6.8 C
Skopje
E enjte, 18 Prill, 2024

Spasovski: Shkatërohen 1.4 ton drogë në Makstil

SPASOVSKI: ASGJËSIMI I DYTË BRENDA GJASHTË MUAJVE

Krerë të MPB-së, përfaqësues të Misionit të OSBE-Shkup, atashe policor dhe bashkëpunëtorë, sic njofton KlanM, kanë qenë të pranishëm në asgjësimin e rreth 1.4 ton të drogave të ndryshme dhe rreth 270 copë të armëve, që ishin konfiskuar gjatë vitit 2022 në bazë të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore.

“Brenda gjashtë muajve ky është asgjësimi i dytë. Gjithsejt janë shkatërur 12 ton lloje të ndryshme të drogave dhe substancave psikotrope. Vitin e kaluar e përfunduam me kionfiskime rekorde, ishin shkatëruar 12 grupe kriminale me mbi 660 vepra penale dhe 770 kryerës të veprave penale. Në pjesën e tregtisë së jashtëligjshme me armë kemi mbi 18% rritje të veprimtarive zbuluese me 127 copë armë dhe 5.103 copë municionesh të zbuluara” – deklaroi Oliver Spasovski, MPB.

Asgjësimi i drogës dhe armëve, sic njofton KlanM, është bërë në fabrikën MAKSTIL – Shkup, kurse aksioni është realizuar në bashkëpunim me MPB-në, Komisionin Shtetëror për shkatërimin e drogave narkotike dhe Agjencisë për menaxhim me patundshmëritë.

Me qëllim të praktikimit të transparencës së MPB-së dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek policia, sic njofton KlanM, në këtë aksion asgjësimi kanë marrë pjesë edhe nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomiko-Juridike “Vasil Antevski Dren”.

Të ngjajshme

Të fundit