10.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 9

Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së gjithashtu tha se shkatërruesit me raketa të drejtuara nga Marina po operojnë në Gjirin Arabik pasi kanë kaluar nëpër rrugën ujore kyçe në mbështetje të “Operacionit Liria”.

Ky është emri që i është dhënë operacionit të njoftuar nga Trump dje.

Ai deklaroi se SHBA do të fillojë të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë Ngushticës së Hormuzit.

adv

Komisioni Evropian thotë se s’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë

0

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Serbinë.

“Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë”, konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers.

“Komisioni Evropian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, shtoi Lammers.

Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve evropiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion.

adv

LSDM e quan Mickoskin shef të mafies, VMRO thotë se Filipçe miqtë i ka prorus

0

Përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth rrugëtimit eurointegrues dhe procesit të reformave, ndërkohë që po afron 9 maji, Dita e Evropës. LSDM-ja opozitare thekson që përgjigja e vetme pse vendi stagnon është se Evropa nuk mund të pranojë organizatë kriminale, të cilën siç thonë nga partia e Venko Filipçes e udhëheqë shefi i mafies Hristijan Mickoski.

“Bashkimi Evropian kërkon qartë dhe pa asnjë dilemë reforma. Nuk kërkon vetëm ligje formale në letër, por sundim të vërtetë të ligjit, gjyqësor të pavarur, liri të mediave dhe luftë kundër korrupsionit. Pse Maqedonia qëndron në vend? Sepse shtetin e udhëhiq organizata kriminale, në krye të së cilës është shefi i mafies, Hristijan Mickoski dhe VMRO-organizata kriminale. Nga 10 pikat kyçe të reformave që kërkon Evropa, ekziston edhe pika e 11, të cilën Mickoski dhe VMRO asnjëherë nuk do ta përmbushin: Të çlirohemi nga grupi kriminal. Derisa Mickoski dhe banda e tij janë në pushtet, ata nuk munden ta arrestojnë veten”, thanë nga LSDM.

• Maqedonia stagnon, shtetin e udhëheqë organizata kriminale
• Evropa nuk mund të pranojë shtet të udhëhequr nga shefi i mafies, Hristijan Mickoski

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë që LSDM-ja vetëm me emër është parti proevropiane, pasi të gjithë miqtë i kanë prorus. Sipas VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit, nëse do të ishin proevropian, nuk do t’i demantonin institucionet evropiane vazhdimisht.

“LSDM dhe Venko Filipçe vetë ia vendosin vetes etiketën si opsion proevropian, ndërkohë që miqtë e tyre më të mirë janë Onishçenko, Borçe Markovski dhe Miodrag Davidoviq Daka, biznesmenë prorus. LSDM dhe Filipçe paraqiten si parti proevropiane, ndërsa gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre demantohen vazhdimisht nga institucionet evropiane dhe eurodeputetët. Nëse janë vërtet proevropianë, pse Evropa i demanton vazhdimisht? Shembulli i fundit është edhe gënjeshtra për deklaratën e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë, Tomas Vajc. LSDM e spinoi deklaratën e tij, ndërsa ai menjëherë i demantoi dhe theksoi qartë se Maqedonia ka bërë përparim të madh në Agjendën e Reformave”, theksoi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Përplasja për temën në fjalë mes pushtetit dhe opozitës vazhdon tanimë disa ditë me radhë, me pothuajse fjalorin dhe narrativin e njëjtë./Alsat.mk.

adv

Të rinjtë gjithnjë e më shumë po dëmtojnë shëndetin duke përdorur nargjile

0

Përdorimi i nargileve po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë tek të rinjtë, me idenë e gabuar se është më pak i dëmshëm se duhani. Toksikologu, Isa Muça, thekson se në fakt ai është edhe më i rrezikshëm, pasi përmban substanca toksike dhe dëmton kryesisht mushkëritë dhe sistemin nervor, duke sjellë pasoja që shpesh nuk vihen re menjëherë.

“Gjatë përvojës time 10 vjeçare në këtë klinikë, në qoftë se bëjmë një krahasim viteve të fundit kemi raste shumë të shfaqura nga helmimi me nargile. Kjo ndodhë më shumë në orët e mbrëmjes, kemi raste që na vijnë në kujdestari…1:09 Ajo përmban shumë substanca të dëmshme, konkretisht përmban metale të rënda, arsenin, përmban plumb, njëkohësisht përmban nikotinë që të bënë të varur”, deklaroi Isa Muça, toksikolog Besim.

Të rinjtë shpesh nuk janë të informuar për përbërjen e nargjiles dhe janë përfshirë në përdorimin e pakontrolluar. Ka raste kur disa prej tyre përfundojnë në kolaps për shkak të helmimit.

“Po, kemi pas raste shumë të rënda. Pasojat gjatë helmimit me nargile, janë se tek disa pacientë mbarojnë me pasqyrë të rëndë klinike, kemi pas disa që kanë pas marramendje, të vjellura, disa kanë përfunduar edhe në kolaps, kanë humb vetëdijen, ku pastaj duhet të intervenohet në shumë klinika të tjera duhet të konsultojmë neurolog, pulmolog….a pas pacientë që i kemi shtrirë në spital, janë hospitalizu dhe kanë qëndruar disa ditë”, theksoi Isa Muça, toksikolog.

Mjekët apelojnë që të rinjtë të jenë më të kujdesshëm dhe të informohen për rreziqet reale të nargjiles, duke e shmangur përdorimin e saj për të mbrojtur shëndetin./Alsat.mk.

adv

9 Maji shënon fundin e përçarjes, VLEN drejt bashkimit historik

0
Më 9 Maj afrohet fundi i iluzionit politik se shqiptarët mund të mbahen të ndarë. Në Ditën e Evropës, VLEN shkon drejt Kongresit të Bashkimit si një forcë që e ka kuptuar mesazhin e kohës. Shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis. Ky është premtim që e kemi dhënë qysh moti.
Për vite me radhë, të tjerët kanë ndërtuar pushtet mbi përçarje. Kanë ushqyer ndasi, kanë krijuar grupe, kanë blerë heshtje dhe kanë shitur mashtrimin si patriotizëm. Sot, kur pesë subjekte bëhen një forcë, atyre u prishet loja.
Bashkimi i VLEN-it është përgjigje ndaj viteve të lodhjes, keqpërdorimit dhe manipulimit politik. Është mesazh se shqiptarët nuk janë pronë e askujt dhe se politika shqiptare nuk mund të mbahet peng nga klika që ka jetuar prej ndarjeve.
Më 9 Maj, në Kongresin e Bashkimit, 850 delegatë do ta vulosin këtë rrugë, nga pesë subjekte në një forcë politike, nga bashkëpunimi në bashkim, nga shpresa në realitet.
VLEN po bashkohet për sundimin e ligjit.
Për zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Për gjyqësor të pavarur.
Për rrugën evropiane dhe partneritetin me NATO-n.
Për mbrojtjen e familjes, traditës, kulturës dhe identitetit.
Numërimi ka filluar. Edhe 5 ditë deri në Kongresin e Bashkimit.
VLEN NJË. VLEN PO VJEN.
adv

Trump paralajmëron operacionin “Project Freedom” në Ngushticën e Hormuzit

0

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-ja do të ndihmojë  në drejtimin e anijeve të bllokuara për t’i nxjerrë nga Ngushtica e Hormuzit duke filluar nga e hëna.

“Për të mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i udhëheqim anijet e tyre në mënyrë të sigurt jashtë këtyre rrugëve ujore të kufizuara”, shkroi ai në rrjetet sociale, pa specifikuar se cilat vende  do të marrin ndihmë.

Trumpi tha se çdo ndërhyrje në këtë proces, të cilin ai e quajti “Project Freedom”, do të “trajtohet me forcë”.

Irani ka kufizuar ndjeshëm trafikun në këtë rrugë detare jetike që nga fillimi i luftës në shkurt. SHBA-ja ka vendosur gjithashtu një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Ligjvënësi i lartë iranian Ebrahim Azizi, ish-komandant në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, shkroi në rrjetet sociale se “çdo ndërhyrje amerikane” do të “konsiderohet shkelje e armëpushimit”.

Në postimin e Trumpit, ai tha gjithashtu se përfaqësuesit amerikanë po zhvillonin bisedime “shumë pozitive” me Iranin dhe se këto bisedime “mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë”.

Trump shtoi se operacioni do të ishte një “gjest humanitar” në emër të SHBA-së, Iranit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, pa përmendur konkretisht cilat vende. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se si do të menaxhohej bashkëpunimi me Teheranin.

“Në të gjitha rastet, ata thanë se nuk do të kthehen derisa zona të bëhet e sigurt për lundrim dhe gjithçka tjetër… Lëvizja e anijeve ka për qëllim vetëm të lirojë njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë absolutisht asgjë të gabuar,” vazhdoi Trump.

adv

LSDM: Mickoski gati të “sakrifikojë” Gruevskin për pushtet

0

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e kuptoi se duhet të arrestojë edhe Nikola Gruevskin për të siguruar pushtetin e tij.

Nga LSDM thonë se “duke përmbushur këto dy kushte: përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe arrestimin e Gruevskit – Mickoski dëshiron të krijojë një imazh më të mirë për veten në Evropë dhe të paraqitet si një “njeri që është për BE-në””.

“Sigurisht, kjo është vetëm një maskë. Qëllimi është të zgjerojë pushtetin e tij dhe të sigurojë më shumë kohë për vjedhje të papenguar. Mickoski spastroi të gjithë nënkryetarët në parti, duke ia kursyer karrigen Gruevskit. Ai ende nuk ka përfunduar anulimin e çështjeve të tij gjyqësore, dhe tani sheh një mundësi nga pozicioni i “rojtarit të karriges” për të marrë pushtetin e plotë në parti. Nikoloski nuk është më pengesë për të, ai po bën fushatë kundër tij gjatë gjithë kohës”.

“Mickoski nuk po e arreston Gruevskin sepse dëshiron drejtësi. Ai dëshiron ta arrestojë atë për të siguruar pushtetin e tij dhe për të vazhduar vjedhjen. Qytetarët që ende i besojnë atij duhet ta dinë: Mickoski nuk është mbrojtësi i tyre. Ai është njeriu që është gati të sakrifikojë edhe Gruevskin për të mbajtur vendin e tij. Tradhtari më i madh në Maqedoni është Mickoski. Ai i tradhtoi votuesit e tij duke premtuar se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës, do të kthejë emrin, tani do të sakrifikojë babanë e tij politik Gruevskin dhe më në fund do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë”.

“Mickoski dhe ky grup kriminal po punojnë duke ndjekur shembullin e propagandistit më të madh të shekullit të njëzetë, Goebbels, i cili tha: “Fajësoni kundërshtarin për atë që po bëni vetë”. Kjo shërben për të krijuar konfuzion, për të ngatërruar publikun dhe për të zhvendosur fajin përpara se të zbulohet qëllimi i vërtetë”, thonë nga LSDM.

adv

Moti sot në RMV

0

Këtë mëngjes moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë.

adv

Nesër temperaturat deri në 25°C

0

Vijon periudhë e motit relativisht të ngrohtë, ndërsa nga fundi i javës priten reshje të përkohshme lokale të shiut, njofton DPHM.

Nesër në mëngjes pritet mot i kthjellët dhe më i ftohtë, me diell me vranësira të lehta gjatë ditës. Temperaturat do të sillen nga minus tre deri në 25 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së nga dita e martë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell ku do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

adv

Bajram Begaj reagon për tra’gjedinë në Durrës: “Jeta e qytetarëve është e shenjtë”

0

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në lagjen 15-të në Durrës, ku tre fëmijë u goditën nga një veturë, dy prej tyre vdiqën derisa një tjetër është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Begaj u shpreh i tronditur për aksidentin e tmerrshëm, derisa tha se lutet me përunjësi për shpirtërat e tyre.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël. Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital”, tha Begaj.

I pari i shtetit shqiptar shtoi se institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.

 

 

Burimi / Zëri.info

adv