12.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Projekti “EUREKA” vazhdon realizimin e saj edhe këtë javë

PROJEKTI “EUREKA” VAZHDON REALIZIMIN EDHE KËTË JAVË

Projekti “Eureka” ka vazhduar realizimin e takimeve edhe këtë fundjavë, duke u zgjeruar edhe në degën e Shkupit.

Në Shkup u realizua takimi i parë i këtij viti. Fillimisht përgjegjësja e projektit për Shkupin – Amra Saliu njoftoi për pikat e takimit të ditës së parë. Kryetari i degës së Shkupit – Afrim Demiri prezantoi FRI – në dhe aktivitetet e saja, ndërsa përgjegjësja e platformës “Mozaiku Rinor” në nivel qendror, Ermira Idrizi prezantoi platformën me theks të veçantë projektin “Eureka”.

Në qytetin e Kumanovës Bunjamin Selimi trajtoi temën “Unë pikturoj jetën time”, që ndërlidhet me modelimin e një shembulli të një të riu të suksesshëm, kurse në Kërçovë u realizua trajnimi “Reagimi në emergjenca”.

Tema “Team-building dhe puna në grupe” u trajtua nga Vullnet Selmani para nxënësve pjesëmarrës nga dega e Prilepit. Në Tetovë u trajtua “Rëndësia e vullnetarizmit”, ku në cilësinë e ligjërueses ishte Kujtesa Xheladini.

Gjatë javëve në vijim pritet të filloi edhe realizimi i projektit të dytë të “Mozaikut rinor”, projekti “Incept”, që do të realizohet me nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme.

12 nëntor 2022

Të ngjajshme

Të fundit