15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 63

Përse Grubi nuk përfundoi në Shutkë, ja shkaku…

0

Tri shënime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të dërguara sipas detyrës zyrtare në Prokurorinë Publike, janë bërë baza kryesore mbi të cilën prokurori Daniel Kocev ka argumentuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Vendimi për të shmangur paraburgimin efektiv në burgun e Shutkës është mbështetur në vlerësimet për rrezikimin e sigurisë së tij jetësore.

Sipas informacioneve që transmeton TV 24 nga burime brenda hetimit, alarmi kyç është ndezur më shumë se një vit më parë. Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ishte njoftuar nga një shërbim inteligjent i një vendi fqinj se Grubi ishte shënjestër e një plani për likuidim. “Para një viti, një shërbim inteligjent nga fqinjësia iu drejtua ASK-së me të dhëna të përgjuara, sipas të cilave Artan Grubit i kanosej rrezik për jetën nga një person me të kaluar kriminale dhe i njohur në qarqet e nëntokës,” citon TV 24 burimin nga hetimi.

Pas këtij paralajmërimi, Grubi kishte qenë nën mbrojtje të vazhdueshme policore deri në momentin e arratisjes së tij nga vendi. Edhe gjatë periudhës kur ai ndodhej në arrati, institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna shtesë që konfirmonin se njeriu më i besuar i Ali Ahmetit nuk ishte i sigurt. Megjithatë, mbetet e paqartë baza e fundit e vlerësimit, pasi burime nga ASK dhe MPB pohojnë se nuk është kryer ndonjë vlerësim i ri i sigurisë menjëherë pas arrestimit të tij në pikën kufitare Bllacë.

Ndërsa ASK ka refuzuar të komentojë zyrtarisht rastin, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar tërthorazi informacionet, duke saktësuar se policia nuk ka bërë vlerësim specifik mbi atë se cili institucion ndëshkues do të ishte më i sigurt për qëndrimin e tij. Ky zhvillim vjen pasi Grubi u rikthye në Maqedoninë e Veriut, ku pas një qëndrimi prej vetëm pak orësh në burgun e Shutkës, u transferua në arrest shtëpiak.(INA)

adv

Gjykimi për ndërhyrje te dëshmitarët! Sot deklaratat hyrëse ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve

0

Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00.

Dhomat e Specializuara njoftuan se pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave të saj.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, “midis së paku 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, i udhëzoi ata që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi “bashkërendoi tre grupe, të përbëra nga z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj dhe persona të tjerë për të cilët nuk janë ngritur akuza, dhe z. Kuçi, me qëllimin e ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”.

Isni Kilaj u arrestua së pari si i dyshuar më 2 nëntor 2023, dhe u lirua përkohësisht me kushte të rrepta më 15 maj 2024.

Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Prokuroria dorëzoi dosjen paraprake të saj më 19 shtator 2025. Smakaj, Thaçi dhe Fazliu dorëzuan dosjet paraprake të tyre më 19 dhe 20 tetor 2025.

“Dosja e çështjes iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm më 12 nëntor 2025. Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë për të dytën herë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm më 10 dhjetor 2025. Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026 në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm”, njoftoi DHSK.

adv

Zhurma e marrëveshjeve të fshehta

0

Nga Fatmir Limani

Bashkimi i subjekteve në frontin me strategji të dyfishtë, të cilat në fazën fillestare shkatërruan forcën politike me pushtet absolut në çerekshekullin që lam pas, mandej strukturën e opozitës më të organizuar.

Aleanca e stisur, e cila vetëshkatërroi strukturat e saj, akoma mbetet kryefjala e shërbimeve mbrënda strukturore dhe në bashkëpunim me… Në valle lëvizjesh të llogaritura si shah i mjegullt, herë me një flamur, herë me një tjetër premtim, humbën torruan në kalkulimet e fundit, duke menduar se dredhia është urtësi, e pazari mund të shitet si strategji.

Fronti që u betua për ndryshim, tretet në pasqyrën e ambicies, duke harruar se themelet nuk ndërtohen me hile. Dhe Aleanca që lindi për të rrëzuar një kështjellë, rrëzoi gurët e vet para se të hapte portën. U bë ushtar i hijes që e kundërshtonte, duke ushqyer me “amin” atë që e quante armik.

Dhe kështu, në fund të lojës mbeti pa fitimtarë, mbeti vetëm zhurma e marrëveshjeve të fshehta dhe një emër i madh me përmbajtje të zbrazët. Kjo ndodh kur strategjia nuk ka busull, shërbimi është drejtim, e vetëshkatërrimi bëhet epilog.

Hilja është si puna e kungullit që dikur edhe fundoset!

adv

RMV / Sa denarë më pak (ose më shumë) do të marrin funksionarët në mars ?

0

A do të ulen apo do të rriten pagat e funksionarëve është pyetja që u shtrua në publik pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të përshpejtuar, kaloi paketa e ligjeve me të cilat u ul koeficienti me të cilin llogaritet paga e tyre.

Bëhet fjalë për ndryshime në ligjet për pagat e deputetëve, pagat e personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor.

Këto ndryshime vijnë vetëm pak ditë para se në llogaritë bankare të mbi një mijë funksionarëve të emëruar paga e muajit shkurt të dalë më e “ulët”.

Pyetja që u ngrit në publik është për sa denarë do të jetë më e ulët paga që funksionarët do ta marrin në mars. Praktikisht, ulja e koeficientit që propozojnë deputetët “e ha” rritjen e bazës, prandaj ndikimi neto është minimal, sipas sindikatave.

Kjo do të thotë se me ndryshimet e propozuara ulet koeficienti që shumëzohet me pagën mesatare për kryeministrin, presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe drejtorët.

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sipas të dhënave të fundit në faqen e internetit të Qeverisë kishte pagë bazë prej 140.450 denarësh (rreth 2.278 euro), me uljen e koeficientit nga 3.47 në 3.17, në mars do të marrë pagë prej 140.469 denarësh (rreth 2.279 euro).

Nëse kësaj llogaritjeje i shtohet edhe stazhi i kryeministrit prej 12 për qind, paga e tij bazë, pa shtesat e tjera në pagë, do të arrijë në 157.569 denarë.

Nëse koeficienti nuk do të ulej, me harmonizimin me pagën mesatare për vitin 2024 që merret si referencë, ai do të duhej të merrte 153.762 denarë bazë, që me stazhin do të arrinte në 184.514 denarë.

Paga bazë e presidentes Gordana Silanovska Davkova është 140.469 denarë, ndërsa meqë ajo tashmë ka plot 40 vite stazh, kjo do të thotë se baza do të arrijë në 168.824 denarë.

Koeficienti i deputetëve me ndryshimet e propozuara pritet të ulet nga 2.69 në 2.45, me çka paga e tyre e janarit prej 108.877 denarësh do të ulet në 108.564 denarë.

Ministrat me këto ndryshime do të kenë koeficient të ulur të pagës nga 2.85 në 2.6, që do të thotë se paga e tyre e janarit prej 115.353 denarësh do të ulet në 115.211 denarë.

Pushteti dhe opozita e shohin nga prizma të ndryshme pagën e deputetëve

Sipas propozuesve të ndryshimeve ligjore, ulja e koeficientit do t’u sjellë funksionarëve pagë më të ulët prej 10 deri në 13 mijë denarësh.

“Për deputetët dhe funksionarët në pushtetin ekzekutiv i ulim koeficientet me çka drejtpërdrejt e shkurtojmë barrën buxhetore. Për gjyqtarët dhe prokurorët publikë parashikojmë harmonizim të koeficienteve me qëllim që pagat e tyre të jenë në korrelacion me mundësitë reale ekonomike të shtetit. Ndërsa për kryetarët e komunave propozojmë shkallë të re varësisht nga numri i banorëve”, deklaroi deputeti Bojan Stojanoski.

Por, me këtë qëndrim nuk pajtohet deputeti nga opozita e LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili pretendon se ky është manipulim, sepse nuk mund të zbritesh diçka që nuk e ke marrë.

Ai thotë se grupi parlamentar i LSDM-së do t’i mbështesë ndryshimet me të cilat rritet paga e tyre.

“Pra, pretendimi se po i ulin pagat për 200 ose 300 euro nuk është aspak i vërtetë. Sepse praktikisht ne do t’i rrisim pagat në këtë nivel që është tani, sepse nuk mund të konsiderohet si ulje diçka që në të ardhmen do ta merrnim. Kështu që ne do ta mbështesnim një gjë të tillë. Pse? Sepse konsiderojmë se prioritet duhet të jenë punëtorët, prioritet duhet të jetë paga minimale”, thotë Spasovski për REL.

Ai shton se problemi në manipulim është se shumica qeverisëse në Kuvend nuk votoi për rritjen e pagës minimale, por vetëm për ndalimin e rritjes së pagës së funksionarëve.

LSM: Deputetët nuk i ulën pagat e tyre

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, thotë se në Kuvend kanë propozuar ndryshime ligjore me të cilat baza e pagës së funksionarëve do të shumëzohej me pagën minimale në vend të asaj mesatare, me çka realisht do të ulej paga e tyre për 40 për qind.

Por, siç thotë ai, për fat të keq, asnjë deputet nuk e mbështeti iniciativën e tyre.

“Është e rëndësishme të dihet se ata nuk po i ulin pagat e tyre për 12.000 deri në 13.000 denarë siç përpiqen t’ia shpjegojnë këtë publikut, por vetëm po i mbajnë pagat e tyre të rritura për 79%, përkatësisht shumica qeverisëse tregoi se për ta shpëtuar pozitën dhe pagën e vet, në një ditë me procedurë të shkurtuar ndryshuan 4 ligje, ndërsa dy vjet u duhen për të ndryshuar një ligj për të rritur pagat e punëtorëve dhe ende nuk e ndryshojnë”, thotë Trendafilov.

Prokurorët kërkon tërheqjen e ndryshimeve ligjore nga seanca plenare

Në listën e funksionarëve që do të marrin pagë më të ulët nga ajo e pritshme janë prokurorët dhe gjyqtarët. E para me reagim të ashpër ishte Shoqata e Prokurorëve, e cila kërkoi nga deputetët ta heqin pikën nga rendi i ditës i seancës plenare.

Sipas ndryshimeve të propozuara në ligjin për pagat e prokurorëve, pagat e prokurorëve themelorë në mars do të rriten për 273 denarë, ndërsa prokurorëve nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’u rritet paga për 134 denarë.

Sipas Shoqatës, është jokushtetues përpjekja e Qeverisë për ndryshimin e koeficienteve në pagat e tyre, sepse, sipas ligjit për pagat e prokurorëve publikë, paga e tyre mund të ndryshohet vetëm pas një procedure të përcaktuar disiplinore.

“Konsiderojmë se kjo është një zgjidhje antikushtetuese dhe e paligjshme me të cilën rrezikohet pavarësia e prokurorëve publikë përmes presionit ekonomik”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej ata thonë se paga e tyre, e cila lëviz nga 90.000 deri në 130.000 denarë, është më e ulëta në rajon, ku pagat e prokurorëve janë nga 100.000 deri në 270.000 denarë. Prokurorët akuzojnë se shtesat e parashikuara me ligj për kompleksitetin e punës prej vitesh nuk u paguhen për shkak të mungesës së mjeteve në Buxhet.

Ndaj këtij kërkese të prokurorëve, deputetët nga pushteti u porositën të punojnë për rritjen e besimit, e jo të mendojnë vetëm për paga.

“Dhe në vend që të punojnë për rritjen e atij 2% besim nga qytetarët, ata mendojnë ekskluzivisht vetëm për paga. Por, do ta përsëris, bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish që janë nën kontrollin e LSD-së dhe BDI-së, përndryshe edhe atje ka shumë njerëz të ndershëm që për fat të keq nuk mund të vijnë në shprehje nga këta”, deklaroi deputeti nga VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski.

Koeficientet për funksionarët deri tani janë ulur dy herë

Kjo është hera e tretë që ulen koeficientet për pagat e funksionarëve pasi Gjykata Kushtetuese e “zhbllokoi bazën”.

Në dhjetor 2024, deputetët në Kuvend nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, Dafina Stojanoska dhe Eli Panova, paraqitën propozim-ndryshime në Ligjin për pagën dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, me të cilat u ulën koeficientet e pagave.

Atëherë nga 3.92 si koeficienti më i lartë për përcaktimin e pagës së presidentit të shtetit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, u ul në 3.47.

Një veprim të tillë e bëri edhe pushteti i mëparshëm i udhëhequr nga LSDM dhe BDI në shkurt 2024, kur me ndryshime në gjashtë ligje ndaluan rritjen e të ardhurave mujore të bartësve të funksioneve publike duke e ulur koeficientin më të lartë nga 4.50 në 3.92./REL

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë e nga drejtime të ndryshme.

adv

Kasami takon ministrin Muamet Hoxha, në fokus investimet mjedisore dhe projektet strategjike në Tetovë

0

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ku në qendër të diskutimeve ishin investimet aktuale dhe projektet strategjike që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në Tetovë.

Sipas Kasamit, gjatë takimit u shqyrtuan projektet që ndodhen në faza të ndryshme realizimi, përfshirë rindërtimin e tubacionit kryesor nga Kodra e Diellit deri në qytet, zgjerimin e rrjetit primar në vendbanimin “Jashtë Vardarit”, si dhe ndërtimin e kolektorëve për kanalizim atmosferik në lagjet Falisht dhe Dardani.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe projektet e financuara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat përfshijnë fazën e dytë të rindërtimit të ujësjellësit dhe ndërtimin e Stacionit të Transferimit të mbetjeve në Tetovë.

Një theks i veçantë iu dha projekteve në kuadër të instrumentit IPA, ku pritet nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

Kasami theksoi se palët u zotuan për bashkëpunim të ngushtë institucional, me synimin që projektet të realizohen me efikasitet dhe transparencë të plotë, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Tetovës.

adv

EuroAmbasadori Rokas: Mos të politizohet rasti Grubi me reagime ndaj gjyqësorit

0

Në pyetjen për ta komentuar rastin me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi, euroambasadori Rokas tha se në parim BE-ja nuk përzihet në vendimet gjyqësore. Por, shtoi se me zgjuarsi ndiqen ndryshimet në Kodin penal dhe paralajmërimi i rreth 30-të ligjeve të reja, që pastaj do të vëzhgohen.

“Bashkimi Evropian nuk komenton kurrë për raste të tilla, të cilat lidhen me zbatimin e vetë legjislacionit. Por, qëndrimi ynë është gjithmonë që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, para së drejtës. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe nuk duhet të ketë politizim apo ndërhyrje në zbatimin e ligjit, as në raste individuale, e as në të gjitha rastet tjera. Sa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, tashmë mund të shohim se shumë aktivitete po zbatohen aktualisht. Kemi informacion se Ministria e Drejtësisë për momentin po punon për hartimin e rreth 30 ligjeve dhe, natyrisht, shpresojmë që çështjet kryesore që lidhen me Kodin penal të mund të zbatohen së shpejti në mënyrë që të përmirësohet lufta kundër korrupsionit. Ne jemi jemi në pritje për një Kod gjithëpërfshirës dhe të mirë penal dhe jam i inkurajuar nga puna e përshpejtuar që po bëhet për hartimin e këtyre ligjeve. Do të shohim se si do të shkojë e gjithë kjo dhe, kuptohet, do të vëzhgojmë zbatimin e ligjeve”, tha euroambasadori Rokas.

adv

Ilir Demiri në krye të ASH-së (Qeveri), pasi u largua Arben Fetai!

0

Zëvendëskryeministri Arben Fetai nuk e drejton më fraksionin Aleanca për Shqiptarët, i cili është pjesë e qeverisë. Në vend të tij është emëruar deputeti Ilir Demiri, i cili së fundmi la pjesën e Aleancës të udhëhequr nga Ziadin Sela për t’u bashkuar me koalicionin qeverisës.

Një zyrtar i lartë nga fraksioni për “Sloboden Pechat” konfirmoi se largimi i Fetai nga pozicioni drejtues është rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme, pasi Fetai ishte kundër transformimit të VLEN-it në parti dhe avokonte që pjesa e tyre e ASH-së të shëndrohet në një subjekt të ri politik, informon “tetova1”.

Ky fraksion i ASH tashmë i ka shpërbërë organet “partiake”, një veprim që së fundmi e bëri për herë të parë kreu i Besës Bilal Kasami, me qëllim bashkimin e të gjitha partive që përbëjnë koalicionin VLEN në një parti.

Nga zëvendëskryeministri Fetai është distancuar Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, si dhe deputetja Mimoza Musa, të cilët mbështesin opsionin e transformimit të VLEN-it në parti.

Fetai mbetet në fraksionin e Aleancës pas ndarjes.

Ai thuhet se ka ndryshuar mendje tani dhe pritjet janë që ai t’u bashkohet edhe anëtarëve të partisë që janë pro transformimit të VLEN-it në parti.

Në këtë drejtim, Fetai për sonte ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të strukturave të partisë. Por anëtarët e partisë, të cilët tashmë janë deklaruar se janë pro transformimit të VLEN-it në parti, thonë se Fetai tani po kërkon një mënyrë për të mbetur pjesë e aleancës dhe VLEN-it.

Fetai për median maqedonase “Sloboden Pechat” nuk u përgjigj se cilat janë qëndrimet e tij.

Keqkuptimet në këtë fraksion të Aleancës lindën pasi u intensifikua procesi i transformimit të VLEN-it në parti, pra pas ofertës nga Kasami dhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, që partia e ardhshme VLEN të udhëhiqet nga këta dy udhëheqës. Sipas ofertës, e cila siç është raportuar tashmë nga “Sloboden Pechat”, Kasami dhe Mexhiti do të jenë bashkëkryetarë të VLEN-it.

Plani fillestar ishte që nënkryetarët të ishin zëvendëskryeministri dhe kreu i Alternativës, Bekim Sali, dhe Arben Fetai, por pasi u grindën në Aleancë, tani propozohet Ilir Demiri si nënkryetar. Sekretari i përgjithshëm i partisë VLEN, nga ana tjetër, duhet të jetë deputeti Bekim Qoku.

Përveç Fetait, propozimi për bashkëkryetarë gjithashtu nuk u pajtua me partinë Alternativa, e cila është pjesë integrale e koalicionit VLEN. Si Fetai ashtu edhe Alternativa kanë mbrojtur gjithnjë e më shumë modelin e një presidence me rotacion me partinë e ardhshme./tetova1/

adv

BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish

0

BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish

Dje në Universitetin e Tetovës, ministrja Vesna Janevska zgjodhi që, përveç debatit për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, të hapë edhe një debat të panevojshëm mbi statusin e gjuhës shqipe, duke e relativizuar dhe nënçmuar atë publikisht.

Deklarata se “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet”, si dhe kërkesa që gazetarët të përkthejnë për të, përbëjnë jo vetëm mungesë respekti ndaj shqipes, por edhe shpërfillje të realitetit kushtetues dhe ligjor që garanton përdorimin zyrtar të saj.

Pas ministrit Fillkov, që po tenton të përjashtojë shqipen nga jurisprudenca dhe praktikat institucionale, tani edhe Janevska po ndjek të njëjtën vijë, atë të minimizimit dhe anashkalimit të gjuhës shqipe në hapësirat publike dhe institucionale, para syve të opinionit.

BDI rikujton se gjuha shqipe nuk është “gjuhë komuniteti”, por gjuhë zyrtare e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Ajo nuk është çështje dëshire personale të një ministri apo ministreje, por detyrim institucional.

Ndërkohë, VLEN, që u vetëshpall si mbrojtëse e interesave shqiptare, sot hesht. Shtabi i tyre i krizës, i ngritur këto ditë për propagandë ditore, le të mblidhet e të diskutojë për Fillkovin dhe Janevskën. Le të thotë një fjalë të vetme në mbrojtje të gjuhës shqipe, nëse guxojnë.

Heshtja nuk është vetëm pafuqi, është edhe bashkëfajësi.

adv

A VLEN zëri i shqiptarëve në pushtet, apo po mbytet nga përçarjet e brendshme?

0

Kur të gjithë prisnin që VLEN të shfaqej si një front i bashkuar politik, realiteti mori një tjetër drejtim. Përçarja nisi të bëhet e dukshme brenda vetë koalicionit, duke zbehur pritjet për unitet dhe stabilitet. Edhe ASH-ja e vogël brenda VLEN-it u përfshi nga kriza e brendshme, ku Mimoza Musa dhe Azir Aliu u distancuan nga Arben Fetai, duke sinjalizuar mospajtime serioze politike.

Shkruan POPULLI.mk

Në këtë klimë tensioni, Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA deklaroi se AlternAtivA duhet t’i tejkalojë “teket e veta”, duke theksuar se ajo që flet më shumë është puna konkrete në terren, e jo kalkulimet e brendshme. Ndërkohë, zhvillimet në VLEN nuk u ndalën me kaq, pasi u shfaq edhe një tjetër përçarje, kësaj here brenda BESA-s, mes Fatmir Limanit dhe Bilall Kasamit.

Të gjitha këto lëkundje e vënë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e projektit politik VLEN. A do të arrijë ky koalicion të shndërrohet realisht në një parti politike të konsoliduar, apo do të shpërbëhet copë-copë nën peshën e përçarjeve të brendshme, mbetet për t’u parë.

© POPULLI.mk

adv