TARAVARI: NË GJENDJE MË KRITIKE VETËM NJË PACIENT NË TURQI
Gjendja shëndetësore e pacientëve që kurohen në spitalet e vendit dhe jashtë shtetit është stabile. Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari njoftoi se sot 10 prej tyre do të lëshohen për kurim shtëpiak. Ai gjithashtu bëri të ditur se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit të cilët janë jashtë shtetit 99 përqin harxhimet I paguan shteti.
Lajmin e mirë për gjendjen e pacientëve e dha sot Ministri i Shendetesis Arben Taravari. Gjendja e pacientëve të shtruar në spitalet në vend mbetet stabile.
“Gjithsej 162 pacient janë të shtruar nëpër spitalet në qytetin e Shkupit, aktualisht 10 pacient janë lëshuar për mjekim shtëpijak në gjendje kritike mbetet vetëm një pacient I cili është I shtruar në spital në Turqi”.
Jasht shtetit ndodhen gjithsej 115 pacient, njoftoi Taravari, gjendja e tyre çdo ditë po bëhet më e mirë, një pacient në spitalin e Ankaras në Turqi është në gjendje më kritike.
ARBEN TARAVARI- MINISITËR I SHËNDESËSISË
“Një lajm i mirë se prej gjithsej 162 pacient 10 pacient i leshojm në mjekim në shtepi, që është lajm shumë i mirë për ne si mjek 57 pacient gjinden në klinikat në Maqedoni, 12 në spitalin 8 shtatori 25 ne kliniken ketu në Shkup në spitalin e qytetit 11 në Shtip vetem 1. Jasht shtetit 115 pacient të gjithë në situate relativisht të mirë perveç nje pacient të cilin e kemi pak me kritik i Cili është në Turqi’
Ndërsa mëngjesin e sotëm Delegacioni i BE-së, njoftoi se 38 të lenduar nga zjarri në Koçan janë derguar për trajtim jasht vendit permes Mekanizmit të Mbrojtjes Cilvile të Bashkimit Evropian. Deri më Tani 101 pacient janë derguar për mjekim jasht vendit në Serbi, Bullgari, Slloveni, Greqi, Kroaci, Austri, Belgjik, Turqi, Lituani, Suedi, Hungari dhe Poloni.
Ministri i Shendetesis njoftoi se po mendohet për të përgaditur protokole për kthimin e pacientëve në vend, gjegjësisht pacientët të cilët tani më janë në gjendje më të mirë. /tvklan.mk/