Sonte në Butel të Shkupit ka mbajtur punimet kuvendi i gruas së Aleancës për Shqiptarët ku për kryetare dege e forumit të gruas u zgjodh Senka Nuhiu Qafleshi.
Në praninë e kryetarit, Arben Taravari, kryetarit të Kuvendit qendror të partisë, Ziadin Sela, ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe funksionarëve tjerë të Aleancës për shqiptarët
u mbajt Kuvendi i dyë i forumit të gruas – Butel.
Në këtë organizim kishte një numër të konsiderueshëm të të pranishmëve ku shprehën mbështetjen për t’i ecur edhe më tej bashkarisht projektet e ASH-së dhe duke i zgjatur dorën e bashkëpunimit kryetares së posazgjedhur, znj. Qafleshi.
© POPULLI.mk
