Iniciativa jonë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për krijimin e aplikacionit mobil “Raporto problemin” synon t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë problemet komunale me të cilat përballen çdo ditë.
Përmes këtij aplikacioni, qytetarët do të mund të raportojnë çështje si ndriçimi publik i dëmtuar, gropat në rrugë, mbeturinat, dëmtimet e infrastrukturës, problemet me hapësirat publike dhe shqetësime të tjera komunale, duke kontribuar në një reagim më të shpejtë dhe më efikas nga institucionet kompetente!




