë vendoset në kuadër të Kuvendit të partisë me shumicë prej dy të tretave.

Për kujtesë, Mexhiti dhe Kasami konsiderohen si individët më me ndikim në VLEN me struktura të forta në terren. Mexhiti është dominant në Shkup dhe rajonin e Shkupit (fitorja në Çair, Saraj dhe Araçinovë), ndërsa Kasami është i fuqishëm në Tetovë dhe komunat rurale si Tearca, Zhelina dhe Bogovina. Edhe pse Mexhiti ka peshë më të madhe politike, Kasamin e bën të rëndësishëm fakti që është i fortë në zonën e Tetovës, e cila bën pjesë në njësinë e gjashtë zgjedhore, nga ku zgjidhen numri më i madh i deputetëve shqiptarë./“Fokus“

adv

Reagon Spiropali një ditë pas vendimit të Edi Ramës: Politika nuk matet me poste

0

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar, duke deklaruar se përfundimi i një detyre nuk është fundi i angazhimit të saj politik dhe publik.

Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Spiropali vë në dukej se politika është një hapësirë ku koha lëviz shpejt, ndërsa vlerësimi i figurave publike bëhet në kohë.

Sipas saj, ajo që mbetet nuk është posti i mbajtur, por mënyra se si është ushtruar ai dhe pesha që i është dhënë fjalës dhe qëndrimit publik.

“Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor“, shkruan Spiropali, e cila thekson se “detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik”.

Spiropali shprehur mirënjohje për PS dhe kryeministrin Rama, për besimin siç shkruan ajo që i kanë dhënë ndër vite.

“Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave”, thekson nder të tjera ajo.

Sipas saj, historia personale e një politikani nuk matet me kohëzgjatjen e mandatit, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në përfundim, Spiropali theksoi se për të, “mbyllja e një detyre nuk përbën tërheqje, por vijim të angazhimit” me të njëjtën bindje dhe përgjegjësi publike.

Në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, kryeministri Edi Rama propozoi ish ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

adv

Rritet çmimi i naftës në RMV

0

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Nga KRRE thonë se duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e definuar në nenin 8 paragrafi (3) i Rregullores së Formimit të Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Ndryshme të Naftësdhe të Lëndëve Djegëse të Transportit, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me metodologjinë e formimit të çmimeve rriten mesatarisht 1,17%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 23.2.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 71,00 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), është 70,00 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Mazutit M1 SU nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 23.2.2026, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 73,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 75,50 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 34,520 denarë/kg.

adv

Revoltë akademike: UT, UEJL dhe UNT kundër ndërhyrjes politike në Universitete

0
photo by Meta.mk

Rreth 220 profesorë universitarë nga tre universitetet kryesore shqiptare në vend – Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) – i janë drejtuar me një letër publike Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke kërkuar tërheqjen e Propozim-ligjit aktual për arsimin e lartë.

Profesorët nënshkrues, përmes kësaj letre të hapur, shprehin shqetësimet e tyre serioze lidhur me propozimin ligjor, i cili aktualisht ndodhet në fazën e përgatitjes dhe miratimit. Ndonëse shprehin vetëdijen për nevojën e avancimit të arsimit të lartë dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane, ata vlerësojnë se zgjidhjet e propozuara përbëjnë ndërhyrje serioze në autonominë universitare, e cila garantohet me Kushtetutë dhe me standardet ndërkombëtare.

Sipas letrës, shqetësimet kryesore lidhen me cenimin e pavarësisë institucionale përmes parashikimit të organit “Këshilli Universitar”, i cili me kompetenca që zëvendësojnë organet e larta si Senati dhe Këshilli i Rektoratit, dhe me anëtarë të emëruar nga Qeveria, krijon bazë për ndikim të drejtpërdrejtë politik në menaxhimin e universiteteve. Gjithashtu, theksohet pasiguria juridike që vjen nga dispozitat që mundësojnë ndryshime statusore, si shkrirje apo fuzionime të universiteteve me iniciativë të Ministrisë, pa dakordimin e kualifikuar (2/3) të njësive përbërëse dhe të Senatit.

Për këto arsye, profesorët kërkojnë tërheqjen ose rishikimin thelbësor të dispozitave që cenojnë autonominë, rishqyrtimin e kritereve për zgjedhje në thirrje, sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjitha universitetet e akredituara në lidhje me organizimin e studimeve të ciklit të tretë, dhe hapjen e një debati të gjerë publik dhe profesional para miratimit të versionit përfundimtar të ligjit. Ata mbeten me shpresë se organet kompetente do ta mbështesin këtë synim, duke mundësuar që Propozim-ligji të marrë miratimin e të gjithë faktorëve shoqërorë, e veçanërisht të komunitetit akademik.

Ja letra e plotë drejtuar ministres Janevska:

Ne nënshkruesit, profesorë të Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit “Nënë Tereza”, përmes kësaj letre të hapur shprehim publikisht vërejtjet, shqetësimet dhe propozimet tona lidhur me Propozim-ligjin për arsimin e lartë, i cili aktualisht ndodhet në fazën e përgatitjes dhe miratimit.

Duke qenë të vetëdijshëm për nevojën e avancimit të arsimit të lartë dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane, vlerësojmë se disa nga zgjidhjet e propozuara janë ndërhyrje serioze në autonominë e universitare, e cila garantohet me Kushtetutë dhe me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit.

Parashikimi i organit “Këshilli Universitar”, me rritje të dukshme të kompetencave dhe me funksion zëvendësues të organeve më të larta si Senati dhe Këshilli i Rektoratit, si dhe fakti që një pjesë e anëtarëve të tij emërohen nga Qeveria, krijon bazë për ndikim të drejtpërdrejtë politik në menaxhimin e universiteteve dhe cenon autonominë institucionale dhe pavarësinë akademike.

Gjithashtu, dispozitat që mundësojnë ndryshime statusore (shkrirje, fuzionime etj.) të universiteteve me inciativë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës pa dakordim të kualifikuar (2/3) të njësive përbërëse dhe të Senatit, hapin mundësi për paqëndrueshmëri institucionale dhe krijojnë pasiguri juridike për stafin akademik dhe studentët.

Në fushën e zgjedhjeve në thirrjet mësimore-shkencore, kushtet e propozuara janë vendosur në një nivel që, në praktikë, rezulton pothuajse i papërmbushshëm, veçanërisht në disa fusha specifike shkencore. Detyrimi për publikimin e punimeve në revista të indeksuara në Web of Science, me theksim shtesë të H-index-it si kriter, nuk merr parasysh specifikat e shkencave shoqërore dhe humanistike, ku numri i revistave relavante është i kufizuar dhe procesi i recensimit dhe publikimi mund të zgjasin më shumë se një vit.

Vlerësojmë se ekziston rrezik real që nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara të margjinalizohet roli i revistave tona shkencore, të cilat për vite me radhë kanë kontribuuar në zhvillimin e mendimit shkencor kombëtar dhe traditës akademike. Gjithashtu, vendosja e një dispozite sipas së cilës vetëm katër universitetet e para të ranguara do të kenë të drejtë të organizojnë studime të doktoraturës, vlerësojmë se mundëson pabarazi dhe trajtim diskriminues ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe në vend se të inkurajohet cilësia nëpërmjet
mbështetjes dhe zhvillimit, vendoset një model që kufizon mundësinë e universiteteve të tjera.
Konsiderojmë se reformat në arsimin e lartë duhet të jenë rezultat i një dialogu të gjerë, gjithëpërfëshirës dhe transparent me komunitetin akademik.

Vlerësojmë se një ligj që kufizon autonominë, krijon pabarazi dhe vendos kritere të pazbatueshme nuk mund të kontribuojë në cilësi reale dhe evropianizim të sistemit.

Për këtë arsye, kërkojmë:
1. Tërheqjen ose rishikimin thelbësor të dispozitave që cenojnë autonominë universitare.
2. Rishqyrtimin e kritereve për zgjedhje në thirrje, duke respektuar specifikat e fushave të ndryshme.
3. Sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjitha universitetet e akredituara në lidhje me organizimin e studimeve,
në veçanti në ciklin e tretë.
4. Hapjen e një debati të gjerë publik dhe profesional para miratimit të versionit përfundimtar të ligjit.

Vlerësojmë se vetëm përmes një marrëdhënieje partneriteti ndërmjet nstitucioneve dhe komunitetit akademik mund të miratohet një ligj që realisht do ta avancojë arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për arsyet e lartpërmendura kërkojmë nga organet e kompetente që ta mbështesin këtë synim dhe propozimligji për arsimin e lartë të marrë miratimin e të gjithë faktorëve shoqërorë, veçanërisht të komunitetit akademik.

adv

Shorti i “Ligës së Kampionëve” sjell superduelin Real Madrid – Manchester City

0

Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve. Kështu është përcaktuar me shortin e tërhequr të premten në mesditë.

Është kjo edhe përballja kryesore në fazën me 16 skuadrat më të mira evropiane.

Skuadra që fiton, në çerekfinale do të përballet me Atalantan apo Bayern Munchenin.

Atalanta e Bayerni po ashtu takohen në një të tetën e finales.

Punë të vështirë në 1/8 e finales do të ketë edhe fituesi në fuqi i Championsit, Paris Saint-Germaini. Përballë parisienëve do të jenë lojtarët e Chelseat.

Ndërkohë kampioni i Anglisë, Liverpooli, do të përballet me Galatasarayn.

Në çerekfinale, Parisi apo Chelsea do të luajnë me fituesin e ndeshjeve Galatasaray – Liverpool.

Në anën tjetër të shortit është përcaktuar ndeshja mes Newcastle Unitedit dhe Barcelonës në 1/8 e finales. Atletico Madridi do të përballet me Tottenhamin, kurse skuadra që fiton do të luajë në çerekfinale me Newcastlen apo Barçën.

Arsenali, të paktën në letër, e ka të hapur rrugën për në gjysmëfinale.

Fillimisht përballet me Bayer Levekusenin. Dhe nëse kalon këtë pengesë, do të luajë me Bodo/Glimtin apo Sportingun.

Befasia nga Norvegjia, Bodo/Glimti, në një të tetën e finales luan me Sportingun.

Ndeshjet e para të një të tetës së finales janë më 10 e 11 mars. Ndërkohë ndeshjet e kthimit janë më 17 e 18 mars.

Çerekfinalet zhvillohen më 7/8 e 14/15 prill, kurse gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5 e 6 maj. Finalja e madhe e Championsit është më 30 maj në “Pushkash Arena” në Budapest.

 

adv

Siljanovska: Me Shqipërinë nuk kemi konteste të hapura, kemi bazë të zgjeruar për bashkëpunim

0

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova e cila sot ishte nikoqire e presidentit shqiptar Bajram Begaj, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë konteste por kanë bazë për bashkëpunim, shkruan Alsat.

“Kjo vizitë paraqet edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat ndërtohen nëpërmjet respektit të ndërsjella. Ne nuk kemi konteste të hapura, derisa s’kemi konteste kemi bazë të zgjeruar për bashkëpunim. Nevojitet lidhje infrastrukturore. Tema kryesore ka të bëj me perspektivën evropiane. Shqipëria është më afër në këtë rrugë dhe unë shpreh kënaqësinë time për këtë. Unë përveç Shqipërisë dhe Malit të zi shoh hapa evropian edhe për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Kuptohet që fort jemi të përcaktuar dhe determinuar për BE-në. Anëtarësimi realizohet përmes reformave, veçanërisht me sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Siljanovska. /Alsat.mk

adv

Selami i drejtohet Filkovit: Problemi nuk është Ligji, por mentaliteti

0
Drejtuar: Ministrit të Drejtësisë pyetje?
Nëse qëndrimi juaj është se provimi i jurisprudencës nuk përbën procedurë administrative dhe për këtë arsye nuk bie nën Ligjin për përdorimin e gjuhëve, atëherë shtrohet një pyetje logjike:
Edhe provimi i lejës së vozitjes është provim profesional, i rregulluar me Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor,megjithatë organizohet në dy gjuhë!
Cili është kriteri juridik që bën dallimin ndërmjet këtyre dy provimeve profesionale?
A bëhet fjalë për natyrë të ndryshme juridike apo për interpretim të ndryshëm të të njëjtit ligj?
Drejtësia nuk duron logjikë selektive, z. Filkov!
Nuk është problemi te ligji, por te njeriu dhe mentaliteti i tij!
Ka shkruar Selami në Facebook
adv

Prokuroria lexon biseda të përgjuara në seancën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

0
Kosovo's President Hashim Thaci attends a press conference wit EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue during a meeting in Pristina on June 16, 2020. - EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak is on a three-day official visit to Kosovo regarding the EU-facilitated dialogue between Pristina and Belgrade. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Në gjyqin e dytë që po mbahet ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve janë shfaqur disa biseda, të cilat sipas Prokurorisë janë zhvilluar gjatë takimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me të bashkëakuzuarit në këtë rast dhe me persona të tjerë.

Këto komunikime, sipas Prokurorisë, janë përgjuar, raporton Klankosova.tv.

Prokurori Joshua Hafetz ka lexuar disa prej tyre në seancë.

“Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë”.

“Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle”.

adv