15.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Sot vazhdon gjykimi për zjarrin në Spitalin modular – Tetovë

Sot në ora 10:00 vazhdon seanca kryesore e procesit gjyqësor për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona. Në seancën e fundit më 27 dhjetor të vitit 2022, përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore Publike Tetovë në Gjykatë i kanë prezantuar titujt e provave shkresore që janë dorëzuar me aktakuzë, ndërsa sot është planifikuar që të ketë prova verbale nga dëshmitarët të cilët janë me propozim të prokurorëve.

Gjykimi për zjarrin e ndodhur më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona ndërsa dhjetëra u lënduan filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë gjykimi u shty disa herë.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajësinë dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Në rrjetet sociale qytetarët sërish organizohen dhe bëjnë thirrje në protestë të qetë para gjykatës së Tetovës për mbështetje të dr. Boban Vuçevski. Më 27 dhjetor një pjesë e qytetarëve në deklarata për mediat porositën se për zjarrin nuk ekziston faj i mjekëve dhe nuk ka logjikë që mjekët të përgjigjen për zjarrin.

Të ngjajshme

Të fundit