17.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 69

Ejup Maqedonci në krye të Këshillit për Epopenë e UÇK-së

0

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së.

Kryesues është Ejup Maqedonci, bashkëkryesues Andin Hoti, kurse anëtar edhe Sami Lushtaku.

Anëtarë të tjerë janë Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari, Gazmend Hoxha.

adv

Mickoski akuzon LSDM dhe “Frontin Evropian” në skandalin e dr0gës

0

Hetimi për skandalin e drogës çon te individë nga blloku opozitar, si dhe te ish politikanë, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, duke njoftuar se “të gjithë do të mbahen përgjegjës sepse gjithçka do të mbështetet me prova”.

Në emisionin “Samo Vistina” në TV Kanal 5, Mickoski tregoi se sipas informacioneve nga hetimi deri më tani, ka padi penale kundër 10 personave përveç dy personave që janë ndaluar tashmë, dhe theksoi se ky është vetëm fillimi.

Lidhur me akuzat e opozitës, ai deklaroi se do të ketë përgjegjësi ndaj të gjithëve, por se “opozita duhet të jetë e vetëdijshme se hetimi çon tek të afërmit e tyre dhe se ka prova për këtë”.

“Sa herë që ta pyesni opozitën, ata do t’jua thonë atë pa pasur asnjë argument, ndërsa pushteti nga kjo anë flet në bazë të argumenteve dhe fakteve. Nuk do të flas, por mendoj se do të arrihet deri te emra shumë të rëndësishëm që janë pjesë ose të lidhur me opozitën aktuale LSDM-në, pjesërisht me të ashtuquajturin Front Evropian, por edhe ish-politikanë. Vetëm atëherë të mos thuhet se ky është revanshizëm politik dhe përndjekje, sepse gjithçka do të jetë e mbështetur me dëshmi. Që të mos vijë puna atëherë ‘pse familja ime’, të gjithë do të përfshihen, sepse dinë ta sulmojnë familjen time dhe familjet e njerëzve të Qeverisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se familjet e tyre për të cilat ekzistojnë dëshmi, veçanërisht në këtë rast, do të jenë përgjegjëse për shumë gjëra”, potencoi kryeministri Mickoski.

Ai nënvizoi se megjithatë drejtësia do të fitojë në këtë rast dhe ai që ka gabuar do të përgjigjet, por edhe nuk duhet të harrojmë se çfarë politike udhëhoqi qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me kultivimin e kanabisit, si dhe faktin se e gjithë kjo është pasojë e atyre politikave.

“Të gjithë harrojmë se sa herë qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së tentonte ta ndryshonte Ligjin për kultivimin e kanabisit dhe të lejohej eksporti i lules së kanabisit. Madje edhe në festa të rëndësishme thirrnin seanca në Kuvend. Ja, vetë po e shohim se çfarë kanë kërkuar prodhuesit. Nuk mundet që programi juaj ekonomik të bazohet në prodhimin e kanabisit, kjo në vete është humbëse. Kryeministri Mickoski njëkohësisht theksoi se tani me skandalin e drogës po shohim se si Aliu, Zaevi dhe Venko si ministër i shëndetësisë e kanë zhvilluar Maqedoninë dhe se këto janë pasojat e atyre politikave, por do të ndëshkohen”, tha Mickoski.

adv

Gjobat deri në 10.000 euro për spitalet që nuk lëshojnë llogari fiskale

0

Qeveria po përgatit ndryshime tektonike në shëndetësi. Në ENER, para dy ditësh janë publikuar ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore në gjithsej 37 faqe, ku përshkruhet gjithçka që do të ndryshojë. “Sloboden Peçat” i shqyrtoi ndryshimet dhe në mënyrë të përmbledhur, ato kanë të bëjnë me punësimet, specializimet dhe mënyrën e pensionimit të mjekëve, ndërsa ka nene që përfshijnë edhe drejtorët. Ndryshimet parashikojnë gjoba të larta që nuk ekzistonin më parë. Për rastet kur punonjësit shëndetësorë kryejnë shërbime pa licencë pune ose pa provim profesional, tani parashikohet sanksion kundërvajtës si për drejtorin, ashtu edhe për spitalin/klinikën.

Gjobat për llogaritë fiskale dhe mbylljen e institucioneve

Gjoba prej 200 deri në 1.000 euro për personat juridikë mikro, 200 deri në 2.000 euro për personat juridikë të vegjël, 500 deri në 6.000 euro për personat juridikë të mesëm dhe nga 500 deri në 10.000 euro për personat juridikë të mëdhenj do të shqiptohen nëse nuk lëshohet llogari fiskale për shërbimin shëndetësor ndaj pacientit që paguan me mjete vetjake. Gjoba të njëjta parashikohen edhe nëse institucionet shëndetësore nuk e njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të paktën gjysmë viti para mbylljes (ndërprerjes së punës).

Mbrojtja e mjekëve të moshuar dhe cilësia

Dënime ka edhe nëse institucionet nuk përcaktojnë mënyrën e dhënies ose marrjes së licencave. Gjobë parashikohet për drejtorin dhe institucionin nëse e detyrojnë punonjësin shëndetësor të kujdestarojë kundër dëshirës së tij, nëse ai është mbi 59 vjeç (për burrat) dhe 57 vjeç (për gratë). Gjithashtu, institucionet duhet të formojnë Komision për monitorimin e cilësisë. Me ndryshimet e reja, ky komision duhet të dorëzojë mendim për vdekjen e çdo pacienti veç e veç, më së voni deri në fund të muajit pasues.

Pensionimi dhe angazhimi i mjekëve deri në 70 vjeç

Për shkak të mungesës së specialistëve, parashikohet që ata, pas mbushjes së 67 viteve, të mund të angazhohen me kontratë deri në moshën 70 vjeçare, duke marrë njëkohësisht edhe pensionin edhe pagesën për angazhimin. Për këtë do të nevojitet pëlqimi i Ministrisë dhe Fondit.

Punësimi: Fundi i manipulimeve me shpalljet

Parashikohet ndalesë për marrjen e kuadrit nga niveli primar dhe sekondar në institucionet terciare për të parandaluar punësimet afatshkurtra vetëm për transferim. Mjekët më të mirë të diplomuar do të kenë prioritet punësimi pa procedurë selektimi.

Shpalljet për punë nuk do të zgjasin më vetëm 5 ditë (shpesh të publikuara të enjten për t’u mbyllur të dielën), por do të publikohen online në faqet e Agjencisë për Administratë, Agjencisë për Punësim dhe në faqen e vetë institucionit, me afate më të gjata.

Procedura e re e përzgjedhjes

Komisionin e selektimit nuk do ta propozojë më drejtori, por kolegiumi profesional. Procedura do të ketë tre faza: selektimi administrativ, selektimi preliminar dhe intervista. Pikët do të varen nga suksesi në fakultet, provimi profesional elektronik, njohja e gjuhëve të huaja dhe intervista.

Specializimet dhe përvoja e punës

Hiqet kushti që mjekët duhet të kenë 6 muaj përvojë pune në mjekësinë primare para se të specializojnë, pasi kjo konsiderohet ngarkesë e panevojshme pas studimeve të gjata dhe praktikës. Gjithashtu, Qeveria do të miratojë programe për të përcaktuar numrin e saktë të specializimeve sipas nevojave reale të shtetit, që të mos ketë tepricë në disa fusha e mungesë në të tjera.

adv

Moti sot

0

Moti sot më vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, në vendet më të larta reshjet do të jenë me shi dhe borë, derisa në male vetëm me borë. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë dhe erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja.

adv

Përplasje deklaratash: Fetai mohon strukturimin e Arbërisë në Likovë

0

Zv/kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e Bekim Fazliut të dhënë po në emisionin “Debat në Shenja” se ata janë partia më e strukturuar në komunën e Likovës, tha se beson se ai ka qenë i prekur te pika e tij më e dobët, tek Menduh Thaçi dhe prandaj ka dalë “nga vetja”.
“Kandidaturat për kryetar komunash janë definuar varëisshtë nga raportet e forcave në terren. Po të kishte qenë e organizuar Lëvizja Arbëria asisoji, në mënyrë aq të mirë dhe po most ë kishte qenë ASH, unë i pari do kisha thënë që ta marrin kandidaturën dhe grahni me kandidatin më të mirë që e keni. Por realiteti është ndryshe, njerëzit nganjëherë flasin nën ndikim të emocioneve”, tha Fetai.

adv

Rama i kërkon Donald Trump ndërhyrje për Gjykatën Speciale, përmend rastin e Hashim Thaçi

0
epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në takimin e parë të Bordit të Paqes.

Ai ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të bëhet diçka në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Dua të sjelli vëmendjen te një konflikt tjetër i hapur, ku lidershipi i presidentit Trump gjatë mandatit të parë e sollië Kosovën e Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje paqeje. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë e të nënshkruante atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump. Kjo u bë nga prokurori i njëjtë ‘sikario’ që ndoqi edhe vetë presidentin Trump, e për bëtë u bë i famshëm tërë botën”.

“Për hir Zotit, z. President të bëjmë diçka, para se, siç thoni ju, shumë gjëra të këqija të ndodhin sërish” – ka thënë Rama.

Ndërkohë, në Uashington është mbajtur takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku shtete pjesëmarrëse ishin edhe Kosova dhe Shqipëria.

Prej atje, Trump ka përmendur sërish ndalimin e luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në adresimin e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, ai ka thënë se këto dy shteti po ia dalin mirë. Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që sa herë të kenë probleme ta kontaktojnë atë.

“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim” – tha Trump.

Ndër të tjera, presidenti Trump ka treguar edhe për kontributin që do ta japin Kosova dhe Shqipëria në Gaza.

Ai ka theksuar se këto dy vende do të kontribuojnë me trupa ushtarak për stabilizimin e Gazës.

Ai ka bërë me dije se të njëjtin kontribut do të japin edhe disa vende tjera.

“Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani do të mirëprisnin trupa dhe forca policore për stabilizimin e Gazës” – theksoi ai.

adv

Mbrojtja e historisë së UÇK-së, “detyrim kombëtar”, sipas Ballës

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se nuk ka një raport të ri të veçantë për Shqipërinë në Parlamentin Europian, por një rezolutë të përvitshme që bazohet në gjetjet e Komisionit Europian.

Sipas tij, draft-rezoluta e këtij viti është ndër më pozitivet ndër vite, pasi vlerëson progresin në procesin e integrimit dhe konfirmon avancimin në hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave.

Ai theksoi se objektivi për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 varet nga zbatimi i reformave dhe nga ulja e polarizimit politik, duke përshëndetur angazhimin për bashkëpunim në komisionet e posaçme për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Balla u ndal edhe te zhvillimet në politikën e jashtme, duke e cilësuar si ditë të rëndësishme për Shqipërinë mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, iniciuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ku kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një ndër folësit kryesorë. Ai e konsideroi këtë një arritje të madhe për marrëdhëniet me SHBA-në dhe për rolin e ri ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Balla renditi si suksese përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidencën e OSBE-së dhe përgatitjet për samitin e NATO-s në Tiranë, duke kërkuar votimin e ligjit për shërbimin e jashtëm si pjesë e përgatitjes për anëtarësimin në BE.

Në fund, ai ngriti çështjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar të papranueshme akuzën ndaj UÇK si ndërmarrje kriminale. Sipas tij, Shqipëria ka përgjegjësi morale dhe politike të mbrojë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai theksoi se, sipas tij, mbrojtja e historisë së UÇK-së është detyrim kombëtar dhe politik për përfaqësuesit shqiptarë në çdo kontakt me ndërkombëtarë, shkruan eunews.al.

Fjala e plotë:

E para, nuk ka ndonjë raport në parlamentin europian, ka një rezolutë që është e përvitshme, që bëhet nga parlamenti europian, nga raporteri mbi bazën e gjetjeve të raportit të Komisionit Europian. E meqë e thatë këtë dhe hyra në këtë se s’kisha fare ndërmend të flisja, është drafti i paraqitur, i rezolutës, në vlerësimin tim se sapo po e krahasoja me vitet e paraardhëse, është përsëri më i miri ndër shumë vite. Sepse e para, dhe filloj të citoj, hap thonjëzat: “Vlerësohet progresi i arritur në procesin e integrimit”.

E dyta, konfirmohet avancimi i vendit në hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave. Dhe nënvizon se rruga drejt mbylljes së negociatave deri në fund të 2027-ës, pa dyshim që do të varet nga zbatimi i reformave, për të cilat jemi të angazhuar, dhe në funksion të asaj që tha kryetari i Komitetit Politikave të Jashtme në Parlamentin Europian, ftesa jonë për të adresuar pikën tjetër që vjen që është polarizimi i tejskajshëm i diskursit politik, dhe i nevojës për të adresuar të gjithë së bashku prioritetet kryesore, reformat kryesore, ua kemi thënë, dhe e përshëndes faktin që Partia Demokratike, grupi parlamentar i saj dhe partitë e tjera të përfaqësuara kanë reflektuar pozitivisht sa i përket punës së përbashkët që duhet të bëjmë në dy komisionet e posaçme të reformave, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

E dyta, për të mos humbur kohë me këtë, sot është një ditë e rëndësishme për politikën e jashtme, të Shqipërisë. Ndoshta do të kishte qenë mirë që ju t’i kërkonit ministres së jashtme programin e mbledhjes së parë të bordit të paqes sot në Uashington. Prej orës 8:38 me orën e Uashingtonit, që i bie diku rreth orës 14:38 në orën e Shqipërisë, çel punimet për herë të parë, ky bord i paqes i iniciuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nderin e madh të përfaqësojë Shqipërinë, dhe sigurisht të jetë përzgjedhur si një ndër folësit kryesorë sot në takimin e bordit të paqes. Ti i shkreti unë për ty dhe të shkretët këta për ty, po ta jap programin, ta lexosh. Shiko, ti je i vetmi, je i vetmi që nuk mban përgjegjësi për ato që thua. Dhe e ke shumë, e ke, je ato që the atë ditë, atë ditë janari këtu, t’i falëm, në këtë takim sot, programin po të duash ta jap, pastaj dil vetëm burrërisht që të kërkosh falje s’ke, s’e ke…. edhe pas fjalës së mbretërve, presidentit, i pari ndër kryeministra vjen kryeministri, nuk janë të gjitha vendet që do të flasin.

Të shkretët ne për ju, shyqyr ne që ju kemi e shkreta Shqipëri që ju ka, mirë, mirë, dakord, dakord, dakord. Se the, zotrote, para pak javësh këtu që nuk do të shkojë dot në, kështu është kur s’ke turp, dhe besoj që kjo është një arritje e madhe për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleati ynë strategjik, është një moment historik për angazhimin e Shqipërisë, kryeministri Rama do të flasë në të njëjtin grup ku do të flasin udhëheqësit e vendeve që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në çështjet e paqes afatgjatë në Gaza e shoqëruar kjo me një plan investimesh të rëndësishme në atë rajon.

Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht sa i përket angazhimit në Gaza, por Shqipëria përmes kryeministrit të saj do të kontribuojë në vendosjen e urave të bashkëpunimit të dialogut mes palëve, për shkak të një roli të ri që ka marrë Shqipëria, dhe këtu gjej rastin të përgëzoj edhe çdo diplomat të shërbimit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë meritën e tyre, në disa prej këtyre arritjeve të rëndësishme, sikurse ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, që ishte një arritje historike një në një shekull, po të kemi parasysh le të themi radhën e vendeve që e marrin atë, për dy vite me radhë Shqipëria në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë, me vendet e tjera të Bashkimit Europian, luajti rol tepër të rëndësishëm në ditë të vështira të Këshillit të Sigurimit, drejtuam presidencën e OSBE-së në vitin më të vështirë të OSBE-së, ndoshta që nga krijimi i vetë, flas këtu për vitin kur bota u përball me çështje të rëndësishme dhe të vështira sigurie, dhe po ashtu bëhemi gati për vitin e ardhshëm, për samitin e NATO-s, që është një tjetër arritje e rëndësishme e Shqipërisë sonë të përbashkët.

Samiti i NATO-s në Shqipëri është kurorëzimi pas disa samiteve të rëndësishme sikurse ishte ai i Këshillit, sigurisht ai samiti i Ballkanit Perëndimor dhe i BE-së, dhe i Komunitetit Europian, vitin e kaluar, kështu që dashur kolegë të opozitës, unë mendoj që ju takon edhe ju ta votoni ligjin për shërbimin e jashtëm, është punuar seriozisht për muaj me radhë, janë bërë edhe disa ndryshime që kanë qenë refleksione edhe nga Komisioni për Europën dhe Punën e Jashtme, kanë qenë refleksione edhe nga Qeveria, për të t’i dhënë Shqipërisë shërbimin e jashtëm të Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian, brenda këtij mandati Qeverisës, të cilët na kanë besuar shqiptarët.

E në fund, jo për nga rëndësia, sepse më e rëndësishmja padyshim që lidhet me Bordin e Paqes, lidhet me rolin e Shqipërisë, por besoj që secili prej nesh, sa herë të na jepet mundësia, edhe në zbatim të asaj deklarate që miratuam së bashku një javë më parë, e përshëndes angazhimin e Qeverisë në funksion të Deklaratës së Kuvendit një javë më parë, lidhur me pastërtinë e Luftës Çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është e papranueshme motra e vëllezër përpjekja e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë për të quajtur ushtrinë çlirimtare të Kosovës një ndërmarrje kriminale. Është e papranueshme është e se si mund t’i vishet një lufte çlirimtare kjo akuzë e cila as nuk bazohet në prova, dhe më e rëndë se kaq është se si mund të arrihet në përfundimin që viktima të jetë më fajtore se vrasësi se përdhunuesi dhe si ai që sot e kësaj dite mban përgjegjësi për 1600 trupa ,motra e vëllezër shqiptarë të Kosovës të cilët në atë gjuhën e poshtër burokratike quhen të zhdukur, të vdekur por të pakallur. Dhe në këtë këndvështrim mendoj që sa herë na jepet mundësia të flasim me të huaj, të flasim me partnerë ndërkombëtarë, na takon si përgjegjësi morale, politike kombëtare ta ngremë çështjen e pafajësisë së katër udhëheqësve të UÇK-së, presidentit Thaçi, kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ministrit të brendshëm Rexhep Selimi, të cilët kanë pasur nderin e madh jo vetëm të luftojnë për lirinë për çlirimin e Kosovës, por kanë pasur dhe nderin e madh të kontribuojnë në krijimin e shtetit të Kosovës. Në momentin historik të shpalljes së Kosovës, e këtu dua t’ju kujtoj disa prej jush që në 17 shkurt kemi qenë këtu në këtë sallë të mbledhur, ka qenë një ditë në mos gaboj ditë e diel, po jemi mbledhur të gjithë në këtë sallë, pikërisht për ta ndjekur nga Shqipëria, nga Parlamenti i Shqipërisë atë moment historik kur presidenti Thaçi mbante fjalën e shpalljes së pavarësisë.

Sot ngrihet një akuzë kundrejt udhëheqësve dhe turpi i takon prokurorëve, të cilët sot themeluesit e shtetit të Kosovës i konsiderojnë anëtarë të një ndërmarrjeje kriminale. Kjo është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe nëse nuk do të bëjmë dot gjithçka që duhet për ta ndaluar këtë paturpësi, historia do na bëjë edhe ne fajtorë që nuk arritëm në momentin që shqiptarët na kishin zgjedhur të ishim përfaqësues të tyre të mbrojmë historinë e ndritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit.

adv

EVN vazhdon mbështetjen shumëvjeçare për shkollën elektroteknike në Shkup

0

EVN Maqedoni zyrtarisht dorëzoi për përdorim hapësirën e rikonstruktuar dhe plotësisht të pajisur, e dedikuar për ruajtjen e sigurt të pajisjeve personale mbrojtëse të nxënësve që ndjekin arsimin dual elektroteknik në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” në Shkup.

Udhëheqësi i Departamentit për Burime Njerëzore dhe Organizim në EVN Maqedoni, z. Fisnik Oseku, e formalizoi donacionin me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mori pjesë në dorëzimin zyrtar të pajisjeve. Ai deklaroi: “Si kompani besojmë se investimi më i vlefshëm është investimi në arsim. Ai krijon mundësi, nxit zhvillimin dhe ndërton të ardhmen e komunitetit tonë. Jemi veçanërisht krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me këtë shkollë dhe kontribuojmë për kushte më të mira për mësim dhe zhvillim.”

EVN është pionier në vend në zbatimin e arsimit dual, me paralelen e parë duale të formuar në vitin 2017. Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar, EVN Maqedoni gjatë viteve të fundit në SHMET “Mihajllo Pupin” ka investuar në një kabinet tërësisht të rinovuar dhe të pajisur sipas standardeve korporative të EVN, ku nxënësit realizojnë mësim praktik në kushte që i përgjigjen një mjedisi të vërtetë pune, si dhe një poligon të specializuar për trajnim praktik, i ndërtuar në oborrin e shkollës, i cili u mundëson nxënësve të avancojnë aftësitë në terren dhe njohuritë praktike.

Me këtë projekt u vendosën standarde të reja në arsimin profesional, duke lidhur arsimin e mesëm me mundësitë reale për punësim.

adv

Investim 1.1 milion € në deponinë Rusino, Hoxha: Qendrat rajonale të mbeturinave do t’i japin fund deponive ilegale

0

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha sot promovoi vënien në përdorim të pajisjeve të reja të specializuara për deponinë Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një investim prej 1.114.200 euro, i financuar përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa ministri Hoxha tha se shpreson se me investime të këtilla t’i jepet fund edhe deponive ilegale.

“Shpresojmë që me rindërtimin, apo me ndërtimin e deponive rajonale, qendrave rajonale për menaxhim me mbeturina, do t’iu vijë fundi edhe deponive ilegale. Jemi në fazën e parë të realizimit të projektit për ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave, njëra nga ato qendra është edhe kjo që jemi sot këtu, në Rusino, ku fillojmë fazën e parë të realizimit . përkatësisht sigurimin e pajisjeve, apo mekanizimit që do të jetë në përdorim për deponinë Rusino dhe do të shërbejë të gjitha komunat që gravitojnë në këtë rajon”, theksoi Hoxha.

@tv21mk
adv

Portali populli.mk uron Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë dhe lexuesve tanë

0

Në këtë muaj të bekuar të sakrificës, mëshirës dhe faljes, urojmë që zemrat të mbushen me paqe shpirtërore, familjet me harmoni e dashuri, ndërsa sofrat me begati dhe mirësi. Ramazani qoftë një mundësi për reflektim, përforcim të besimit, afrimitet me Zotin dhe kujdes më të madh ndaj njëri-tjetrit.

Portali populli.mk ju uron shëndet, mbarësi dhe ditë të mbushura me vepra të mira, solidaritet dhe shpresë për një të ardhme më të drejtë e më njerëzore.

adv